By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin
January 10, 2026
Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?
January 10, 2026
Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë
January 10, 2026
Hynë me forcë në një ndeshje futbolli dhe vranë njerëz në fushë
January 10, 2026
Hibridet u përgjigjen zakoneve të reja të mysafirëve
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Avokati i Popullit: Ka rënie të përgjigjeve nga autoritetet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Avokati i Popullit: Ka rënie të përgjigjeve nga autoritetet
Ballina 1Lajme

Avokati i Popullit: Ka rënie të përgjigjeve nga autoritetet

Kosova Times
Last updated: 2024/12/24 at 1:43 PM
Kosova Times Published December 24, 2024
Share
SHARE

Rënia e përgjigjeve nga autoritetet publike, mosvotimi i raportit të vitit 2022 në Kuvendin e Kosovës, trajtimi i rasteve të qytetarëve me prioritet kanë qenë disa nga elementet e përmendura në konferencën e fundvitit të Institucionit të Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit ka prezantuar statistikat preliminare të punës njëvjeçare të këtij institucioni në konferencën e fundvitit. Statistikat e paraqitura kanë qenë të periudhës prej 1 janar deri më 19 dhjetor 2024.

“Gjatë vitit 2024 institucioni i Avokatit të Popullit ka pranuar 1349 ankesa, ku përfshihen 4 mijë e 469 persona në këto ankesa. Janë 532 raste të hapura për hetim, ndërsa sipas detyrës zyrtare janë 36 raste të cilat janë hapur”, ka theksuar Avokati i Popullit, Naim Qelaj. Sipas tij tek gjinia ankuese dominojnë burrat me 73.6 përqind, ndërsa gratë me 23.4 përqind.

Qelaj ka theksuar se nga statistikat që i kanë, shihet një rënie e përgjigjeve nga autoritetet dhe kjo tregon një joseriozitet dhe qasje jo të duhur në raport me institucionin e Avokatit të Popullit dhe me vet kërkesat e qytetarëve që i trajton ky institucion.

“E dyta është niveli jo i kënaqshëm i zbatimit të rekomandimeve, ky nivel mund të jetë edhe barometër i respektimit të të drejtave të njeriut dhe qasjes që kanë me të drejtat e garantuara të qytetarëve. Ka munguar një mbikëqyrje parlamentare dhe një qasje më pro aktive e autoritete publike”, ka thënë Avokati i Popullit, Naim Qelaj.

Ai ka përmendur digjitalizimin dhe bazën e re të menaxhimit të rasteve, si ndihmesë për procesin e punës dhe për arkivim cilësor.

“Votimi kundër nga Kuvendi i Kosovës për raportin e vitit 2022, aty pa diskutim dhe pa e vlerësuar fare raporti është votuar kundër si një tendencë për ta kërcënuar dhe cënuar pavarësinë e punën e institucionit të Avokatit të Popullit. Praktikat e tilla duhet të mos ndodhin në të ardhmen dhe konsiderojmë që kjo ka qenë një nga veprimet që i ka shkaktuar dëm demokracisë së vendit dhe respektimit të të drejtave të njeriut”, ka thënë më tutje ai.

“Ka qenë një nga vitet më të suksesshme, së paku prej se jam në mandat. Suksesin e mati me trajtimin e rasteve, sidomos me ankesat individuale të qytetarëve, të cilat kemi tentuar t’i trajtojmë në kohë sa më të shpejtë”, ka vlerësuar Qelaj.

Zëdhënësi për media në këtë institucion, Petrit Çollaku, ka dhënë detaje për ankesat e pranuara nga qytetarët gjatë vitit 2024.

“Ankesat e qytetarëve kryesisht janë bërë ndaj autoriteteve publike dhe janë 440 ankesa që janë bërë ndaj ministrive dhe administratës, 419 raste ndaj gjykatave, 210 ankesa ndaj komunave, 89 ndaj policisë, 60 ankesa ndaj prokurorive, 42 ndaj ndërmarrjeve publike, një ankesë mund të ketë më shumë se një palë”, ka thënë ai gjatë konferencës.

Institucioni i Avokatit të Popullit ka pasur 241 raste të mbyllura me raport, 39 raste të papranueshme për institucionin, 33 raste janë të mbyllura për mos interesim të ankuesit, ndërkaq 8 janë të papranueshme për shkak se janë jashtë juridiksionit.

You Might Also Like

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

Paraburgim për 4 të pandehur, masa sigurie për 35 të tjerë në rastin e BKS

Haradinaj: IImzot Nikë Prela dhe Imzot Mark Sopi do të kujtohen gjithmonë

I jepet lamtumira e fundit Ali Sadriut, Abdixhiku:Jetoi politikën si mision

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

TAGGED: #Autoritetet, #Avokati i Popullit, #Përgjigje, #Rënie
Kosova Times December 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti kritikon prokurorinë rreth mos veprimit në veriun e Kosovës

Kosova Times Kosova Times April 20, 2023
Evropa përgatitet për rritje gjigante të shpenzimeve të mbrojtjes
A do të ndryshojë Marrëveshja e Prespës për pasaportën e re të Maqedonisë së Veriut?
Trepça vazhdon me fitore, mposht Golden Eagle Yllin
Himara vijon sezonin edhe në shtator
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?