Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu ka uruar fillimin e gjysmëvjetorit të ri shkollor.
“Sot, isha në shkolla të Prishtinës për t’u siguruar për mbarëvajtjen e mësimit. E kënaqur me ndryshimet pozitive që vërej çdo ditë, por mbetet ende shumë punë për të bërë për të arritur standardet evropiane në arsim”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Nënkryetarja e kryeqytetit ka bërë të ditur se nuk do të ketë shkollë që do të aplikojë mësimin me tri ndërrime.
“Nga ky gjysmëvjetor, asnjë shkollë me tri ndërrime. Angazhimi jonë nuk do të ndalet”, vazhdon njoftimi.