By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ndërhyrja e Presidentes Osmani në Kushtetuese për interes të shtetit apo ruajtjes së pushtetit
August 6, 2025
Protestë e punëtorëve të RTK-së: Kërkojnë paga dhe buxhet
August 6, 2025
Rama: Plazhi i Kunes në Lezhë, mes gjelbërimit dhe freskisë së Adriatikut
August 6, 2025
OVL-UÇK: Provat serbe në Hagë, motiv shtesë për të protestuar nesër
August 6, 2025
Aliyev, Pashinyan dhe Trump do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 8 gusht
August 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosovë, pritshmëritë e qytetarëve për vitin 2025
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosovë, pritshmëritë e qytetarëve për vitin 2025
Ballina 1Lajme

Kosovë, pritshmëritë e qytetarëve për vitin 2025

Kosova Times
Last updated: 2024/12/31 at 5:13 PM
Kosova Times Published December 31, 2024
Share
SHARE

Zhvillimet në pjesën veriore të Kosovës, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe thellimi i varfërisë në vend, janë ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës në prag të vitit të ri.

“Incidentet që kanë ndodhur në pjesën veriore, në pjesën tjetër të Kosovës. Ndërkaq e dyta do të thoja gjendja ekonomike, meqenëse ka nevojë Kosova të ketë një qëndrueshmëri më të mirë ekonomike si çdo vend tjetër. Mendoj që vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë një problematikë në aspektin e zhvillimit ekonomik, këto dy elemente kanë qenë më shqetësuese”, thotë Kadri Gashi.

“Siguria jo e mirë, çmimet e larta, pensionet e ulëta, për shembull ne jemi kontributdhënës dhe kemi mbetur me 120 euro, nuk i intereson askujt për pensionistë”, thotë Melire Morina.

“Shqetësimet kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha, pasiguria, dhuna në familje, shëndetësia, arsimi, pagat shumë të ulta, kurrfarë sigurie nuk ka si pikë e parë po flas për shëndetësinë që jemi shumë keq. Deri tani nuk kam parë kurrfarë perspektive, nuk vlerësohet asgjë as ai që është i shkolluar”, thotë Fetije Morina.

“Edhe shqetësimet politike po na brengosin, çfarë po bëhet e si po bëhet, siguria dhe të tjera. Edhe ekonomike nuk mund t’i lëmë anash se si çdokund u rritën çmimet, jeta po vështirësohet për qytetarët, brenga sa të duash”, thotë Nezir Çollaku.

Ata thonë se vitin e ri po e presin me shpresë se gjërat do të marrin për të mbarë.

“Ajo që më intereson mua më së shumti është një edukim më i mirëfilltë sidomos në aspektin kualitativ pastaj aspekti i të rinjëve e të rejave që vazhdimisht kanë ambicie të dalin jashtë Kosovës. Mendoj që të rinjtë duhet të motivohen dhe të stimulohen me inovacion në aspektin e biznesit, pastaj ndihma financiare për të rinjtë sidomos në vendet rurale. Pritshmëritë e mia janë për një përqendrim më të madh te aspekti ekonomik, por pa e harruar këtë pjesën sociale sepse kemi nevojë shumë për reforma sociale sidomos te grupet e marxhinalizuara”, thotë Kadri Gashi.

“Do të doja ta shoh një herë më mirë këtë popull, të ecë një herë mbarë dhe mirë, të na hiqen shqetësimet, të ndahemi prej Serbisë dhe t’i përfundojmë bisedimet”, thotë Melire Morina.

“Do të më bënte përshtypje fillimisht të ndahemi me Serbinë nga A deri në Zh dhe mos të mbetet kjo gjithmonë duke u zvarritur. Pastaj rinia të punësohen, pra shkollimi, punësimi dhe të jenë shumë të ngritur”, thotë Fetije Morina.

“Do të doja të bëhet sa më mirë por kushtet pak duhet të ndryshojnë, investime të ketë pak më shumë që të rritet standardi pak e të rritet mirëqenia e popullit e të tjera. Presim më mirë si gjithmonë”, thotë Nezir Çollaku.

Udhëheqës të institucioneve vendëse e ndërkombëtare përgëzuan qytetarët për vitin e ri.

Në prag të ndërrimit të viteve, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vizitoi drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veriore, për tu shprehur mirënjohjen pjesëtarëve të policisë që siç tha ajo “gjatë këtij viti sfidues ishin shtylla e sigurisë dhe mbrojtësit e palëkundur të vendit”.

“Le të jetë 2025 një vit i paqes dhe i mbarësisë për të gjithë”, thuhet në urimin e presidentes Osmani.

Vitit 2024 filloi dhe u mbyll me tensione në veri dhe rrjedhimisht me tensione ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dyja vendet janë pajtuar në Bruksel dhe Ohër mbi një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, por tensionet mbeten të larta duke shtuar shqetësimin e diplomacisë perëndimore për mundësinë e ripërtëritjes së konflikteve në rajon.

You Might Also Like

Protestë e punëtorëve të RTK-së: Kërkojnë paga dhe buxhet

OVL-UÇK: Provat serbe në Hagë, motiv shtesë për të protestuar nesër

Osmani pret në takim emisarin për dialog, Peter Sørensen

Bloomberg: Trump falënderon Kosovën për pranimin e të deportuarve nga SHBA

Deputetët u paguan mbi 530 mijë euro për seanca pa rezultat

TAGGED: #Kosova, #Pritshmëritë e qytetarëve, #Viti i ri 2025
Kosova Times December 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Të paktën 30 të vdekur nga uragani Helene në ShBA

Kosova Times Kosova Times September 27, 2024
Kodi nga shekulli i 6-të mbeti baza e ligjit në Evropë deri në Napoleon
KRU “Prishtina”: Kujdes, gypat e ujit mund të ngrihen për shkak të temperaturave të ulëta
Instituti i Kosovës për Drejtësi paditë Kuvendin Komunal të Prishtinës
Zelensky kërkon dërgimin e shpejtë të tankeve perëndimore në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?