By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia sulmon qytetet ukrainase me dronë disa orë pas bisedimeve të paqes, duke vrarë dhe plagosur civilë
June 3, 2025
Dasma e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia shkakton zemërim tek vendasit
June 3, 2025
Qeveria britanike kërcënon të padisë Roman Abramovichin
June 3, 2025
Një tërmet i fortë trondit Turqinë jugperëndimore: Një vajzë (14) vdes nga një sulm paniku
June 3, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ja pse Serbia nuk po e preferon gjuhën e dialogut me Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Ja pse Serbia nuk po e preferon gjuhën e dialogut me Kosovën
Opinion

Ja pse Serbia nuk po e preferon gjuhën e dialogut me Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2025/01/06 at 7:16 AM
Kosova Times Published January 6, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Skënder MULLIQI

Meqenëse qe shumë vite nga bashkësia ndërkombëtare na është kërkuar zhvillimi i dialogut me Serbisë për normalizim të marrdhënieve, të zbërthëjmë pak se çka përmban gjuha e dialogut?Dialogu ishte një akt sublim i mendimit, veprimit dhe sjelljes politike. Është mënyra më e mirë e komunikimit politik. Kur nuk ka dialog në politikë, urdhërohet ose përdoret forca dhe dhuna. Edhe problemi më i vështirë mund të zgjidhet përmes dialogut. Aty ku nuk diskutohet në politikë, thellohen problemet, hapen konfliktet, zgjerohen krizat dhe në fund zhvillohen luftëra. Të jesh gati për t’u takuar dhe për të folur do të thotë t’i lejosh vetes të dëgjosh një mendim, pikëpamje të ndryshme dhe të përballesh me argumente të reja. Vetëm duke u takuar me mendime dhe argumente të ndryshme, është e mundur të gjesh një rrugëdalje dhe përgjigjen e duhur. Dialogu është një mjet në komunikimin politik dhe një nga elementët e rëndësishëm të kulturës politike demokratike. Nuk ka kulturë politike demokratike pa dialog. Një rend demokratik i rregulluar mirë nuk mund të ndërtohet dhe as të funksionojë pa dialog. Dialogu në politikë kërkon: të dëgjosh me vëmendje tjetrin, të tregosh mirësjellje ndaj tjetrit dhe të pranosh tjetrin në mënyrë të barabartë. Njeriu i dialogut është i hapur dhe i beson arsyes. Një njeri i tillë nuk pranon forcën dhe dhunën. Serbët në krye më Vuqiqin nuk e pranojnë dialogun, sepse janë të bindur se e dinë të vërtetën dhe se nuk kanë nevojë për asnjë bisedë. Ata janë të kufizuar dhe budallenj, dhe nëse arrijnë në një pozicion politik – të rrezikshëm dhe të dëmshëm. Nuk ka dialog në politikë pa diversitet, ndershmëri, respekt për veten dhe të tjerët. Negociatat zakonisht shmangin pasojat përfundimtare të ekskluzivitetit – përdorimin e forcës dhe dhunës. Synimet psikologjike të negociatorëve janë më shpesh të padukshme dhe vetëm veprimet janë të dukshme. Ata që barazojnë synimet dhe veprimet në një politikë të tillë negociuese mund të gabohen rëndë. Në politikën e supremacisë, maskat shpesh negociojnë. Aty ku në politikë bëhen premtime, por premtimi nuk kontrollohet dhe ku nuk kontrollohet – nuk ka dialog. Një bisedë e sinqertë është parakusht për të fituar besimin dhe ofron mundësi për pajtim, qoftë edhe mes atyre që deri dje ishin konfliktuar dhe gjakosur. Është pikënisja në ndërtimin e paqes dhe një jete dinjitoze për njerëzit. A ka hyrë në rrugë pa krye dialogu Beograd-Prishtinë shtrohet pas kësaj pyetja logjike?Të gjitha rregullat e lartpërmendura të dialogut Serbia e Vuqiqit, është duke i hudhur poshtë!Deri sa në Bruksel po paralajmërojnë se pa normalizim të marrdhënjeve nuk ka rrugë evropinae as për Kosovën dhe as