By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Lavrov mbështeti zhvillimet bërthamore të Koresë së Veriut dhe paralajmëroi Perëndimin kundër veprimeve ndaj Phenianit
July 12, 2025
Axios: Moska mbështet heqjen dorë të plotë të Iranit nga pasurimi i uraniumit
July 12, 2025
Gërvalla takon sekretarin e GCC-së, i prezanton mundësitë për bashkëpunim
July 12, 2025
Më 16 korrik vendimi për mocionin e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit
July 12, 2025
Hajdutët e politikës po e vjedhin lumturinë dhe po i vrasin shpresat e këtij populli
July 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Planet e administratës Trump mbi emigracionin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Planet e administratës Trump mbi emigracionin
Rajon / Botë

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Kosova Times
Last updated: 2024/12/28 at 9:16 PM
Kosova Times Published December 28, 2024
Share
SHARE

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administrata e tij po planifikon zbatimin e masave më të rrepta në kufirin e vendit me Meksikën. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Aline Barros i hedh një vështrim politikave të zotit Trump dhe nënkuptimit të mundshëm të tyre.

Gjatë fushatës elektorale, Presidenti i zgjedhur Donald Trump premtoi masa të rrepta kufitare, duke përfshirë ndalime dhe dëbime të mëdha të emigrantëve pa dokumente.

“Do të kemi deportimin më të madh në historinë amerikane. Nuk kemi zgjidhje tjetër, sepse kjo situatë nuk është e qëndrueshme për asnjë vend”, tha zoti Trump në një tubim elektoral më 2 prill.

Planet e mundshme të zotit Trump përfshijnë zgjerimin e hapësira të paraburgimit dhe rikthim të politikës “Qëndroni në Meksikë”, që u kërkon emigrantëve të qëndrojnë në këtë vend, ndërsa shqyrtohen kërkesat e tyre për azil në Shtetet e Bashkuara.

Tom Homan, i emëruar nga zoti Trump për të trajtuar çështjet e kufirit, thotë se masat më të ashpra do të përmirësojnë sigurinë publike dhe kombëtare.

“Në fund të krizës më të madhe të emigracionit të paligjshëm që kemi parë ndonjëherë në këtë komb, duhet të ketë një operacion masiv deportimi, tha zoti Homan.

Disa ekspertë mbi cështje të emigracioni thonë se dëbimet masive dobësojnë sigurinë publike, sepse shkurajojnë emigratët që të raportojnë krimet.

“Emigrantët kanë prirje më të lartë të raportimit të krimeve në polici, sesa të lindurit në Shtetet e Bashkuara. Por, studimet kanë treguar vazhdimisht se ashpërsimi i masave pa përjashtim në një zonë, redukton këtë shkallë të lartë të raportimit të krimit mes emigrantëve”, thotë David Bier nga Instituti Cato.

Nëse emigrantët nuk kanë një të shkuar kriminale, administratat në përgjithësi, qofshin demokrate apo republikane, i kanë liruar ata, ndërsa presin shqyrtimin e çështjes për azil. Por kjo praktikë mund të përfundojë me administratën e re.

“Nëse do të isha me leje të përhershme qëndrimi në SHBS, pra nëse do kisha kartë jeshile, do të sigurohesha që këtë dokument ta mbaja gjithmonë me vete”, thotë avokati David Leopold.

Zyrtarët e administratës së re thonë se masat e rrepta do të ndalin kriminelët. Por, eksperti Bier thotë se kjo gjë nuk ndodhi gjatë mandatit të parë të zotit Trump.

“Dëbimi masiv nuk do të ketë përparësi ata që kanë kryer vepra të rënda penale. Administrata e kaluar Trump ndryshoi të gjitha rregullat, për t’u përqendruar tek ata me shkelje të rënda, pra kriminelët të parët, por si rezultat u dyfishua numri i të arrestuarve, duke përfshirë dhe ata që nuk kishin kryer krime, thotë ai.

Ndërkohë, shton zoti Bier, numri i kriminelëve që u përpoqën të kalojnë kufirin u trefishua.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka bërë të ditur se do të veprojë mbi këtë çështje, që në ditën e parë që do të marrë detyrën, më 20 janar.

You Might Also Like

Lavrov mbështeti zhvillimet bërthamore të Koresë së Veriut dhe paralajmëroi Perëndimin kundër veprimeve ndaj Phenianit

Axios: Moska mbështet heqjen dorë të plotë të Iranit nga pasurimi i uraniumit

Skandali seksual trondit Kremlinin: E dashura e ministrit të Putinit zbulon të gjitha detajet

Trump: Nga 1 gushti, tarifat amerikane prej 30% për mallrat nga BE dhe Meksika

ASH: Vendi po shkon në drejtim të gabuar – Qeveria të ndalë lidhjet me rrjetin ruso-serb dhe të reflektojë ndaj BE-së dhe SHBA-ve

TAGGED: #Donald Trump, #Emigracioni
Kosova Times December 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

“Duam që ky tmerr të përfundojë”: Rrugëtimi nga Rusia në shtëpi i të moshuarës ukrainase

Kosova Times Kosova Times January 20, 2024
Mehaj ua uron Krishtlindjen qytetarëve dhe ushtarëve e FSK-së
Pse po i rrit shqetësimet qëndrimi i Kinës për luftën e Rusisë në Ukrainë?
Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet mbi privatizimin e ish klubit sportiv Partizani
Rumunët në zgjedhjet nesër. Shanset po rriten për admiruesin e Trump, kundërshtarin e Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?