By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Musaka tradicionale greke
May 18, 2025
Ceremonia e infronëzimit të Papa Leo XIV u zhvillua në Vatikan
May 18, 2025
Hajdari: Diaspora, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës
May 18, 2025
LDK kujton Agim Kikajn në përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta
May 18, 2025
Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët tregojnë a do ta godasin për vdekje korrupsionin e ish qeveritarëve dosjet e Qeverisë Kurti të deponuara në Prokurorinë e Shtetit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Analistët tregojnë a do ta godasin për vdekje korrupsionin e ish qeveritarëve dosjet e Qeverisë Kurti të deponuara në Prokurorinë e Shtetit
Ballina 1Lajme

Analistët tregojnë a do ta godasin për vdekje korrupsionin e ish qeveritarëve dosjet e Qeverisë Kurti të deponuara në Prokurorinë e Shtetit

Kosova Times
Last updated: 2025/01/02 at 9:54 PM
Kosova Times Published January 2, 2025
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zbuluar se gjatë këtij mandati të qeverisjes 4 vjeçare, dhe analizës që i është bërë qeverisjes së kaluar, si një fenomen më i vrazhdët i keq qeverisjes, janë dërguar në Prokurorinë e shtetit hiq më pak se 250 kallzime penale kundër aferave korruptive nëpër ministritë e mandatit të kaluar qeverisës. Ai ka akuzuar Prokurorinë e shtetit se është duke i heshtur dhe neglizhuar qëllimit këto kallëzime penale, në pritje që mbase në mandatin e ri qeverisës, do të rikthehen përsëri ish të korruptuarit dhe kështu do të hiqen nga rendi i ditës, ose do të zhvlerësohen ato kallëzime penale të ushtruara nga Qeveria Kurti kundër drejtuesve të koalicionit të kaluar të qeverisjes

Analistët politik nuk e kontestojnë të drejtën e Qeverisë për dërgimin e dosjeve me argumente për afera korruptive në Prokurori, po shprehet edhe dyshimi se dosjet mundë të përdoren për qëllime të përfitimeve politike, sepse deri më tash asnjë qeveri, as ata që sot janë në opozitë, nuk I kanë dhënë mbështetje serioze Prokurorisë për luftimin e dukurive negative- korrupsionit.

Gani Qarri: Është vështirë për ta çliruar drejtësinë nga nëntoka e krimit të organizuar

Analisti politik Gani Qarri thotë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me plot të drejtë ka akuzuar Prokurorinë e shtetit se është duke i heshtur dhe neglizhuar qëllimisht të gjitha kallëzimet penale, me shpresën (në pritje) se mbase në mandatin e ri qeverisës, do të rikthehen përsëri në pushtet dhe ish të korruptuarit dhe kallëzimet penale të ngritura nga Qeveria Kurti, kundër drejtuesve të koalicionit PDK-AAK- e LDK, me ndërrimin e pushteteve, do të zhvlerësohen apo edhe hiqen tërësisht nga rendi i ditës. Ndërsa siç shprehet pjesëtari tjetër i LVV, Sami Kurteshi përveç sistemit gjyqësor, që është i kapur fund e krye, Prokuroria Speciale është jashtëzakonisht e kriminalizuar dhe superkriminale, aty ka kriminel që e kanë vendin ne burg, Prokurori ku kemi elemente që janë mbuluar edhe vrasjet e njerëzve, andaj nëse kjo akuzë qëndron dhe është e vërtetë, njëmend duhen veprimin urgjente për ndaljen përfundimtare të kësaj të keqeje dhe kthimin e dinjitetit qytetar në Kosovë.

”Madje gjatë analizës që i është bërë qeverisjes së kaluar në mandatin 4 vjeçar të Qeverisë Kurti, është zbuluar fenomeni më i vrazhdët i keq qeverisjes, dhe në Prokurorinë e shtetit, janë dërguar hiq me pak se 250 kallëzime penale kundër aferave korruptive nëpër ministritë e ndryshme të mandatit të kaluar qeverisës. Frika e goditjes së ligjit mbi të apostrofuarit në 250 kallëzime penale, e ka mobilizuar edhe të gjithë establishmentin politik në opozitë që të zhvillojnë një fushatë kaq të egër kundër qeverisjes së koalicionit VV-Guxo, ndaj kryeministri Kurti i ka quajtur prokurorët e Kosovës, si “kërmij”, dhe “lepuj” duke zbuluar se për korrupsionin në 11 ministri kanë dorëzuar 250 kallëzime penale dhe kërkesa për hetim, por Prokuroria nuk ka vepruar as nuk po vepron. Dhe krejt kjo pikërisht nga frika , sepse marrja e mandatit të tretë nga Vetëvendosja detyrimisht do të implikonte edhe ndryshime të domosdoshme në sistemin e drejtësisë dhe prokuroria detyrimisht do të detyrohet ti shfletojë aktakuzat dhe hetojë 250 dosjet e dorëzuara për përfshirjen e ish pushtetarëve në krim dhe korrupsion, që gjatë këtij mandati ishin në opozitë, ndaj dhe janë kaq të egër e të bashkuar me fushatë shpifjesh kundër qeverisë Kuri, dhe përpiqen me çdo mundësi e mjet për ta mashtruar dhe bindur opinion publik që vota e tyre të mos i shkojë kësaj qeverie, për një mandate të ri, thotë analisti Qarri për “Kosova Times”.

