By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi 8 Shkurt 2026
February 8, 2026
Katër persona humbën jetën nga orteqet në Italinë veriore
February 8, 2026
Rriten çmimet në bujqësi, ASK publikon statistikat
February 7, 2026
Haradinaj viziton Ambasadën e Kosovës në Uashington dhe inkurajon stafin
February 7, 2026
Pentagoni i jep fund marrëdhënieve akademike me Harvardin
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Protestat po vlerësohen si pikë kthese për Serbinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Protestat po vlerësohen si pikë kthese për Serbinë
Ballina 2Rajon / Botë

Protestat po vlerësohen si pikë kthese për Serbinë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/29 at 8:27 PM
Kosova Times Published December 29, 2024
Share
SHARE

Ish-redaktori i radios rinore B92 në Serbi, Veran Matiq, vuri në pah rëndësinë e protestave studentore që po ndodhin tash e sa muaj në Serbi, duke i konsideruar ato një pikë kthese në jetën politike të vendit.

Protestat studentore janë një moment kyç për politikën në Serbi, sepse tregojnë se si duhet të luftohet për parime dhe kërkesa të realizueshme, deklaroi Veran Matiq, gazetar dhe ish-drejtor i Radios B92. Duke folur për bllokadat aktuale të studentëve, ai kujton protestat studentore të viteve ’90, kur demonstruesit kërkuan lirimin e Radios së ndaluar B92 dhe arritën të realizonin qëllimet e tyre.

“Demonstratat e viteve 90-dhjeta patën suksesin e tyre, ato ishin së pari kryengritje studentore dhe më pas u shndërruan në protesta masive qytetare. Studentët i nisën, ata kanë udhëhequr një betejë autonome kundër regjimit te Milosheviqit, dhe më pas qytetarët iu bashkohen”, tha Matiq për RTK-në.

Veran Matiq, i cili mori pjesë në demonstratat e viteve ’90-ta, vlerëson se protestat aktuale kanë rëndësi, sepse nuk kanë fokus polarizimin mes pushtetit dhe opozitës, por iniciativat qytetare dhe studentore. Duke folur për dinamikën e protestave, Matiq thekson se gabimet e pushtetit, si dërgimi i huliganëve për të sulmuar protestat paqësore, vetëm sa e përshpejtuan përhapjen e protestave.

“Mendoj se kjo është një pikë kthese shumë e rëndësishme për politikën në Serbi. Deri më tani, ajo është kuptuar si diçka e ndarë në mënyrë radikale mes opozitës dhe pushtetit. Tani, studentët kanë ofruar një lloj edukimi për të gjithë, se në luftën për parime dhe kërkesa elementare të realizueshme është shumë e rëndësishme solidariteti, pavarësisht orientimit politik”, shtoi ai.

Matiq thekson se protestat aktuale ofrojnë shpresë, sepse janë një mundësi për një edukim më të gjerë të qytetarëve për pjesëmarrjen politike dhe veprimin e përditshëm, që është çelësi i ndryshimeve serioze shoqërore.

You Might Also Like

Katër persona humbën jetën nga orteqet në Italinë veriore

Pentagoni i jep fund marrëdhënieve akademike me Harvardin

Rasti i spiunazhit: Udhëtimi i udhëheqësit të skuadriljes në Kinë dhe njerëzit që hyjnë në kuadër të hetimit

Tentoi t`u shmanget Policisë, arrestohet shoferi i automjetit

Një alpinist i ri vdiq në një aksident të rëndë pranë Sarajevës, tetë persona të tjerë u plagosën

TAGGED: #Protesta, #Serbi
Kosova Times December 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Festivali i Këngës i RTK-së do të mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor

Kosova Times Kosova Times August 26, 2025
Armëmbajtje pa leje në Viti gjatë kontrollës së automjetit
Raketa e Bezos lëshohet në hapësirë: “Ne ia dolëm, raketa arriti në orbitë”
Prishtina pjesëmarrëse në konferencën e policive së kryeqyteteve evropiane
Centrali bërthamor në Turqi: rusët ndërtojnë, rusët kontrollojnë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?