By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze
January 28, 2026
Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash
January 28, 2026
Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake
January 28, 2026
Politico: Përçarje në partinë e Marine Le Pen për shkak të Rusisë
January 28, 2026
Në negociata, rusët thanë të pamundshmen, ukrainasit nuk mund ta besojnë atë që ndodhi
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Miftaraj e sheh të pamundur moscertifikimin e Listës Serbe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Miftaraj e sheh të pamundur moscertifikimin e Listës Serbe
Ballina 1Lajme

Miftaraj e sheh të pamundur moscertifikimin e Listës Serbe

Kosova Times
Last updated: 2025/01/04 at 9:56 PM
Kosova Times Published January 4, 2025
Share
SHARE

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi ka thënë se Ligji për Zgjedhjet i miratuar në vitin 2023 e ka përcaktuar qartë  çështjen e regjistrimit të partive politike, por edhe certifikimin e tyre për zgjedhje.

Ai në një intervistë për Lajmet Qendrore në RTK me gazetaren Arlinda Sejda, ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka rrugë tjetër përveçse t’i certifikojë në mënyrë automatike të gjitha partitë politike, duke përfshirë këtu edhe Listën Serbe.

“Ligji për zgjedhjet, konkretisht neni 16 përcakton në mënyrë të qartë që të gjitha partitë politike të regjistruara, automatikisht duhet të certifikohen dhe për këtë s’ka fare nevojë për votim e as për procedura të tjera”, ka theksuar Miftaraj, transmeton RTKlive.

Sipas tij, neni 14, të cilit iu ka referuar Presidenca në reagimin e djeshëm, i ka paraparë situatat kur partitë politike të cilat janë të regjistruara, por ka thënë se Presidenca duhet ta lexojë edhe nenin 16. Miftarajt ka sqaruar se kur partitë politike të regjistruara janë subjekt i procedurave penale me një aktgjykim të formës së prerë dhe të cilat janë shpallur kundërkushtetuese, atëherë të njëjtat nuk mund të certifikohen, por ka thënë se ky nuk është rasti me Listën Serbe.

“Presidenca nuk është mirë ta lexojë Ligjin për Zgjedhjet vetëm nenin 14, duhet ta lexojë edhe nenin 16, sepse neni 14 që i referohet në komunikatë zyra e Presidencës përcakton që partitë politike që kanë cenuar rendin kushtetues juridik në Republikën e Kosovës në një farë mënyre mund të bëhen pengesë për t’u certifikuar. Sidoqoftë që ky nen të zbatohet në praktikë, KQZ duhet të ketë në dorë një aktgjykim të formës së prerë të gjykatave, e i cili nuk ekziston”, ka shtuar ai.

Ai reagimet e tilla për moscertifikim të Listës Serbe i ka vlerësuar si parafushatë dhe lojëra politike në emër të patriotizmit. ”Por konsideroj se patriotizëm më të madh sot në Republikën e Kosovës nuk ka se sa të zbatohet Kushtetuta, të respektohen institucionet dhe në një farë mënyrë të ruhet demokracia. Jam i sigurt se fatura e të gjitha këtyre lojërave politike që po bëhen në këtë periudhë do të paguhet në raportet ndërkombëtare, me raportin e vëzhguesve të pavarur që tashmë kanë filluar monitorimin e parafushatës dhe çështjeve tjera me të cilat po përballet Kosova për zgjedhjet e 9 shkurtit”, ka nënvizuar Miftaraj.

Lëvizja Vetëvendosje, të enjten, ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kundërshtuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo parti ka thënë se Komisioni Qendror Zgjedhor në mënyrë të pashembullt dhe në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet, ia ka mundësuar këtij subjekti politik pjesëmarrjen në zgjedhje.

Ndërkaq, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në mbledhjen e mbajtur më 31 dhjetor tha se vendimet e PZAP-së janë të obligueshme për institucionin që ai e drejton, duke e konsideruar certifikimin e Listës Serbe si çështje të mbyllur.

You Might Also Like

Kriza e energjisë elektrike në Kosovë ekspozon vite neglizhence dhe hapa të gabuar politikash

Tentim kontrabande në burgun e Mitrovicës: Droga dhe telefona

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunim në Deçan

Dhuna në familje, raste të shumta të raportuara në gjithë Kosovën

Sot mot i vranët e me intervale me diell

TAGGED: #Certifikimi, #Ehat Miftaraj, #Lista Serbe
Kosova Times January 4, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

1700 gjoba në rajonin e Prizrenit për shkelje të trafikut gjatë javës

Kosova Times Kosova Times January 27, 2025
Vuçiq kërkon tërheqjen e kryetarëve shqiptarë nga veriu
Ermal Krasniqi: Në Rumani do të shkojmë për të dhënë maksimumin
Kryeministrja finlandeze: Fitorja e Rusisë në Ukrainë do të fuqizonte agresorët
Festivali “Mirëdita, dobar dan!” do të mbahet nga 27 deri më 29 qershor 2024 në Beograd
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?