By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini: Asnjë negociatë me Amerikën, plani i paqes duhet të eliminojë shkaqet e luftës
November 20, 2025
Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes të BE-së në Tiranë
November 20, 2025
IKD: Vendimi për shkarkimin e Kelmendit, arbitrar dhe i paligjshëm
November 20, 2025
Limaj: Koha është që Kosova ta ketë një alternativë të fuqishme
November 20, 2025
Hamza: Ne kemi propozuar 21 dhjetorin si datë të zgjedhjeve
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, ulet me 1 lek, çmimi i energjisë për konsumin deri 700 kwh në muaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri, ulet me 1 lek, çmimi i energjisë për konsumin deri 700 kwh në muaj
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri, ulet me 1 lek, çmimi i energjisë për konsumin deri 700 kwh në muaj

Kosova Times
Last updated: 2025/01/08 at 8:45 PM
Kosova Times Published January 8, 2025
Share
SHARE

Në Shqipëri, Enti Rregullator i Energjisë miratoi sot uljen me 1 lek, të çmimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë që konsumojnë deri në 700 kilovat/orë në muaj. Kryeministri Edi Rama foli për një arritje të rëndësishme, e mundësuar, siç tha, nga rezultatet e reformave të ndërmarra në këtë sektor. Nga ulja e çmimit, e cila nis më 1 shkurt, pritet të përfitojnë, sipas ministres së Energjisë Belinda Balluku, 1 milionë e 70 mijë abonentë, të cilët do të mund të kursejnë rreth 100 euro në vit.

Enti Rregullator i Energjisë (ERE), u vu në lëvizje pas një kërkese të bërë nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e Operatorit të sistemit të shpërndarjes. Pasi prej një kohe të gjatë, çmimi i energjisë elektrike, ishte mbajtur në nivelin e 9.5 lekëve për kilovat/orë, duke nisur nga muaji i ardhshëm, ky çmim do të ulet me 1 lek, ose me 10.5 për qind, për të gjithë ata abonentë familjarë që konsumojnë deri 700 kilovat/orë në muaj.

Sipas të dhënave të ofruara sot nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendësja e tij, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, nga kjo masë pritet të përfitojnë 1 milionë e 70 mijë abonentë, ose gati 95 për qind e konsumatorëve familjarë. Kush do të kalojë nivelin e 700 kilovat/orëve në muaj, do të vijojë të paguajë për të gjithë energjinë e konsumuar, çmimin prej 9.5 lekësh.

Ministrja Balluku deklaroi se ulja e çmimit “korrespondon me 3.1 miliardë lekë në vit që nga OSHE-ja, shkon në lehtësim për familjet shqiptare, ndërkohë që kursimi maksimal është për 1 abonent, rreth apo mbi 100 euro në vit”.

Ajo shpjegoi se vendimi erdhi si pasojë e ecurisë së mirë të aktivitetit të ndërmarrjeve të sektorit energjitik “duke pasur dy elementë të rëndësishëm, normën e arkëtimit gjithmonë në rritje dhe humbjet teknike, gjithmonë në ulje, ne kemi arritur të konsolidojmë performancën e OSHEE, duke i dhënë mundësi dhe hapësirë fiskale për uljen e çmimit”

Ndërsa humbjet teknike kanë zbritur në nivelin e 17.9 përqind, arkëtimet janë në nivelin maksimal.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi vendimin për uljen e çmimit një arritje historike, rezultat siç tha ai i reformave të thella që kanë prekur sektorin.

Në Shqipëri energjia elektrike ka qenë historikisht e bazuar në burimet hidrike, por vendi po kërkon të shfrytëzojë dhe burimet e tjera. Sipas Kryeminisrit Rama, nga investimet e nisura “kemi 1300 megavat energji diellore, 1.3 giga. Që do të thotë në total do të arrijmë objektivin e 30 përqind të prodhimit të energjisë totale nga burime të tjera përveç ujit, kam parasysh diellin, kam parasysh dhe 300 megavat energji ere që janë projekte tanimë të futura në proces”.

Zoti Rama tha se aktualisht Shqipëria është në vend të parë në rajon për prodhimin e energjisë nga dielli, me 196 megavat, ndërsa Serbia e cila është në vend të dytë, prodhon nga impiantet fotovoltaike 51 megavat.

You Might Also Like

Kremlini: Asnjë negociatë me Amerikën, plani i paqes duhet të eliminojë shkaqet e luftës

Njeriu i Trumpit për Ukrainën, i padëshiruar i Moskës , jep dorëheqjen

Trenat e pasagjerëve përplasen në Republikën Çeke. Më shumë se 40 të plagosur

Ndërprerje e pjesshme e energjisë në Paris – Linjat e metrosë jashtë funksionit

Plani i Trump dhe roli i Witkov – Shqetësim midis evropianëve

TAGGED: #Çmimi, #Energjia elektrike, #Shqipëri
Kosova Times January 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Analistët në Beograd: Kosova, kusht për integrimet evropiane

Kosova Times Kosova Times January 14, 2024
Faqja e internetit për Vatikanin shkruan se Moska dhe Kievi bien dakord të presin ambasadorët e Papës
Uashingtoni rrit sigurinë para zgjedhjeve të 5 nëntorit
ShBA-ja thotë se nuk beson se Izraeli qëndron pas shpërthimeve vdekjeprurëse në Iran
Moti ne Shqiperi parashikohet i vranët shoqëruar me reshje shiu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?