Një 47 vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta në mbrëmjen e sotme rreth orës 20:45 në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se rreth orës 20:45, kanë pranuar informatën se një person ka rënë nga lartësia e një objekti në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç”, ka thënë ai.
Sipas tij, mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.