Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në intervistë për emisionin RTK PRIME, ka folur për qeverisjen e tij katërvjeçare. Për herë të parë kryeministri Kurti foli për Gjykatën Speciale, duke dhënë edhe arsyet se pse nuk shkoi t`i vizitojë udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Temë tjetër e kësaj interviste janë edhe sfidat që, sipas tij, pati me Gjykatën Kushtetuese, sulmet në veri, por edhe debatet e ngritura me Prokurorinë Speciale.
Cila është tema më e rëndësishme për qytetarët që do të duhej të ishte fillimi i një interviste?
Kurti: Besoj që rritja ekonomike e cila është bërë shpërndarje sociale, është çështje e cila prek më së shumti familje dhe në të njëjtën kohë ndikon drejtpërsëdrejti tek kategoritë të cilat i kanë nevojat më të mëdha, gratë, fëmijët, pensionistët por edhe studentët. Kemi pasur rritje impresive ekonomike në këto katër vite mesatarja ka qenë gjashtë për qind e bruto produktit vendor. Dhe në të njëjtën kohë kemi të hyra rekord tatimore që jam jashtëzakonisht i lumtur për shkak se tregon besimin e qytetarëve në institucione dhe njëkohësisht edhe rritjen e ekonomisë tonë nëpërmjet lulëzimit të sektorit privat. Sivjet është viti ku e kemi kaluar tre miliardë euro të hyra në buxhetin e republikës së Kosovës dhe këtu është interesant që janë 40 për qind më shumë se sa në vitin e parë të qeverisjes. Pra vështirë të gjendet një qeveri tjetër, ndoshta edhe diku tjetër ku viti i katërt i qeverisjes i ka 40 për qind në buxhetin e shtetit më shumë të hyra se sa viti i parë, ndërkohë që jemi 60 për qind më shumë se sa viti i parë para-pandemik 2019 dhe 75 për qind më shumë se viti pandemik 2020 me të cilën megjithatë s’do të duhej të krahasoheshin. Dhe këtë rritje, këto të hyra përveç që e ndihmuam sektorin privat me subvencionim të kamatave në kredi investive sidomos për makineritë prodhuese gjithashtu e shpërndamë me shtesat për fëmijë me pensione të rritura, me mbi dhjetë milionë euro përmbi dhjetë mijë bursa për student dhe gjithashtu me mbështetje për nënat lehona. Besoj që kjo është kryesorja për mirëqenien e qytetarëve.
Cilat janë projektet e qëndrueshme të qeverisjes tuaj në ekonomi?
Kurti: Ajo çfarë ne kemi bërë është mbështetja për bujqit tanë, në bujqësi kemi një fushë në të cilën kemi investua si askush tjetër më herët dhe me këtë rast 50 për qind është rritur fondi i tokës bujqësore që punohet sot në Kosovë krahasuar me vitin 2019. 275 për qind e kemi rrit pagesat për grurin dhe në këtë mënyrë për herë të parë sivjet Kosova i ka mbuluar komplet nevojën për miell prej grurit të vetë që ka prodhuar, ndërkaq për misrin i kemi pasur 119 për qind. Unë jam shumë i lumtur i kemi pasur mbi treqind milionë euro mbështetje financiare për afër 120 mijë përfitues edhe të subvencioneve edhe granteve dhe me këtë rast subvencionet i kemi pasur jo vetëm për sipërfaqen e punuar por njëkohësisht edhe për naftën për traktor edhe për plehun artificial edhe varësisht nga rendimenti, nga produktiviteti i bujqve tanë. Pra kemi pasur edhe rritje të subvencioneve për nga shkalla por edhe shtim të tyre për nga lloji. Bujqësia ka qenë një element shumë i rëndësishëm i ekonomisë tonë në të cilën ne kemi investuar. Tjetër është që duke i mbështetur bizneset tona në forma të ndryshme prej super punës ku kemi paguar bonus për të rinjtë prej 18 deri në 29 vjeç për gjashtë muaj, të subvencionimi i kamatave për kredi investuese e deri tek pjesëmarrja rekord nëpër panaire nëpër botë janë dyfishuar eksportet. Ne jemi 1.6 milionë banorë dhe tregu i jonë është relativisht i vogël për të pasur rritje të madhe të ndërmarrjeve tona, prandaj ne duhet të orientohemi nga eksportet dhe kjo ka ndodh. Ndërkaq me sundimin e ligjit me stabilitetin institucional në Kosovë, me përmirësimin e imazhit ndërkombëtarë, me liberalizimin e vizave dhe forcimin e jashtëzakonshëm të pasaportës tonë, të gjitha këto kanë ndikuar në shtimin e investimeve të huaja direkte që janë rritur më shumë se dyfish, 134 për qind.