për Serbinë, situata në terren është përshkallëzuar gjithnjë e më shumë për shkak të veprimeve subverzive dhe terroriste të presidentit serb, Aleksander Vuqiqi, e jo siq ju faturua pa asnjë bazë Kosovës, duke ju vu masa të embargos ekonomike dhe politike nga BE-ja.Kosova nuk bëri asnjë veprim të pa ligjshem, por vetëm vuri rend dhe ligj në veri të Kosovës, që nuk e kishin shumë vjet pas luftës.Ne veri rendin dhe ligjin e bënë strukturat kriminale paralele serbe ne krye me presidentin serb dhe më Listën Serbe.Qeveria jonë e hoqi kontrollin e Beogradit zyrtarë mbi këtë pjesë vitale të vendit.U zhvilluan në Bruksel shumë takime dhe një në Oher në mes Prishtinës dhe Beogradit të udhëhequar nga BE-ja për dialog, por që rezultuan në mos miratimin konkret të Vuqiqit të këtyre marrveshjeve.Bisedimet jo productive u udhëhoqen nga qeku, Mirosllav Lajqak, spanjolli Borrel, dhe nga amerikani Eskobar.Ndërmjetësit ndërkombëtar u treguan të njëanshem në maratonen e bisedimeve duke mbeshtetur më shumë Serbinë, e cila bëri gjenocid mbi popullin shqiptarë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.Serbët në veri nuk janë viktima të shqiptarëve siq pretendon Vuqiqi, por janë viktima të politikës serbomadhe të qetnikëve në pushtetin e Serbisë.Qeveria e Kosovës, me vendosjën e rendit dhe ligjit, ne veri, ka ndihmuar serbët e pa instrumentalizuar, e që janë shumicë nga politika fashiste vuqiqiane, duke i integruar në sistemin e Kosovës.Është manipulim i Serbisë dhe Vuqiqit për të mbetur sa më gjatë në pushtet, kur thotë së serbët nuk shohin mundësinë e bashkejetëses më shqiptarët.Vuqiq dhe Lista Serbe kërkuan që minoriteti serb të bojkotoj zgjedhjet në veri, dhe serbët të largohen nga instituconet e Kosovës.Vuqiqi bëri lojëra më ushtrinë e tij në kufij, pastaj përmës terrorostit Radojqiq tentoj më nda Kosovën më luftë në Banjskë dhe duke e shëmbë kanalin në Zveqan me një akt terrorist tjetër.Këto raste dhe të gjitha rastet në vazhdimësi janë tregues se Beogardi po nxitë dhunën, që përjashton gjuhën e dialogut.Edhe pse më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë , presidenti serb,Aleksander Vuqiq vazhdon më retorikën së kurrë nuk do të njeh pavarësinë e Kosovës, si kusht për arritjën të marrvëshjës përfundimtare për normalizim të marrdhënjeve. Serbia po armatoset e që sigurisht po shkakton shqetësim në rajon dhe në Kosovë. Kremlini po nxit paqëndrueshmërinë në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor me mjete propagandistike dhe hibride, për të zhvendosur luftën edhe në Ballkan, gjë që NATO nuk duhet ta lejon.Edhe të parashtrohen edhe shumë pyetje lidhur më këtë temë, shumë vështirë është që gjuha e dialogut të zënë vend më klikën e kriminelëve të luftës në pushtetin aktual të Serbisë…

You Might Also Like

Kuvendarët manipulant po mundohen të fusin gjithçka në shishe!

Kjo ishte filozofia politike e Adem Demaçit për UÇK-në dhe ata që na fyenin

Korniza e Negociatave Ukrainë – Rusi (propozuar nga Ukraina)

A po i imponohet Kosovës Qeveria e Shpëtimit Kombëtar si formulë e vetme e daljes nga bllokada pas zgjedhore

️Strategjia hibride e Serbisë

TAGGED: #Skënder Mulliqi
Kosova Times January 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Prokuroria mbikëqyrë procesin e votimit në veri

Kosova Times Kosova Times April 21, 2024
Osmani takohet me drejtorin për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Mbështetës i palëkundur në vlerat Kosovë-ShBA
Kurti pret disa nga gazetarët që u sulmuan në Veri
Busulla mes rrënojave
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?