By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Digjet objekti i një biznesi në Gjakovë, nuk raportohet për të lënduar
January 8, 2026
Metoda e psikologut të famshëm rus që i ndihmon fëmijët të mësojnë më shpejt dhe të mendojnë më lehtë
January 8, 2026
Ku të shkoni në Siçili në vitin 2026
January 8, 2026
Xhaka e Shaqiri solidarizohen me Kosovën pas vërshimeve
January 8, 2026
Zjarr në objektin ‘Union’ në Prishtinë, nuk ka të lënduar
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Elon Musk thekson mbështetjen për programin e vizave H-1B
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Elon Musk thekson mbështetjen për programin e vizave H-1B
Rajon / Botë

Elon Musk thekson mbështetjen për programin e vizave H-1B

Kosova Times
Last updated: 2024/12/28 at 9:04 PM
Kosova Times Published December 28, 2024
Share
SHARE

Miliarderi Elon Musk, drejtues i kompanive Tesla dhe SpaceX, u zotua të mbrojë me vendosmëri programin e vizave H-1B për punonjësit e huaj të teknologjisë të premten vonë. Kjo pason mosmarrëveshjet në rritje mes një pjese të mbështetësve të Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe udhëheqësve të kompanive të teknologjisë, të cilët e mbështetën atë në muajt e fundit të fushatës presidenciale.

Në një postim në platformën e mediave sociale X, Musk tha: “Arsyeja pse jam në Amerikë së bashku me kaq shumë njerëz me rëndësi kritike që ndërtuan kompanitë SpaceX, Tesla dhe qindra kompani të tjera që e bënë Amerikën të fortë, është programi i vizave H1B”.

“Unë do të luftoj për këtë çështje, të cilën ju nuk mund ta kuptoni,” shtoi ai.

Musk, një shtetas amerikan që ka lindur në Afrikën e Jugut, ka pasur një vizë H-1B dhe kompania e tij e makinave elektrike Tesla ka punësuar 724 vetë përmes programit të këtyre vizave këtë vit. Vizat H-1B janë zakonisht për periudha trevjeçare, megjithëse ata që janë të pajisur me këtë lloj vize mund ta zgjasin atë apo të aplikojnë për të marrë statusin e banorit të përhershëm.

Mesazhi i sipërmarrësit Elon Musk iu drejtua mbështetësve të zotit Trump dhe kundërshtarëve të emigracionit, të cilët kanë shtuar thirrjet për ndërprerjen e programit të vizave H-1B mes një debati të nxehtë mbi emigracionin dhe dhënien e vizave të punës për njerëz të kualifikuar.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump deri më tani nuk ka bërë komente për këtë çështje. Ekipi i tranzicionit i zotit Trump nuk iu përgjigj një kërkese për koment mbi postimet e sipërmarrësit Musk në X dhe debatin për vizat H-1B.

Në të kaluarën, zoti Trump ka shprehur gatishmërinë për të ofruar më shumë viza pune për punonjësit e kualifikuar. Ai ka premtuar gjithashtu se do të dëbojë të gjithë emigrantët që ndodhen ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, do të vendosë tarifa për të ndihmuar në krijimin e më shumë vendeve të punës për qytetarët amerikanë dhe për të kufizuar ashpër imigracionin.

Çështja nxjerr në pah rolin e udhëheqësve të industrisë së teknologjisë si Elon Musk në tranzicionin presidencial. Ata kanë këshilluar zotin Trump lidhur me postet kyçe në kabinetin qeveritar dhe politikat dhe tani po tërheqin vëmendjen bazës së mbështetësve të tij.

Industria amerikane e teknologjisë mbështetet në programin e vizave H-1B për të marrë në punë të huaj të kualifikuar për të ndihmuar në drejtimin e kompanive të saj, një forcë punëtore që kritikët thonë se ul pagat për qytetarët amerikanë.

Debati nisi në fillim të kësaj jave nga aktivistë të së djathtës ekstreme, të cilët kritikuan emërimin nga zoti Trump të ish sipërmarrësit indiano-amerikan Sriram Krishnan në postin e këshilltarit për inteligjencën artificiale, duke thënë se ai do të kishte ndikim në politikat e imigracionit të administratës Trump.

Të premten, Steve Bannon, një mbështëtës i kahershëm i zotit Trump, kritikoi “oligarkët e mëdhenj të teknologjisë” për mbështetjen e programit H-1B dhe e konsideroi imigracionin si një kërcënim për qytetërimin perëndimor.

Në përgjigje të këtyre komenteve, Elon Musk dhe shumë miliarderë të tjerë të industrisë së teknologjisë u përfshinë në debat duke theksuar dallimin mes imigrimit të ligjshëm dhe atij të paligjshëm.

Elon Musk ka shpenzuar më shumë se 250 milionë dollarë për të ndihmuar fushatën e zotit Trump. Ai ka postuar rregullisht këtë javë për mungesën e talentëve vendas për të plotësuar të gjitha pozicionet e nevojshme brenda kompanive amerikane të teknologjisë.

You Might Also Like

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

VIDEO: Festë skandaloze me Daçiç, Brnabiç dhe Sheshel

Presidenti gjerman e sulmoi Trumpin

Pronarja e barit zviceran iku me para në dorë ndërsa njerëzit po digjeshin?

Kryebashkiaku i Minneapolis u thotë agjentëve të Trump të “largohen nga qyteti” pas vrasjes së gruas

TAGGED: #Elon Musk, #Viza H-1B
Kosova Times December 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Më 8-10 tetor mbahet në Prishtinë Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kosova Times Kosova Times October 6, 2022
Borxhet po rriten: Franca në të njëjtin nivel me Greqinë dhe Italinë
Defender 2025` mbyllet me sukses, Vengu vlerëson Forcat e Armatosura
Ministri Mehaj uron Ditën e Memoriale të egjiptianëve
Presidenti i Azerbajxhanit i kërkoi kreut të Nagorno-Karabakut të dorëzohej dhe e kërcënoi me luftë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?