By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Protestat studentore në Serbi nisja e një vale ndryshimesh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Protestat studentore në Serbi nisja e një vale ndryshimesh
Ballina 2Rajon / Botë

Protestat studentore në Serbi nisja e një vale ndryshimesh

Kosova Times
Last updated: 2024/12/24 at 8:19 PM
Kosova Times Published December 24, 2024
Share
SHARE

Protesta e madhe e studentëve në Beograd ka treguar rritjen e pakënaqësisë tek qytetarët. Siç thonë studentet, protestat hapën pikëpyetje të shumta politike për përgjegjësinë e institucioneve përkatëse, veçanërisht të qeverisë aktuale.

Protesta më masive kundër qeverisë së Serbisë kohët e fundit mblodhi mbi 100 mijë njerëz në Sheshin Slavija. Studentë, qytetarë dhe aktivistë u bashkuan për të kërkuar përgjegjësi nga autoritetet për tragjedinë e Novi Sadit dhe për të nxjerrë në pah problemet e sistemit institucional në vend.

Studentët gjithashtu e thonë se protesta është një mundësi për të treguar se të rinjtë janë iniciatorë të ndryshimeve.

“Ne, të rinjtë, duam ndryshime. Kjo protestë duhet të dërgojë një mesazh që institucionet duhet të bëjnë punën e tyre, dhe jo që gjithçka të varet nga një person i vetëm”, thotë një studente e fakultetit te arteve.

“Studentët po tregojnë se si duhet të funksionojnë institucionet. Ata janë nismëtarët e ndryshimit të sistemit”, tha një student gjatë protestës.

Në një mesazh të shpërndarë në rrjetin social X, grupi “Studentët ne bllokada” theksuan rëndësinë e mbështetjes qytetare . “Qëndroni me ne – ky është vetëm fillimi”, kanë porositur ata.

Studentët thonë se nuk do të dorëzohen deri në plotësimin e kërkesave të tyre, duke shpjeguar se po kërkojnë që institucionet të bëjnë punën e tyre. Ata gjithashtu theksojnë se bllokada e fakulteteve është një mënyrë paqësore dhe jo e dhunshme për të ushtruar presion ndaj autoriteteve.

Protestat kanë hapur diskutime të shumta mbi përgjegjësinë institucionale dhe të qeverisë. Analistët paralajmërojnë se këto lëvizje pasqyrojnë një pakënaqësi në rritje dhe mund të jenë fillimi i kërkesave më të thella për reforma në sistemin politik dhe zgjedhor.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e përshkroi protestën si një tubim të madh opozitar dhe deklaroi se është i gatshëm të dëgjojë qytetarët. Vuçiq bashkë me kryeministrin Millosh Vuçeviq po bëjnë thirrje studentëve tu kthehen ligjëratave, sepse sipas tyre “kërkesat janë përmbushur”. Mirëpo, studentët mohojnë që kërkesat e tyre të jenë përmbushur.

Millica Kostiq, studente e Fakultetit të Shkencave Politike, për kërkesat e tyre duhet të përgjigjen institucione relevante në mënyrë që të respektohet ligi dhe kushtetuta.

“Kërkesat tona janë drejtuar institucioneve kompetente si Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria. Deklaratat e presidentit apo kryeministrit për përmbushjen e kërkesave tona janë të pavërteta. Derisa të marrim konfirmim të shkruar, nuk do të ndalojmë bllokadat”, tha ajo.

Aktualisht, mbi 60 fakultete në Serbi janë në bllokadë, dhe studentëve iu janë bashkuar edhe maturantët. Studentët e kanë quajtur veten iniciatorë të ndryshimeve, duke theksuar se ky është vetëm fillimi i luftës për një shoqëri më të drejtë dhe transparente.

You Might Also Like

Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare

Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët

Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin

Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë

Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë

Kosova Times December 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

I gjetën substanca narkotike në veturë e shtëpi, aktakuzë për të pandehurin

Kosova Times Kosova Times July 30, 2025
FSK hap konkurs për akademinë ushtarake në SHBA
Shqipëria ia ofron Kosovës bregdetin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
Horoskopi ditor për 15 Mars
Kurti iu drejtohet mërgimtarëve austriakë: Investoni në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?