Pesë persona të lënduar nga aksidenti në Dubravë të Suharekës.
Rastin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku njoftoi se si pasojë e aksidentit 5 persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas tij, në aksidentin e ndodhur rreth orës 16:00 janë përfshirë dy automjete. “Policia e trafikut kanë dalë në vendngjarje dhe kanë menaxhuar me aksidentin”, ka shtuar Bytyqi.
Ai tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.