By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trumpi akuzoi britanikët për tradhti dhe “idiotësi të madhe”, ai mori një përgjigje : “Ajo marrëveshje është nënshkruar tashmë…”
January 20, 2026
Hamza pret ambasadorin slloven, flasin për zhvillimet politike në vend
January 20, 2026
Rizvanolli:Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten të rikthehen sot
January 20, 2026
Agjencia e OKB-së zhvendos 400 punonjës nga Nju Jorku në Evropë
January 20, 2026
Arrestohet i kërkuari nga Gjermania për vrasje
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fermerët rahovecas kërkojnë më shumë serra për kultivimin e perimeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Fermerët rahovecas kërkojnë më shumë serra për kultivimin e perimeve
Ballina 1Bujqësi

Fermerët rahovecas kërkojnë më shumë serra për kultivimin e perimeve

Kosova Times
Last updated: 2024/12/29 at 9:39 PM
Kosova Times Published December 29, 2024
Share
SHARE

Lakra, spinaqi dhe sallata jeshile janë kulturat që fermerët e komunës së Rahovecit kultivojnë në ambiente të mbrojtura, serra. Shumica e fermerëve janë të kënaqur me mbështetjen që u ka dhënë Ministria e Bujqësisë dhe Komuna e Rahovecit për këtë vit bujqësor.

Puna në bujqësi në komunën e Rahovecit nuk ndalon, varësisht stinës së dimrit. Kujtim Hoti thotë se në tokën e tij bujqësore qarkullon një sërë kulturash bujqësore gjatë stinës së verës, e në dimër fokusohet në prodhimin e lakrës. Fermerët varësisht mundit dhe angazhimit gjithëvjetor shprehen të kënaqur me punën që bëjnë.

“Për momentin çmimi i lakrës është i mirë, këtu i kemi 1 hektarë e 20 ari në sera, presim me vjel nga 1 shkurti, tregun e presim me eksport, pasi kjo hapësirë e kërkon të vilet sa më shpejt, pasi veç erdhi koha për me mbjell trangujt”, tha Kujtim Hoti nga “Apetiti” në Krushë të Madhe.

“Më shumë merrem me fidanë, pastaj me domate e me sallata. Këtu i kemi 30 ari, treg ka pas por kërkesa është shumë e vogël”, tha fermeri Mustaf Rexhepi.

“Kur e kemi sezonën që fillon prej janarit deri në qershor merremi me fidane e të tjera marrim edhe punëtor, tani jashtë sezonës jemi vetëm ne tre vëllezërit. Është mirë, nuk jemi jashtë, punojmë këtu, punojmë me sallata me fidane e me lule, ja vlen. Kam qenë edhe në kurbet e kam pa se atje është pak më vështirë. Këtu mirë jemi të kënaqur me punën që e bëjmë. Subvencionet i kemi marrë qysh herët, në muajin korrik. Edhe me sera na ka përkrah qeveria, por edhe me komunë jemi të kënaqur”, tha fermeri Çlirim Duraku.

Fermeri Bislim Hoti pati pak vështirësi me kulturën e lakrës, por nuk ankohet.

“Me lakra sivjet jo, se çmimi ka qenë i dobët, më dështuan pak se ka qenë thatësirë e madhe, ato ditë që ka pas ujë u ndal Radoniqi. Subvencionet i kam marrë para një muaj”, tha ai.

Komuna e Rahovecit nuk mund t`i plotësojë kërkesat e fermerëve, por po mundohemi t`u gjendet afër atyre, tha drejtori i Bujqësisë, Berat Duraku, duke deklaruar se as subvencionet e ministrisë një pjesë e fermerëve nuk i kanë marr akoma.

“Jemi munduar në forma të ndryshme t’u ndihmojmë. Kemi shpërndarë edhe ne si komunë sera. Diku 3 hektarë sera janë në proces të ndërtimit, në kohën kur flasim, jemi në fund të dhjetorit edhe akoma nuk janë përfunduar subvencionet, po shpresojmë që ditët në vijim të përfundojë edhe ky proces pasi javën e kaluar janë ekzekutuar tek llogaritë e fermerëve”, tha Duraku.

Në komunën e Rahovecit ka vetëm 60 hektarë serra, megjithëse kërkesat e fermerëve për të kultivuar në ambiente të mbrojtura janë të mëdha.

You Might Also Like

Davos, Kurti në panelin e Shtëpisë së SHBA-së:Besimi, shtyllë e lidershipit

Sot në Davos, Kurti do të flasë për demokracinë e Kosovën

Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial

Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Serbia në rënie

MBPZhR hap thirrjen për Pagesa Direkte 2025 në sektorin e blegtorisë

TAGGED: #Fermerët, #Kultivim perime, #Rahovec, #Serra
Kosova Times December 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministria e Mbrojtjes mohoi deklaratat e Prigozhin për kapjen e Soledar

Kosova Times Kosova Times January 11, 2023
La punën në zyrë për t’i punuar tokat në Sharban
Gërvalla takon kryeparlamentaren sllovene
Bill Gates me presidentin kinez në Pekin
Spanja nis hetimet ndaj shefit të federatës së futbollit për abuzim seksual
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?