RTK: Ka dalje publike të odave ekonomike në Kosovë mungon dialogu social në mes të qeverisë dhe bizneseve të prezantuara nga odat ekonomike dhe thonë se klima e të bërit biznes është më e keqe se sa përpara. Si i përgjigjeni këtyre akuzave?
Kurti: Nëse ka ndonjë mungesë dialogu është mungesa e dialogut me oligarkët, nuk është mungesa e dialogut as me odat, as me bizneset e vogla dhe të mesme, as me bizneset e mëdha, me oligarkët mund të mungojë dialogu dhe nuk duhet t’’ ngatërrojmë gjërat. Klima e të bërit biznes në Kosovë kurr s’ka qenë më e mirë se kaq, me ndihmën e USAID-it amerikanë e kemi marrë edhe vlerësimin e parë kreditor Sovran, e kemi marr dy B minus. Dhe klima e të bërit biznes në Kosovë është përmirësuar. Kjo mund të mos i ketë pëlqyer i cili përpara ka pasur favore, privilegje, kanë ardhur në zyrën e kryeministrit pa trokitur oligarkë të ndryshëm kjo nuk ekziston më.
RTK: Kush janë oligarkët?, Janë biznese të Kosovës apo si mund ti ndajmë ne?
Kurti: Janë nja tre-katër oligarkë nuk janë më shumë edhe janë disa të tjerë rrotull të cilët mandej kanë influencën e tyre edhe në skenën mediale por përpara kanë pasur kontroll të madh në pushtetin politik, kjo nuk ekziston më. Unë nuk besoj që çfarë do vlerësimi objektiv në Kosovë mund ta nxjerr Kosovën që klima e të bërit biznes sot është më keq se sa para katër viteve, para tetë viteve apo para 15 viteve, është veçse më mirë. Si bëhet pra investimet e huaja direkte që të rriten 134 për qind. Ne i kemi dikund rreth 20 mijë profesionist në sektorin TEK të teknologjisë informacionit dhe të komunikimit, me ç’rast janë diku 15 mijë firma prominente dhe 10 për qind të tyre janë në pronësi të huaj, pra firmat tona po blihen prej investitorëve të huaj, si është e mundur që s’ka klimë.
RTK: Nëse ndalemi të investimet e huaj direkte a janë më shumë të përqendruara në sektorin e ndërtimit edhe pronës së paluajtshme. Dhe kur flasim për pronën e paluajtshme aludohet në diasporën të cilët vijnë, blejnë pronë të paluajtshme, banesa, lokale në Kosovë. Ndikojnë këto në këtë rritje të investimeve të huaj direkte?
Kurti: Së pari është e vërtetë që ka një dominim të sektorit të patundshmërive në investimet e huaja direkte, është diku rreth 50 për qind mirëpo në të njëjtën kohë edhe aty ka efektin në punësim edhe në firmat e caktuara ndërtimore, por në anën tjetër kemi më shumë se dyfishim dhe nuk është duke ndodhur vetëm aty, një numër i madh i diasporës tonë nuk janë duke blerë banesë por janë duke hap një degë të biznesit në Kosovë. Ka njerëz të diasporës që po kthehen në Kosovë, për herë të parë në këto katër vite keni familje që kthehen në Kosovë.
RTK: Pse nuk ka pasur asnjëherë më përpara familje që janë kthyer?
