By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget
November 1, 2025
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
November 1, 2025
Tërheqja ushtarake amerikane: A është e sigurt krahu lindor i NATO-s?
November 1, 2025
Ukraina shkatërron tre linja të tubacionit strategjik rus në rajonin e Moskës
November 1, 2025
Reuters: Ukraina dërgoi një grup forcash speciale për të luftuar në Pokrovsk
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haradinaj padit Specialen dhe shtetet financuese
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haradinaj padit Specialen dhe shtetet financuese
Ballina 1Lajme

Haradinaj padit Specialen dhe shtetet financuese

Kosova Times
Last updated: 2025/01/05 at 8:28 PM
Kosova Times Published January 5, 2025
Share
SHARE

Nasim Haradinaj ka ngritur padi kundër Gjykatës Speciale dhe të gjitha shteteve financuese të saj. Këtë padi, Haradinaj e ka bërë duke konsideruar se i janë shkelur të drejtat edhe gjatë procesit gjyqësor, por edhe gjatë mbajtjes së burgut në Hagë për 4 vjet e 3 muaj.

Pas përfundimit të dënimit me 4 vjet e tre muaj burg, Nasim Haradinaj ka ngritur padi ndaj procesit gjyqësor dhe shkeljeve juridike në Speciale.

Haradinaj, në një bisedë për RTK-në, rendit disa nga arsyet se pse e ka paditur Gjykatën Speciale, duke nisur nga shkelja e së drejtës procedurale të ngritjes së aktakuzës e deri te mungesa e fakteve për të cilat ishte dënuar.

“Unë kam dashtë me u ballafaqua me këtë gjykatë, unë dua të ballafaqohem me këto padrejtësi sepse është guxim qytetar i imi, nuk mendoj të përfitoj unë por mendoj që përfiton shteti im, qofte edhe mos të më japim përgjigjej jam i sigurt që lënda ime ka me u trajtua, me ju tregu që ne shqiptarët nuk jemi dele që na kanë vnu një vath në torishtë e bëjnë me ne çka të dojnë, e du të drejtën time njerëzore, për çka ky popull ka luftua, ka derdh gjak dhe du me tregu të drejtat e mia dhe evropiane” mi kanë ndalë vizitat me vëlla timin para se të vdes, m’i kanë ndalë vizitat se ai nuk fliste vetëm se ç’farë flisja unë, më hupnin një ditë vizitë të vetmën gjë që jam munduar që jam mundu me protestua, ma kanë lejua me përcjellë funeralin me Zoom, e kanë pa që kam komunikua me njerëz edhe aty më kanë dënua, njerëzit më janë ofrua me më ngushëllua, unë nuk kam fol asgjë për gjykatën aty”, tha Haradinaj.

Haradinaj e quan proces selektiv, derisa thotë se të drejtat e atyre që mbahen në Hagë po vazhdojnë të shkelen.

“Asnjëherë nuk jam kundër zbulimit të krimeve por jam kundër asaj që është selektive,nga kushdo qoftë nga çfarëdo kombi ose kombësie ka ai person apo çfarëdo ngjyre dhe kjo gjykatë nuk i ka ato.Edhe brenda kësaj që është selektive këta kanë bërë shkelje të tjera. Aty u shkelen e drejta Kadri Veselit e Rexhep Selimit, ju incizohet fëmijët nën moshë minorene, kjo është shkelje njerëzore, nuk ka shlklje më drastike”, thotë Haradinaj.

Avokati i Haradinajt në këtë proces, Toby Kadman, tha se këtë çështje e kanë parashtruar në Grupin e punës të OKB-së për paraburgim arbitrar, por edhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Kadman tha se të dyja këto institucione kanë juridiksione të ndryshme, por pjesa kryesore e argumenteve do të jetë e njëjtë lidhur me procesin dhe procedurat që u miratuan në rastin kundër z. Haradinaj dhe gjykimin e tij i cili siç thotë ai, nuk i plotësonte standardet e kërkuara për gjykim të drejtë sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Argumentet që janë paraqitur kanë të bëjnë si me procesin gjyqësor, ashtu edhe me kërkesën e z. Haradinaj për kushtet e paraburgimit dhe kufizimet që janë vendosur kundrejt tij derisa ishte në paraburgim. Besojmë se këto bien në juridiksion,veçanërisht të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, dhe për këtë arsye kemi ushtruar këtë të drejtë për ta çuar rastin e tij në Strasburg. Dhe rasti nuk mund të ngrihet kundër shtetit të Kosovës. Kur një rast paraqitet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, rasti mund të ngrihet vetëm kundër Shteteve Anëtare të Këshillit të Evropës dhe atyre që janë dakorduar që t’i nënshtrohen juridiksionit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Përderisa gjykata është institucion vendor brenda juridiksionit të Republikës së Kosovës, duhet të merret në konsideratë nëse kjo është në fakt një institucion i Republikës së Kosovës apo nëse ky institucion bie nën autoritetin e shteteve të tjera. Tani, natyrisht, siç e dimë, Bashkimi Evropian ka themeluar Gjykatën”, thotë Kadman.

Avokati Kadman tha se do ta përfaqësojë Nasim Haradinajn në këtë proces pa pagesë. Kjo është hera e parë që Gjykata Speciale është paditur në institucione ndërkombëtare kundër shkeljes së të drejtave dhe shkeljeve të tjera.

You Might Also Like

Kelmendi: Ruajtja e integritetit dhe paanshmëria janë detyrime për prokuror

IPK rekomandoi suspendimin për tre zyrtarë policorë

Nesër zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 300 gjoba në trafik

Bëri presion që për ta votuar kandidatin e LS-së në Viti, arre

Kosova Times January 5, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

PSD mban protestë kundër dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale

Kosova Times Kosova Times December 24, 2022
Murati mirëpriti ministren e Katarit, vlerësohen marrëdhëniet miqësore
“Kurrë nuk kam parë dicka të ngjashme, definitivisht këta janë alienë”: Një stjuardesë ka regjistruar një gjë të pabesueshme gjatë fluturimit (VIDEO)
CEFTA mekanizëm i “domosdoshëm” për Kosovën
Rama për 8 Mars: Nuk ka lule që ua merr nurin, grave të sakrificës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?