Sipas Qarrit, duke qenë se tanimë një pjesë e mirë e ligjeve janë miratuar dhe pritet zbatimi i tyre në praktikë, fitorja e radhës e Vetëvendosjes për ta drejtuar shtetin, do të jetë edhe shansi ideal për zbatimin e ligjeve të miratuara, nxjerrjen e të inkriminuarve para drejtësisë dhe dërgimin përfundimisht nën pranga të të gjithë atyre që në mandatet e kaluara e plaçkitën shtetin dhe qytetarët, duke abuzuar me pozitat e larta dhe keqpërdorimin e pushtetit, që për mese 13 vite, e kishin në duart e veta.

Xhevat Meha: Mos funksionimi drejtësisë së kapur nga krimi nxjerr në sipërfaqe lojën politike me dosje- po amnistohet krimin

“U raportua se ministrat e kësaj Qeverie kane dorëzuar rreth 250 kallëzime penale për shkelje nga qeveritë e mëparme. Tani këto kallëzime nga disa mundë të shihen si arsyeja e një gjoja fushate të egër të opozitës kundër qeverisë se gjoja kanë frikë nga gjykimet për këto kallëzime. Krejt këto veprime i shoh si fasadë për të fshehur realitetin. Bile, mundë të duket ekstreme por kallëzimet penale nga kjo qeveri i shoh si të kalkuluara, por edhe fushata e opozitës që në dukje shihet si e egër është po ashtu e kalkuluar”, thotë Analisti Xhevat Meha për “Kosova Times”.

Mirëpo sipas z. Meha, dërguesit e dosjeve e dinë që tani, se nuk do të ketë sukses denoncimi i tyre.

“Qeveria lirshëm ka dërguar kallëzime penale dhe e ka ditur me siguri të plotë se kurrkush nuk do të dënohet për këto kallëzime. Kallëzime penale ka pasur vazhdimisht edhe përpara, mirëpo askush nuk është dënuar pikërisht nga fakti i mos funksionimit të institucioneve të drejtësisë. Qytetarët nuk kanë pritur nga kjo qeveri kallëzime penale, por kanë pritur ndryshimet në institucionet e drejtësisë për të dënuar krimet, dhe këtë kjo qeveri nuk e ka bërë”, tha Meha për “Kosova Times”.

Sipas analistit Meha, për të krijuar palën tjetër në tango, opozita ka krijuar skena në Kuvend për gjoja një agresivitet, krejt falls.

“Opozita ka qenë e sigurtë se kërkush nuk do të dënohet pa krijuar institucione të drejtësisë që dënojnë krimin. Këto institucione të drejtësisë që kemi tani janë për ta amnistuar krimin. Kjo tango e pozitës me opozitën jep pamjen e një miratimi të heshtur të veprimeve të njërës palë nga pala tjetër. Edhe alternativa politike e pozitës, edhe alternativa politike e opozitës nuk kanë rrezikuar me asgjë platformën e instaluar nga rrjeti i fsheht serbo-rus për paprekshmërinë e krimit. Të dyja alternativat politike kanë siguruar mos-cenueshmërinë e platformës së rrjetit serbo-rus”, tha Meha për “Kosova Times”.

You Might Also Like

Hajdari: Diaspora, një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të Kosovës

LDK kujton Agim Kikajn në përvjetorin e 8-të të ndarjes nga jeta

Policia: Një i vdekur, 15 të arrestuar dhe 1,936 gjoba trafiku në 24 orë

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Miliona euro për `Pastrimin`, Rama akuzon menaxhmentin për abuzime

Kosova Times January 2, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës dënon kërcënimet ndaj Kryeziut

Kosova Times Kosova Times October 12, 2024
Kremlini: Biden dhe Zelensky po refuzojnë të dëgjojnë shqetësimet e Rusisë
Ndahet nga jeta fituesja e çmimit Nobel në letërsi, poetja Louise Glick
AAK organizon tryezë diskutimi për çështjet e sigurisë
Turbullira pas reshjeve të shiut, Fushë Kosova e Drenasi mbesin pa ujë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?