Kurti: Nuk janë raste anekdotike, janë reprezentative, ka shumë familje që po kthehen, në Kosovë ka kthim nga diaspora. Unë s’po them që ata janë duke u kthyer veç për shkak që Kosova ka qeverisje të mirë e demokratike tani, ata po kthehen për shkak se edhe në Evropë situate nuk është si dikur. Pra Gjermania është buzë resecionit dhe nuk është më Gjermania e viteve 90-ta, kur kanë shkuar njerëzit vitet e 90-ta nga Kosova, kanë shkuar për shkak se këtu ka qenë apartheid që kulmoj me gjenocid, varfëri e skajshme e kështu me radhë. Tash kjo gjendje nuk është më në Kosovë, ka ndokush që shkon por unë mendoj që kemi dukurinë e kthimit. Më herët kemi pasur kthim sporadik, ka dukuri të kthimit në Kosovë dhe mendoj që kjo është shumë mirë.
RTK: Në një studim të UNDP-i që është publikuar në 2024 është folur për ndikimin e inflacionit që tash ka rënie por ka qenë në shifra të larta në Kosovë në shportën e konsumatorit. Dhe sipas qytetarëve, dikund sipas këtij studimi për 200 euro është rritur blerja e produkteve bazë në shportën e konsumatorit dhe kjo është një shqetësim i qytetarëve. Si e lexoni këtë kryeministër?
Kurti: Inflacioni i përgjithshëm këto katër vite nëse nuk jam gabim është rreth 22 për qind, është shumë më ketë në plotë vende në Evropë u ne s’jemi anëtarë ende, si bashkim evropian. Po, ka rritje të çmimeve se e tregojnë edhe marketet tona po në aspektin kumulativ është 22 për qind, ndërkaq rritjet ekonomike që po i them unë janë pasi të hiq prej inflacionit, janë rritje reale ekonomike, nuk janë rritje duke e pasur inflacionin brenda. Dhe rritjet ekonomike që i kemi realizuar ne janë pa borxh të ri, Kosova borxhin publik e ka vetëm 17 për qind të bruto produktit vendor, kjo e ka bërë qeverinë tonë shumë autonome, shumë të fuqishme edhe në negociata politike edhe financiare. Ne për shembull kemi marr borxh prej institucioneve financiare ndërkombëtare me kamatën më të ulët edhe se Gjermania, kemi marrë borxh të mençur, se njeriu nuk duet të marrë borxh veç atëherë kur është i dëshpëruar për borxh, sepse atëherë kamatat janë të larta. Ne kemi marrë borxh të mençur produktiv kur nuk është duk që edhe po na duhet shumë, edhe sot paguajmë kamatat të cilat janë shumë më të ulëta se sa ekonomia kryesore e Bashkimit Evropian Gjermania.
RTK: Për të hyrat nga tatimet që janë rritur ishte dikund 40 për qind që e thatë. Janë edhe për shkak të kësaj rritjes së çmimeve kryeministër?
Kurti: Nuk shpjegohet me rritjen e çmimeve rritja e të hyrave tatimore. Shpjegohet me besimin shtesë të popullit në institucionet e sistemit edhe shpjegohet me punën me disiplinë të shtuar të Administratës Tatimore të Kosovës, edhe shpjegohet me bizneset e Kosovës të cilat e kanë kuptuar që ka filluar një kapitull i ri dhe preferojnë të mos i kenë nga dy parë libra, një për shtëpi e një për Administratën Tatimore.
RTK: Po me thoni kjo krejt është çështje e besimit të një qeverisje të re, jo që mund të kalkulohet me numra të tjerë, për shembull se si mund të mbushet buxheti në ATK?
Kurti: Faktori kryesor është mungesa e korrupsionit, sepse kur e sheh populli që kryeministri nuk po pasurohet me vëllezër qysh ka ndodhë në të kaluarën, kur e sheh populli që ministrat janë jo vetëm të pa korruptuar por edhe të pa korruptueshëm është shumë më i gatshëm më kontribuua, sepse ti nuk kontribuon kur e sheh që po vidhet atje, pikërisht duke e parë që nuk po vidhet atje kanë kontribuar më shumë.
RTK: Ju keni garantuar luftën ndaj krimit dhe korrupsionit dhe ardhja në pushtët ka ardhur me këtë nga Lëvizja Vetëvendosje. Ju kam dëgjuar disa herë kryeministër që të thoni që qeverisja Kurti nuk është e korruptuar edhe mund ta kuptoj kur flisni për veten sepse secili e di punën e tij, por pse garantoni për ministrat e tjerë të cilët i keni në kabinet?, pse jeni kaq i bindur që njëri prej tyre nuk ka bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare?
