By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
UGSh: Autoritet serbe duhet të garantojnë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve shqiptarë në Serbi
October 11, 2025
I paharrueshëm Poeti europian i shqipes
October 11, 2025
Tetë kërpudha matsutake u shitën në ankand në Japoni për 4,850 euro
October 11, 2025
Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë
October 11, 2025
Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia me plan operativ për mbarëvajtjen e zgjedhjeve më 9 shkurt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia me plan operativ për mbarëvajtjen e zgjedhjeve më 9 shkurt
Lajme

Policia me plan operativ për mbarëvajtjen e zgjedhjeve më 9 shkurt

Kosova Times
Last updated: 2025/01/10 at 6:00 PM
Kosova Times Published January 10, 2025
Share
SHARE

Policia e Kosovës ka hartuar urdhrin operativ policor dhe ka bërë të gjitha planifikimet e saja policore lidhur me zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës,të cilat do të mbahen me datën 9 shkurt 2025.

Policia ka bërë të ditur se me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor është paraparë të angazhohet një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por sipas nevojës mund të angazhohen edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës.

Më tej njoftohet se ky plan operativ ka paraparë katër faza:

Periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese,

Angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore,

Garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve dita (Z),

Periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së, të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.

“Faza e parë tani veçse është realizuar, përderisa tani jemi në fillim të zbatimit të fazës së dytë, për të vazhduar sipas planit me fazat tjera, deri në përfundim të procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim .

Sipas planifikimeve policore qëllimi i këtij urdhri operativ për këtë proces zgjedhor është:

Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

Sigurimi iqendrave të votimit, këshillave komunale të zgjedhjeve, depove komunale, qendrës së numërimit të rezultateve dhe depove qendrore.

Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor.

Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.

“Policia e Kosovës, bazuar në memorandumin e bashkëpunimit në mes të Policisë, Prokurorisë dhe KQZ-së, ka caktuar zyrtarë/hetues në të gjitha drejtoritë rajonale për trajtimin e çdo rasti të mundshëm që ndërlidhet me procesin zgjedhor, nën autorizimet e prokurorëve të caktuar për këtë çështje nga Prokuroria e Shtetit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu janë caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në si dhe janë dhënë udhëzime për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit si dhe të jetë transparente mbi punën dhe angazhimet e saja policore.

Gjithashtu, policia ka inkurajuar të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente, njëherësh të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre. /Kosovatimes/

You Might Also Like

UGSh: Autoritet serbe duhet të garantojnë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve shqiptarë në Serbi

Rregulla të reja për hyrjen dhe daljen nga BE-ja po hyjnë në fuqi

Tentojnë të rrëmbejnë të miturën , përfundojnë në pranga dy persona

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Arrestohet një person në Gjilan për rrëmbim, viktima arrin të shpëtojë

TAGGED: #Plan operativ, #Policia e Kosovës, #Zgjedhje
Kosova Times January 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Varri i kafshëve në vendbanimin e lashtë ilir çudit arkeologët

Kosova Times Kosova Times August 4, 2024
Shefi i CIA-s në Romë, diskutime për armëpushim
“Një përparim nuk ka gjasa.” Ofensiva ruse dështoi, thotë Uashingtoni
I porsalinduri refugjat: Bebja dyjavëshe mes eksodit të armenëve nga Karabaku
15 persona humbën jetën dhe 40 u plagosën nga shpërthimi i një cisternë në Haiti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?