By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
January 29, 2026
Moti në Shqipëri me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore
January 29, 2026
Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta
January 29, 2026
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Viti 2024 solli suksese historike, 2025-ën e nisim me vendosmëri të re
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Viti 2024 solli suksese historike, 2025-ën e nisim me vendosmëri të re
Lajme

Kurti: Viti 2024 solli suksese historike, 2025-ën e nisim me vendosmëri të re

Kosova Times
Last updated: 2024/12/31 at 8:08 PM
Kosova Times Published December 31, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një mesazh me rastin e përfundimit të vitit 2024 dhe të fillimit të vitit të ri 2025. Në fjalën e tij, Kurti ka vlerësuar arritjet e rëndësishme të Kosovës gjatë vitit që lamë pas, duke përfshirë liberalizimin e vizave, forcimin e pasaportës kosovare dhe vlerësimin e parë kreditor nga agjencia amerikane Fitch Ratings, që ka cilësuar perspektivën financiare të Kosovës si stabile.

“Që nga 1 janari i këtij viti, kemi nisur ta shijojmë lirinë që e meritojmë – liberalizimin e vizave. Afërsia jonë me Evropën është bërë konkrete dhe funksionale, ndërsa pasaporta jonë është më e fuqishme se kurrë,” deklaroi Kurti. Ai theksoi se pasaporta e Kosovës është njohur nga Spanja dhe Armenia, duke e renditur Kosovën ndër vendet me përmirësimin më të madh në indeksin ndërkombëtar të pasaportave.

Kryeministri u ndal gjithashtu te progresi i brendshëm, duke përmendur fillimin e pagesës së energjisë në komunat veriore pas dy dekadash, përfundimin e procesit të konvertimit të patentë-shoferëve në veri dhe mbylljen e strukturave ilegale. “Sheshet në veri janë bërë hapësira të lira dhe dinamike, që bashkohen me gjithë Kosovën,” tha Kurti.

Mes arritjeve të tjera, Kurti përmendi rritjen e pensioneve me 20%, rritjen e pagës minimale pas 13 vitesh dhe uljen e çmimeve të mbi 2,900 barnave duke nisur nga 1 shkurti 2025. Ai theksoi përkushtimin e qeverisë për të vazhduar mbështetjen sociale dhe zhvillimin ekonomik.

Kurti foli edhe për sfidat e furnizimit me energji elektrike, duke fajësuar mungesën e investimeve të dekadave të kaluara, por duke garantuar angazhim maksimal për përmirësimin e rrjetit dhe forcimin e sigurisë energjetike përmes projekteve madhore si investimi 236.7 milionë dollarësh i MCC-së dhe burimet e reja të energjisë së rinovueshme.

“Viti 2025 është një mundësi e re për ta vazhduar rrugën e zhvillimit. E mbyllim këtë vit me përkushtim të plotë dhe hyjmë mbarë në të ardhmen. Gëzuar Viti i Ri 2025 të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe familjeve tuaja,” përfundoi Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me reshje shiu dhe dëbore në zonat malore

Mot i vranët me reshje shiu dhe temperatura të ulëta

January 28, 2026

Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

TAGGED: #Albin Kurti, #Viti i ri 2025
Kosova Times December 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Sport

Anglia eliminon Senegalin, në çerekfinale takohet me Francën

Kosova Times Kosova Times December 4, 2022
SHBA do të rifillojë furnizimin e Ukrainës me raketa me rreze të gjatë veprimi
OKB: Irani po përdor si “armë” dënimin me vdekje për të frikësuar popullin
Deputetët e cilësojnë si të dëmshëm tik-tok-un, pyesin nëse mund të mbyllet
Iraku akuzon Izraelin për përdorimin e hapësirës ajrore për të sulmuar Iranin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?