Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka bërë prezantimin vjetor për vitin 2024.
Ai tha se rritja ekonomike e Kosovës për këtë vit pritet të jetë rreth 4.3 për qind, kurse shkalla e inflacionit rreth 1.6 për qind.
“Dërgesat e mërgatës deri më muajin shtator 2024 tejkaluan vlerën e 1 miliard eurove dhe ky është një rekord historik; dhe Investimet e Huaja Direkte deri në shtatorit 2024 arritën vlerën e 657.3 milionë eurove. Sa i përket sektorit financiar, u ri-konfirmua se sistemi financiar në vend është i qëndrueshëm, stabil, likuid dhe mirë i kapitalizuar, cilësia e aseteve është e duhura, gjithëpërfshirja dhe qasja financiare e qytetarëve është avancuar”, tha ai.
Sipas tij, treguesi i kredive jo-performuese (NPL) vazhdon të mbetet i ultë prej 2% sipas të dhënave të muajit nëntor 2024, përkatësisht 2.4 për qind për sektorin e ndërmarrjeve dhe 1.5 për qind për ekonomitë familjare.
Për sa i përket performacës së sektorit financiar, ai tha se numri i llogarive ka arritur në 2.5 milionë.
“Një milion kanë qasje në shërbimet e e-bankingut, numri i transaksioneve në POS brenda një viti është rritur për 39 për qind; dhe transaksionet në ATM deri në fund të muajit nëntor 2024 është rritur në 4 për qind”, tha ai.
Si rezultat i zbatimit të plotë të Llogarisë së Pagesës me Shërbime Bazike, ai tha se deri më tani janë konvertuar rreth 390 mijë llogari si të tilla, duke ndikuar drejtpërdrejt në koston e transaksioneve bankare të qytetarëve tanë.
Gjithashtu, ai bëri me dije se BQK-ja gjatë këtij viti ka përmbyllur para-aplikimin për Zonën Unike të Pagesave në Euro e njohur si SEPA te Komisioni Evropian.
Guvernatori Ismaili ka treguar se është ka përmirësim të mbrojtjes së konsumatorit, ku me këtë është krijuar Departamenti i ri, me qëllim të shqyrtimin e praktikave të tregut.
Guvernatori Ismaili ka folur edhe për përfundimin me sukses së ngjarjes së shënimit të 25-vjetorin e themelimit të BQK-së me një konferencë Ndërkombëtare të nivelit të lartë.