Në pistën e Kranjska Gora të Sllovenisë, Colturi ka regjistruar kohën e dytë më të mirë, menjëherë pas kampiones olimpike, suedezes Sara Hector.

Ky është podiumi i dytë në karrierën e tetëmbëdhjetë vjeçares, pas vendit të dytë të arritur më herët në Gurgl të Austrisë.

Sipas Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Colturi do të garojë sërish në Slalom të dielën, më 5 janar 2025.