By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 janar 2026
January 12, 2026
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Protesta e opozitës në Shqipëri, Sali Berisha: Nuk tërhiqemi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Protesta e opozitës në Shqipëri, Sali Berisha: Nuk tërhiqemi
Ballina 2Rajon / Botë

Protesta e opozitës në Shqipëri, Sali Berisha: Nuk tërhiqemi

Kosova Times
Last updated: 2024/12/23 at 8:59 PM
Kosova Times Published December 23, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, i është bashkuar protestës në kryeqytet. Në fjalën përshëndetëse, Berisha theksoi se nuk ka kthim pas deri në krijimin e një qeverie teknike.

Mosbindja civile sipas kreut të PD-së është kodi i rrëzimit të qeverisë Rama.

“Asgjë nuk i pengon demokratët për të realizuar, objektivat e tyre. Mosbindja civile është kodi i përmbysjes së diktatorit. Janë 15-20 forma të mos bindjes civile të shfaqura në parlament dhe kudo. E rëndësishme është që projekti i mosbindjes civile të realizojë qëllimet e veta. Me Ramën nuk ka zgjedhje, por ka betejë për zgjedhje dhe jemi shumë të qartë”, tha Berisha.

I përshëndes nga zemra, të gjithë ata qytetare e qytetarë, demokrate e demokratë që janë mbledhur sot nga të katër anët e vendit dhe kanë marrë Tiranën. I përshëndes mbarë qytetarët e Tiranës dhe i siguroj se, kjo mosbindje civile është në interesin e çdo qytetari të Tiranës dhe Shqipërisë dhe se ne nuk ndalojmë pa realizuar objektivat tona, qeveri teknike, zgjedhje të lira”, tha Berisha.

Bardhi përplaset me punonjësit e policisë: Kemi të drejtën tonë për tubime

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur me punonjësit e policisë duke iu kërkuar atyre që të lejojnë qytetarët dhe mbështetësit e PD-së që të protestojnë lirisht.

Në një komunikim me punonjësit e policisë, pak pasi protesta e opozitës e thirrur pasditen e sotme në formën e mosbindjes civile duke bllokuar rrugët dhe akset kryesore në vend, Bardhi iu drejtohet uniformave blu që të mos bëhen pengesë për protestuesit e opozitës.

“Po na pengoni në të drejtën tonë, zbatoni ligjin dhe devijoni trafikun, mos na pengoni në të drejtën tonë për tubim. Jeni duke penguar të drejtën tonë për të tubuar. Na lejoni të ushtrojmë të drejtën tonë për tubim. Punonjës të policisë që nuk dinë konceptin e lirisë së tubimit, ta mësojnë! Nuk merret leje në polici, e ka thënë Gjykata Kushtetuese, bëhet vetëm njoftim. Njoftimi është bërë. Policia të devijojë trafikun”, është shprehur Bardhi.

Ndërkaq, protestues të shumtë janë grumbulluar në akset kryesore të Tiranës duke bllokuar edhe trafikun, aq sa ka shkaktuar përplasje dhe debate mes protestuesve dhe drejtuesve të automjeteve.

Protesta është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha pas daljes së tij nga arresti në shtëpi që prej gati 1 viti në formën e mosbindjes civile ndaj mazhorancës së kryeministrit Edi Rama.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times December 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Prishtina, Fushë Kosova dhe Drenasi me reduktime të ujit të pijshëm

Kosova Times Kosova Times June 18, 2023
Joz Marku përjashtohet nga Big Brother VIP Albania 4
Horoskopi ditor për 6 Qershorin
Një pjesë e rrugës Ibrahim Rugova në Tiranë ndryshon emërtimin, asnjë reagim nga LDK!
Kateryna Sadurska vendos një rekord të ri botëror të zhytjes së lirë për Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?