By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ide për darkë të shpejtë: Rrotull pice i bërë nga brumëra të gatshëm, gati në 15 minuta
May 18, 2025
Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë
May 18, 2025
Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës
May 18, 2025
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
May 18, 2025
Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kush po garon për postin e presidentit të Kroacisë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kush po garon për postin e presidentit të Kroacisë?
Ballina 2Rajon / Botë

Kush po garon për postin e presidentit të Kroacisë?

Kosova Times
Last updated: 2024/12/27 at 7:55 PM
Kosova Times Published December 27, 2024
Share
SHARE
AFPKroatët do të zgjedhin më 29 dhjetor presidentin e ri – një post gjerësisht ceremonial – teksa presidenti aktual populist i krahut të majtë, Zoran Millanoviq, po udhëheq sipas sondazheve parazgjedhore.Në këtë artikull mund të mësoni se cilët janë kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet presidenciale në Kroaci:Zoran Millanoviq
Presidenti kroat, Zoran Millanoviq.
Presidenti kroat, Zoran Millanoviq.
I mençur, por shpesh i parë si me temperament dhe arrogant, MIllanoviq shpreson që të rizgjidhet president pas mandatit të parë pesëvjeçar.Që kur mori këtë post, presidenti 58-vjeçar ka përdorur një retorikë më populiste dhe shpesh fyese ndaj kundërshtarëve politikë dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian.Millanoviq, i lindur në Zagreb dhe i diplomuar për drejtësi, ishte në mesin e studentëve më të mirë të gjeneratës së tij. Ai është një nga figurat kryesore politike në Kroaci në pothuajse dy dekada.Diplomat karriere gjatë luftës për pavarësi të vendit në vitet ’90, Millanoviq më pas shërbeu në misionin e Kroacisë në Bashkimin Evropian dhe NATO në Bruksel.Ai u fut në politikë më 1999 kur iu bashkua Socialdemokratëve (SDP) – të krahut të majtë – që paraprakisht ishte partia komuniste, dhe mori drejtimin e kësaj partie më 2007.Ai shërbeu në postin e kryeministrit nga viti 2011 deri më 2016, por pasi SDP-ja u mposht në zgjedhje, Millanoviq dha dorëheqje nga udhëheqja e partisë, u tërhoq nga politika dhe punoi si këshilltar.Ai iu rikthye politikës më 2019 si kandidat i SDP-së për president.Më herët gjatë këtij viti, Millanoviq bëri fushatë, por dështoi, që të bëhej kryeministër gjatë zgjedhjeve parlamentare të prillit.Gjatë fushatës, ai vazhdimisht kritikoi partinë HDZ, duke e akuzuar për korrupsion dhe tha se lideri i kësaj partie, rivali i tij politik, kryeministri Andrej Pllenkoviq, ishte “kërcënim serioz i demokracisë së Kroacisë”.Dragan Primorac
Kandidati për president, Dragan Primorac, gjatë një tubimi në Zagreb më 17 dhjetor 2024.
Kandidati për president, Dragan Primorac, gjatë një tubimi në Zagreb më 17 dhjetor 2024.
Mjeku dhe shkencëtari iu fut politikës në fillim të vitit 2000, kur u emërua ministër i Shkencës dhe Arsimit në Qeverinë e udhëhequr nga HDZ-ja dhe iu bashkua kësaj partie më 2007.Pediatri dhe eksperti i gjenetikës dhe forenzikës, Primorac u shndërrua në një nga pionierët e analizimit të ADN-së në Kroaci dhe ndihmoi në identifikimin e viktimave të periudhës së luftës, mbetjet mortore të të cilëve u gjetën në varreza masive në vitet ’90.Më 2009, ai humbi zgjedhjet presidenciale, gjë që çoi në përjashtimin e tij nga HDZ-ja.Pasi për disa