By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’
May 12, 2025
Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë
May 12, 2025
ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014
May 12, 2025
Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”
May 12, 2025
Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Republika Sërpska e shënon ditën e saj jokushtetuese, pavarësisht paralajmërimeve nga SHBA dhe BE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Republika Sërpska e shënon ditën e saj jokushtetuese, pavarësisht paralajmërimeve nga SHBA dhe BE
Ballina 2Rajon / Botë

Republika Sërpska e shënon ditën e saj jokushtetuese, pavarësisht paralajmërimeve nga SHBA dhe BE

Kosova Times
Last updated: 2025/01/09 at 9:21 PM
Kosova Times Published January 9, 2025
Share
SHARE

Republika Sërpska, entiteti serb i Bosnjë e Hercegovinës, e ka shënuar të enjten me një paradë në rrugët e Banjallukës 9 Janarin, ditën e saj, të cilën Gjykata Kushtetuese e Bosnjës e ka shpallur tri herë jokushtetuese. Paraprakisht, komuniteti ndërkombëtar kishte bërë thirrje për hetim të çdo shkeljeje të ligjit lidhur me shënimin e ditës jokushtetuese.

Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës nuk i është përgjigjur pyetjeve së Radios Evropa e Lirë nëse është nisur ndonjë hetim në lidhje me shënimin e kësaj dite këtë vit, dhe nëse është bërë ndonjë gjë në lidhje me shënimin e saj vitin e kaluar, kur siç thuhet, ajo kishte vëzhguar aktivitetet e saj.

Në paradën e së enjtes morën pjesë, ndër të tjera, përfaqësues të njësive publike dhe të shërbimeve të shpëtimit, anëtarë të çmobilizuar të Ushtrisë së Republikës Sërpska dhe studentë.

Në mesin e zyrtarëve që morën pjesë, ishin edhe kryeministri i Republikës Sërpska, Radovan Vishkoviq dhe presidenti i Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiq.

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, nuk mori pjesë, pasi është duke shëruar nga një operacion të cilit iu nënshtrua në fillim të dhjetorit.

Në emër të tij foli ministri i Punëve të Brendshme i Republikës Sërpska Sinisha Karan.

Në fjalimin e tij, ai e përmendi edhe Marrëveshjen e Dejtonit, duke vlerësuar se pas përfundimit të procedurës në Gjykatën e Bosnjës kundër Millorad Dodikut “do të dihet nëse Marrëveshja e Dejtonit dhe Bosnja e Hercegovina do të mbijetojnë”.

Dodik po gjykohet për mosbindje ndaj vendimeve të përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt.

Në festimin e 9 Janarit morën pjesë edhe përfaqësues të Qeverisë së Serbisë

Në Banjallukë ka mbërritur edhe një delegacion i Qeverisë së Serbisë. Mes tyre ishte edhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratisllav Gashiq.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratisllav Gashiqm merr pjesë në shënimin e ditës jokushtetuese të Republikës Sërpska në Banjallukë, Bosnje e Hercegovinë, 9 janar.
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratisllav Gashiqm merr pjesë në shënimin e ditës jokushtetuese të Republikës Sërpska në Banjallukë, Bosnjë e Hercegovinë, 9 janar.

Në Banjallukë mbërriti edhe Aleksandar Vulin, ministër në Qeverinë e Serbisë, i cili është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara.

Vulin tha se “Republika Sërpska është festë për çdo serb dhe është festë për të gjithë serbët”.

“Prandaj po e rrënojnë, po e sulmojnë çdo vlerë serbe. Po kërkojnë të përcaktojnë se çfarë do të festojmë ne, si do të festojmë ne, prandaj po kërkojnë të përcaktohet flamuri ynë. Ata duan të sundojnë në vendin tonë. Po kërkojnë që Dodiku të gjykohet si hakmarrje, siç e gjykuan popullin tonë në Hagë. Për ta rrëzuar të parin mes nesh, Aleksandar Vuçiqin, dhe atë në rrugë, jo në zgjedhje”, tha Vulin.

Bosnjë e Hercegovina i dërgoi letër proteste Serbisë për shkak të pjesëmarrjes së zyrtarëve të saj në festimin e ditës jokushtetuese të Republikës Sërpska.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë ministri i Jashtëm i Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.

