Ai theksoi se me 19 kontrata aktive, ekipi i Ministrisë së Infrastrukturës është në terren dhe po punon pa ndërprerje për të siguruar që qarkullimi në rrugë të jetë sa më i lehtë.

Durmishi bëri thirrje për kujdes dhe respektim të rregullave të komunikacionit.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të vozisin me kujdes, duke respektuar rregullat dhe duke u përshtatur kushteve të rrugës,” tha ai, duke theksuar rëndësinë e sigurisë për të gjithë ata që përdorin rrugët gjatë periudhës së reshjeve.

Ndërkohë, në një njoftimin të  Ministrisë së Infrastrukturës thuhet se tē gjitha rrugët janë të qarkullueshme përpos në viset malore që duhet vozitur me kujdes të shtuar.

“Kompanitë kanë intervenuar gjatë tërë natës në pastrimin e rrugëve. Kërkojmë nga ana e vozitësve që të respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe”, thuhet në njoftimin e ministrisë.