vjet qëndroi larg politikës, Primorac nisi fushatën për zgjedhjet presidenciale gjatë këtij viti, me shpresën se do të bëjë një rikthim në politikën kroate.Edhe pse nuk është anëtar i HDZ-së, kjo parti ka ofruar mbështetjen për kandidaturën e tij për postin e presidentit.Fushata e Primoracit gjerësisht është përqendruar në sulmet ndaj Millanoviqit, teksa në të njëjtën kohë Primorac po e paraqet veten si person të përkushtuar ndaj vlerave të familjes dhe patriotizmit.Kritikët kanë thënë se Primorac, 59-vjeçar, nuk ka karizëm politike, duke shtuar se ai ka shërbyer si mjet i HDZ-së për të sulmuar Millanoviqin.Marija Sellak-Raspudiq
Një bilbord i kandidates për presidente, Marija Sellak-Raspudiq, i vendosur në Zagreb.
Një bilbord i kandidates për presidente, Marija Sellak-Raspudiq, i vendosur në Zagreb.
Profesoreshë e filozofisë dhe ligjvënëse e qendrës së djathtë, Marija Sellak-Raspudiq njihet për fjalimet e saj të guximshme dhe elokuente.Marija Sellak-Raspudiq, 42-vjeçare, ka lindur në Zagreb ku ka diplomuar për filozofi dhe gjuhën kroate më 2007.Pasi për një periudhë të shkurtër kohore punoi në sektorin e marrëdhënieve me publikun dhe si gazetare televizive, ajo më pas iu bashkua departamentit të filozofisë në Universitetin e Zagrebit.Sellak-Raspudiq hyri në Parlament si deputete e partisë ultrakonservatore Most (Ura). Ajo u rizgjodh deputete gjatë këtij viti, por garoi si e pavarur.Ajo ka avokuar për fuqi më të mëdha presidenciale, përfshirë edhe fuqinë e vetos.“Ne na duhet një presidente proaktive, që do të kishte më shumë fuqi”, tha ajo.Ivana Kekin
Kandidatja për presidente, Ivana Kekin.
Kandidatja për presidente, Ivana Kekin.
Psikiatrja dhe ish-aktivistja është deputete që nga viti 2021 si anëtare e partisë së gjelbër, të krahut të majtë, Mozemo (Ne mundemi).Kandidatja me prirje të majta është zotuar se do të “bëjë më të mirë jetën e njerëzve” dhe ka premtuar se do të përmirësojë sektorin e shëndetësisë publike.Kundërshtare e kamoshte e konservatorëve në pushtet, Kekin u bë aktiviste e njohur dhe mori pjesë në protesta duke kërkuar të drejta për ra dhe komunitetin LGBTQ dhe kërkoi mbrojtjen e hapësirave publike.Në qershor, Kekin u zgjodh anëtare e Parlamentit Evropian, por më pas u tërhoq nga ky post, duke u mundësuar bashkëpartiakëve të zënë vendin e saj.Psikiatrja 40-+vjeçare është e martuar me Mile Kekin, muzikantin e bendit kroat të zhanrit puck-rock, Hladno Pivo.

You Might Also Like

Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë

Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës

Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës

Zelensky, Vance dhe Rubio takohen për herë të parë që nga grindja në Shtëpinë e Bardhë

Nga lavdërimi te dekorimi: Qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës

TAGGED: #Kroaci, #Zgjedhje presidenciale
Kosova Times December 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Deputeti i LVV-së i reagon Tomë Gashit: Populli e din, kush kujt i shërben e i ka shërby!

Kosova Times Kosova Times September 2, 2024
Perëndimi i bën presion Serbisë për arrestimin e Radoiçiqit
Siljanovska tek maqedonasit dhe Osmani tek shqiptarët prijnë në zgjedhje
Më 06 shkurt 2025 mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë
Mes mobilizimit, baballarët ukrainas jashtë vendit zgjedhin familjen para atdheut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?