Kurti: Kishte disa mësymje të prokurorisë tek ministrat tanë dhe në fund përfunduan në raste procedural që do te duhej të ishin civile administrative jo penale, por pikërisht për të arsyetuar veten filloi një lloj persekutimi. Paramendoni pot ë kishte pas korrupsion te ne çka do të na bënin, këtë na e kanë bërë duke mos pas korrupsion.
RTK: Pse e thoni këtë kryeministër?
Kurti: Pse nuk ka korrupsion.
RTK: Pse e thoni çfarë do të na bënin?. Ka pasur disa afera nëse mund ti quaj të tilla, proceset gjyqësore nuk kanë përfunduar dhe unë jam e prirur të mos flas për fajësinë e këtyre, ka raste të hapura, të ambalazhuesve të ujit, është afera e vajit dhe grurit, është rasti i KEK-ut të z.Krasniqit e raste të tjera të përmendura. Pse e thoni që këtë e kanë veç pse kanë dashur të gjejnë tek ju?
Kurti: Drejtori, kryeshefi Krasniqi 105 milionë euro fitimin KEK-ut në vitin 2022, ky i ka çmendur kundërshtarët tjerë një pjesë e madhe e të cilëve janë në prokurori, dhe ky sulm që është bërë ndaj drejtorit është bërë për shkak të suksesit të tij, jo për shkak të dështimit të tij, dhe tash rasti është komplet procedural, jo i ke nënshkrua kontratat ose dokumentet e caktuara me kohë ose jo. Çështje procedurale.
Sulmi në Iber-Lepenc, Kurti:Partnerët tanë nuk po duan ta fajësojnë Serbinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në intervistë për emisionin RTK PRIME, ka folur për qeverisjen e tij katërvjeçare. Për herë të parë kryeministri Kurti foli për Gjykatën Speciale, duke dhënë edhe arsyet se pse nuk shkoi t`i vizitojë udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Unë e kam menduar vizitën në Hagë edhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është fakti që duhej plotësuar shumë dokumente formularë, ku ti nënshkruan në Gjykatën Speciale”, tha Kurti.
Kurse sa i takon sulmit në Varagë të Zubin Potokut, në kanalin Ibër-Lepenc, ai tha se po i duket se gjithçka qon në atë që “partnerët tanë ndërkombëtar nuk po duan ta fajësojnë Serbinë, e neve për sherr në ato qaste nuk patëm një dronë përmbi kanal”.
Ai foli edhe për emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe shtroi pyetjen pse kur tre liderët kryesor të shtetit nuk janë dakord që ky person të bëhet Kryeprokuror, pse insiston ai?
Ndërsa i pyetur për shumë rastet e hapura, si ai i ambalazhuesve të ujit, afera e vajit dhe grurit, rasti i KEK-ut, të zotit Krasniqi, e raste të tjera Kurti tha se Krasniqi i ka sjell KEK-ut 105 milionë euro.
“Drejtori, kryeshefi Krasniqi i solli 105 milion fitim KEK-ut për vitin 2022. Ky i ka çmendur kundërshtarët tanë, një pjesë e të cilëve janë në prokurori, dhe ky sulëm është bërë ndaj suksesit të tij, jo për shkak të dështimit të tij”, tha ai
Kryeministri foli edhe për të arriturat e vendit gjatë qeverisjes së tij.
“Kemi pasë rritje ekonomike impresive në këto 4 vjet, mesatarja ka qene 6 për qind e bruto prodhimit vendor dhe në të njëjtën kohë kemi të hyra rekord tatimore, që më bënë jashtëzakonisht të lumtur, sepse tregon besimin e qytetarëve në institucione dhe njëkohësisht rritjen e ekonomisë tonë nëpërmjet të lulëzimit tonë privat”.
Sivjet është viti kur i kemi tejkaluar 3 miliardë euro të hyra buxhetore dhe këto janë 40 për qind më shumë se në vitin e parë të qeverisjes.