Në mesin e pjesëmarrësve ishin përfaqësues të Ujqërve të Natës, një degë e klubit rus të motoçikletave të kryesuar nga Alexander Zaldostanov, i cili është i afërt me Kremlinin dhe presidentin rus Vladimir Putin.

Më herët gjatë ditës, Bashkimi Evropian dhe Ambasada e SHBA-së në Sarajevë dhe Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, bënë thirrje për hetim të çdo shkeljeje të ligjit lidhur me shënimin e ditës jokushtetuese të Republikës Sërpska më 9 janar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin që organet e zbatimit të ligjit dhe ato gjyqësore në Bosnjë dhe Hercegovinë të ndërmarrin hapa të shpejtë dhe vendimtarë për të hetuar çdo shkelje ligjore në lidhje me kremtimin e ditës antikushtetuese të Republikës Sërpska më 9 janar, njoftoi Ambasada amerikane përmes një postimi në X.

Nga Ambasada amerikane kanë thënë gjithashtu se vendimet e Gjykatës Kushtetuese bazohen në ligj, jo në opinion.

“Të gjitha entitetet janë të detyruara t’i përmbahen plotësisht vendimeve të institucioneve të Bosnjës dhe Hercegovinës, përfshirë vendimet përfundimtare dhe detyruese të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i këtyre vendimeve përbën vepër penale sipas Kodit Penal të Bosnjës dhe Hercegovinës”, u tha në reagim.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnjë dhe Hercegovinë, u bëri thirrje liderëve politikë të këtij entiteti të refuzojnë retorikën provokuese, përfshirë sfidimin e sovranitetit, integritetit territorial dhe tërësisë së vendit.

“BE thekson detyrimin për të respektuar sovranitetin, integritetin territorial, rendin kushtetues, përfshirë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, si dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Bosnjës dhe Hercegovinës”, u tha në deklaratën e delegacionit të BE-së në Bosnjë e Hercegovinë.

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Christian Schmidt, kujtoi se kremtimi i 9 janarit si Dita e Republikës Sërpska është një shkelje e qartë dhe e drejtpërdrejtë e zbatimit të vendimeve përfundimtare dhe detyruese të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës, si dhe vendimeve të përfaqësuesit të lartë të 1 korrikut të vitit 2023.

Ai paralajmëroi se mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese mund të përbëjë vepër penale, sipas Kodit Penal të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Pse është kontrovers festimi i kësaj dite?

Autoritetet e entitetit të Republikës Sërpska festojnë 9 janarin, datën kur, në vitin 1992, në Sarajevë, Kuvendi i atëhershëm i popullit Serb së Bosnjës dhe Hercegovinës miratoi Deklaratën për shpalljen e Republikës së Popullit Serb të Bosnjës dhe Hercegovinës si një entitet i pavarur brenda Bosnjës dhe Hercegovinës.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Hercegovinës ka vendosur tri herë që kremtimi i 9 janarit si Dita e Republikës Sërpska është antikushtetues.

Qëllimi i asaj kohe ishte që ky territor i Bosnjës dhe Hercegovinës të bashkohej me Jugosllavinë, e cila po shpërbëhej.

Në krye të republikës së vetëshpallur ishin Radovan Karaxhiq, Bilana Pllavshiq dhe Momçilo Krajishnik, të cilët janë dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës. Në miratimin e deklaratës nuk kishin marrë pjesë përfaqësuesit e boshnjakëve dhe kroatëve.

Këta dy popuj e shohin 9 janarin si fillimin e luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe si fillimin e pastrimit etnik, krimeve të luftës dhe gjenocidit ndaj popullsisë joserbe në territorin e Republikës Sërpska.

You Might Also Like

Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’

Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë

ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014

Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”

Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të

TAGGED: #BiH, #Republika Sërpsa
Kosova Times January 9, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Shqiptarët e Luginës marshojnë më 23 shtator kundër diskriminimit

Kosova Times Kosova Times September 12, 2024
Toni Kukoc iu nënshtrua një operacioni në Amerikë, ka shkruar në Instagram…
Vriten nëntë ushtarë izraelitë në një pritë në Gazë
Barazohet seria e finaleve mes Pejës dhe Trepçës
Konjufca dhe drejtoresha e NDI-së, nënshkruan memorandum mirëkuptimi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?