Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar “Sukseset dhe Sfidat e Kryeqytetit në 2024 dhe Planet për 2025”. Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës se ka bllokuar shumicën e projekteve që kanë qenë të panifikuara të realizohen e që sipas Ramës zvarritja e realizimit të tyre është në dëm të kryeqytetit ndër to projekti për qentë endacak, për lojërat mesdhetare dhe unaza e kryeqytetit.
Rama në një konferencë për medie tha se “Sfida kryesore është edhe aspekti që kemi me qenë endacak. Kryeqyteti vetëm ka adresuar këtë problematik duke stimuluar adoptimin. Deri tani kemi dhënë për adoptim 600 qenë endacak, dhe janë kërkesa edhe për 1000. Uroj që viti ri të jetë bashkëpunues”.
Tutje ai ka shtuar se çështja tjetër e cila ka qenë sfidë edhe vazhdon është unaza e kryeqytetit, jo vetëm për kryeqytetin, por për gjithë Kosovën duke marrë parasysh edhe projektin e Lojërave Mesdhetare, i cili ka koston 206 milionë eurove, projekti është i gatshëm dhe vazhdon të qëndroj si një projekt i pa përkrahur nga qeveria përkundër që ka 40 për qind të buxhetit.
“Kosova është e varur nga buxheti 49.8 për qind vjen nga Prishtina, e kemi një motor të fortë për gjithë Kosovën dhe duhet t’i japim prioritet ndaj gjitha projekteve tjera, ndaj lus që në vitin 2025 të kemi një reflektim nga Qeveria dhe të investohet në këtë projekt madhor”, tha ai.
“Çështja tjetër është nënkalimi “Agim Ramadani” i cili nga marsi është projekt i përfunduar, kërkesa për të filluar punimet ende nuk është miratuar. Çështja e ishullit urban, jemi bllokuar nga institucionet që qendrore. Qeveria i bllokon 30 mijë banor të kryeqyteti. Projekti i spitalit të kryeqyteti është i gatshëm, i njëjti projekt nuk na është dorëzuar për t’u realizuar edhe pas kërkesave që kemi bërë në Ministri. Neve nuk na jepet një projekt”, tha Rama.
Rama po ashtu ka bërë me dije se konkursi për prezantimin e projekteve për sheshin monumental “Adem Jashari”, do të hapet përsëri këtë muaj.
Ai ka njoftuar se asnjë nga projektet e paraqitura në konkursin e kaluar, nuk janë vlerësuar si të përshtatshëm nga përfaqësuesit e familjes Jashari.
Komuna, sipas tij e ka buxhetin prej 150 mijë eurove që ta rihap konkursin për këtë çështje.
“Sheshi monumental i Adem Jasharit ne e kemi pasur konkursin edhe kemi pasur projekt propozime, si pjesë e procesit ne kemi qenë sensitiv edhe ndaj çështjes dhe familjes së Adem Jasharit, edhe e kemi pasur edhe reprezentuesin e familjes ku në bazë të procesit nuk e kanë parë familja asnjë projekt që meriton me ec përpara edhe për këtë arsye nuk kemi ec përpara, gjithë ato projekte që kanë qenë. Buxhetin e kemi 150 mijë euro që ta rihapim konkursin prapë dhe këtë do ta bëjmë në këtë muaj”, ka thënë ai.