By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE kërkon depolitizimin e KQZ-së
February 3, 2026
Ferizaj mban mbledhje komemorative për koreografin Bajram Tahiri
February 3, 2026
Sulmon gruan dhe përfshihet në përleshje, arrestohet i dyshuari në Ferizaj
February 3, 2026
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë 10 shqiptarë
February 3, 2026
Arrestohet një person në Pejë për kanosje ndaj zyrtarëve policorë
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia publikon të arriturat gjatë të vitit 2024
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia publikon të arriturat gjatë të vitit 2024
Ballina 1Lajme

Policia publikon të arriturat gjatë të vitit 2024

Kosova Times
Last updated: 2024/12/31 at 1:39 PM
Kosova Times Published December 31, 2024
Share
SHARE

Policia e Republikës së Kosovës ka paraqitur disa nga rezultatet dhe arritjet e përgjithshme në përmbushjen e objektivave strategjike, specifike por edhe të aktiviteteve të parapara për këtë periudhë kohore, mesi i dhjetorit të vitit 2024.

Sipas një njoftimi, të dhënat zyrtare dhe rezultatet pozitive të arritura tregojnë përkushtimin e organizatës dhe të secilit zyrtar policor, në realizimin e planit të punës së Policisë.

“Edhe pse viti që po lëmë pas ishte  mjaft sfidues për Policinë e Kosovës sa i përket sigurisë në përgjithësi, e në veçanti në veri të vendit, puna angazhimi dhe përkushtimi për ruajtje të rendit kushtetues, vërtetuan se Policia e Kosovës është e gatshme dhe e përgatitur për t’u përballur me të gjitha rreziqet dhe kërcënimet ndaj rendit publik dhe sigurisë së vendit në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim ndër objektivat dhe detyrat kryesore të PK-së, kanë qenë zbatimi i ligjit në mënyrë efikase dhe efektive, parandalimi dhe luftimi i të gjitha formave të kriminalitetit, mbikëqyrja dhe kontrolli i kufirit shtetëror, bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit si dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët pa dallim.

“Siguria e përgjithshme në Kosovë edhe gjatë kësaj periudhe kohore të këtij viti ka qenë e qetë, në përjashtim në veri të vendit, ku situata ka qenë e brishtë dhe e cenuar nga disa sulme kriminale e terroriste, duke veçuar sulmin terrorist ndaj Stacionit Policor në Zveçan, sulmin terrorist në objektin e Komunës së Zveçanit, sulmin terrorist ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e Iber Lepencit në Zubin Potok, si dhe konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të armatimit, municionit e pajisjeve të ndryshme ushtarake”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se rastet dhe sulmet e tilla kriminale e terroriste në veri të vendit kishin për qëllim cenimin e rendit dhe sigurinë publike si dhe pengimin e zbatimin të ligjit në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët, mirëpo Policia e Kosovës me vendosmërinë e sajë ka arritur të menaxhojë situatën në mënyrën më profesionale të mundshme.

“Policia e Kosovës përveç të arriturave të mëdha në menaxhimin e situatës së sigurisë në vend e në veçanti në veri të vendit e cila vazhdon të jetë një ndër sfidat kryesore, ka arritur rezultate të theksuara edhe në shumë fusha tjera, përfshirë edhe uljen e rasteve kriminale në vend dhe rritjen e zbulueshmërisë së tyre”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

You Might Also Like

BE kërkon depolitizimin e KQZ-së

Sulmon gruan dhe përfshihet në përleshje, arrestohet i dyshuari në Ferizaj

26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë 10 shqiptarë

Arrestohet një person në Pejë për kanosje ndaj zyrtarëve policorë

55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times December 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Lista Serbe: E informuam Grenellin për qëndrimet dhe kërkesat tona

Kosova Times Kosova Times June 22, 2023
Shtetases së huaj në Prishtinë i grabiten paratë
Kurti uron Self-in, thotë se mezi pret të forcojnë partneritetin
Osmani takohet me ambasadorin Hovenier, diskutojnë për gjendjen e sigurisë
Abdixhiku takon shefen e Zyrës së Greqisë, diskutojnë zhvillimet politike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?