By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 qershor
June 5, 2025
Marine Le Pen i është revokuar mandati parlamentar
June 4, 2025
SKENA TË PABESUESHME NË PARLAMENTIN BULLGAR: Shpërthen një sherr për euron (VIDEO)
June 4, 2025
Shefi i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Shoigu, takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut në Phenian
June 4, 2025
Çfarë duhet të dini për Haxhin e këtij viti: Temperatura të larta, ndalim hyrjeje për fëmijë dhe kufizime për “përsëritësit”
June 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb
Ballina 1Lajme

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

Kosova Times
Last updated: 2024/12/25 at 8:16 PM
Kosova Times Published December 25, 2024
Share
SHARE

Kosova ia ka refuzuar kërkesën për vizitë ministrit serb për Informacion dhe Telekomunikacion, Dejan Ristiq, si kundërpërgjigje ndaj një vendimi të ngjashëm të marrë nga Beogradi.

Lajmin për Radion Evropa e Lirë e konfirmoi Qëndresa Fazliu nga Zyra për komunikim në MJPD.

K2y vendim vjen pas veprimeve të Qeverisë së Serbisë për refuzimin e lejimit të vizitave të shumicës së përfaqësuesve të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, veçanërisht të vizitave që synohen të kryhen në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, qëndrim ky që është ashpërsuar edhe më shumë gjatë muajve të fundit dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit për vizitat zyrtare”, tha Fazliu.

Nga MPJD-ja thanë se Ristiq kishte bërë kërkesë që të qëndronte në Kosovë nga 24 deri më 26 dhjetor.

Më herët gjatë 25 dhjetorit, MPJD-ja tha se Serbia ia ka refuzuar kërkesën ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, për të zhvilluar një vizitë dyditore në komunat në jug të Serbisë, të banuar me shqiptarë.

Sveçla ishte paraparë të qëndronte në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc më 23 dhe 24 dhjetor për t’u takuar me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës.

MPJD tha se kërkesa u refuzua edhe pse u ndoqën procedurat e parapara për vizita të tilla në bazë të Marrëveshjes së Brukselit për vizita zyrtare.

“Si pretekst për refuzim janë theksuar qëndrimet dhe veprimet e ministrit Sveçla, të cilat, sipas Qeverisë së Serbisë, janë të drejtuara kundër komunitetit serb në Republikën e Kosovës si dhe kundër normalizimit, paqes dhe stabilitetit”, u tha në njoftim.

Në janar të këtij viti, Serbia po ashtu kishte refuzuar kërkesën që Sveçla të qëndronte në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, komuna që njihen edhe me termin Lugina e Preshevës.

MPJD tha se në dy vjetët e fundit, Serbia rregullisht ka refuzuar vizitat e zyrtarëve të lartë qeveritarë të Kosovës, duke përmendur këtu vizitën e fundit që ishte paraparë të zhvillohej nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku më 19 dhjetor.

MPJD tha po ashtu se edhe drejtueses së kësaj ministrie, Donika Gërvalla, i ishte refuzuar pjesëmarrja në pritjen vjetore të pavarësisë së Kosovës që ishte organizuar nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi më 27 shkurt dhe vizita, sipas këtij institucioni, u refuzua “pa asnjë arsyetim të vlefshëm dhe disa orë para se znj. Gërvalla të arrinte në pikën kufitare”.

“Veprime të tilla të Qeverisë së Serbisë kanë për qëllim të qartë mbajtjen e tensioneve me Republikën e Kosovës në shkallë të lartë. Janë pjesë e provokimeve të vazhdueshme, të cilat Serbia i bën në baza të rregullta dhe me qëllim të shkaktimit të konflikteve, ku aktet terroriste në Banjska dhe Ibër-Lepenc janë manifestimi më i dukshëm i këtyre synimeve nga ana e Serbisë”, tha MPJD-ja.

Edhe Kosova ka refuzuar kërkesat për vizita në Kosovë të zyrtarëve serbë. Në maj të këtij viti, shtetet perëndimore e kritikuan Kosovën, pasi nuk e lejoi patriarkun serb, Porfirije, dhe disa priftërinj të tjerë të zhvillonin vizitë në Kosovë.

Kërkesa për vizitë i është refuzuar po në maj edhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Çështja e vizitave zyrtare mes Kosovës dhe Serbisë rregullohet përmes një marrëveshjeje të arritur në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Këto vizita duhet të paralajmërohen përmes zyrtarëve ndërlidhës të Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq, autoritetet e shteteve përkatëse duhet t’i autorizojnë ato.

You Might Also Like

Bogujevci: Sulmet politike po shfrytëzojnë dhimbjen e familjes time

Organizatat kërkojnë dinjitet për viktimat e luftës në Kosovë

Gjykata Supreme: Faturat e mbeturinave paguhen te KRM `Pastrimi`

Kurti viziton punimet në rrugën `Hamdi Kurteshi` në Gjilan

Osmani diskuton me ambasadorët për moskonstituimin e Kuvendit

TAGGED: #Dejan Ristiq, #MPJD, #Xhelal Sveçla
Kosova Times December 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Asambleja Parlamentare e NATO-s vizitoi FSK-në

Kosova Times Kosova Times October 10, 2022
Refugjati 11-vjeçar bën histori në shah në Gjermani
Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm
Një objekt shkollor me “dy fytyra”
Komuna e Suharekës i ofron mbështetje Pejës pas vërshimeve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?