Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër të dyshuar për veprën penale “Grabitje” dhe “Tentim grabitje”, pasi që të dyshuarit afër stacionit të autobusëve në Prizren me forcë dhe me përdorimin e mjetit të mprehtë (thikë) kanë arrit nga viktima (R.C), t’i marrin 200 euro.
“Me datën 08.01.2025, Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Prizren ,si rezultat i hetimeve intensive kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë katër persona të dyshuar:I.B viti i lindjes 2010, E.Z viti i lindjes 2007, F.Z viti i lindjes 2009 , B.M viti i lindjes 2008” , thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, arrestimi i tyre është bërë pasi që janë gjetur prova të mjaftueshme se të dyshuarit me datën 08.01.2024 rreth orës 18:15, të hekurudha – afër stacionit autobusëve Prizren. Me forcë dhe me përdorimin e mjetit të mprehtë (thikë) ka arrit nga viktima (R.C), t’i marrin 200 euro, dy viktimat kanë pësuar lëndime.
“Të dëmtuarit kanë marr ndihmën e parë mjekësore ne spital dhe me pas janë liruar. Sektori i hetimeve kanë arrestuar te dyshuarit, i kanë sjell ne stacionin policor ne Prizren dhe në prezence te avokateve, prindërve, punëtoreve social janë intervistuar dhe kanë pranuar veprën penale në tërsi”, thuhet në njoftim.
Lidhur me veprimet hetimore, është informuar Prokurori Kujdestar për të mitur dhe ndaj katër të dyshuarve është lëshuar Aktvendim për ndalim 24 orë. Ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Grabitje’’ dhe “Tentim Grabitje”.