By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Jep dorëheqjen tani, Doktor Berisha!
May 14, 2025
Rohde: Të sigurohet puna e papenguar e gjykatës
May 14, 2025
Përkujtohen masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan, kërkohet drejtësi
May 14, 2025
Ekstradimi i kosovarit në SHBA, Haxhiu: Dëshmi e qartë për sundim të ligjit
May 14, 2025
Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Me fushatën zgjedhore nisin edhe pritjet e qytetarëve për ndryshime
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Me fushatën zgjedhore nisin edhe pritjet e qytetarëve për ndryshime
Ballina 1Lajme

Me fushatën zgjedhore nisin edhe pritjet e qytetarëve për ndryshime

Kosova Times
Last updated: 2025/01/12 at 12:22 PM
Kosova Times Published January 12, 2025
Share
SHARE

Investimet, puna, arsimi… Këto pak fjalë mund të dëgjoheshin nga tri gra që ecnin në një shesh të zhurmshëm të Prishtinës, këtë fillim-janar.

Me t’iu afruar mikrofonin e Radios Evropa e Lirë, ato nuk hezituan të tregonin se po flisnin për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Një e ardhme më e mirë për vendin”, thanë se është dëshira e përbashkët e tyre.

E kjo, sipas njërës prej tyre, do të mund të arrihej vetëm me ringjalljen e industrisë.

“Të gjitha fabrikat janë mbyllur. Pajisjet në to kanë qenë të vjetruara, por me kohë kanë mundur të modernizohen dhe të krijohen mundësi punësimi për brezat e rinj”, u shpreh Hikmete Xharra, profesoreshë në pension e Gjuhës Angleze.

Hikmete Xharra
Hikmete Xharra

Kosova, me mbi 2 milionë votues të regjistruar brenda dhe jashtë vendit, mban zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt.

Në garë janë mbi 1.200 kandidatë, prej të cilëve do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit, dhe katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti i Vetëvendosjes, aktualisht në pushtet, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Fushata e tyre për t’i bindur qytetarët që të votojnë, nisi zyrtarisht më 11 janar.

Për Nazmije Kaçin, kushdo që të fitojë, do të duhej të angazhohej më shumë për tërheqjen e investimeve të huaja në ndërmarrje të ndryshme të Kosovës.

Si inxhiniere e fizikës, ajo tregoi se ka punuar me vite në Minierën e Kishnicës, e cila deri në vitet ’90 ishte një prej motorëve të ekonomisë së Kosovës, por edhe të Jugosllavisë së atëhershme në përgjithësi.

Sot, kjo minierë, e cila gjendet në magjistralen Prishtinë-Gjilan, punon me kapacitete të reduktuara, pikërisht për shkak të pajisjeve të vjetruara dhe mungesës së investimeve.

Nazmija beson se, viteve të fundit, janë krijuar kushte më të mira të sigurisë për investime të huaja.

“Veriu [zonë e banuar me shumicë serbe] është më i sigurt. Investitorët e huaj e kanë më lehtë të investojnë, por nevojitet angazhim i institucioneve”, sipas saj.

Nazmije Kaçi
Nazmije Kaçi

Vetë pensioniste, ajo nuk e lë pa përmendur as këtë kategori të shoqërisë, përfitimet mujore të së cilës variojnë – 120 euro janë pensionet e moshës dhe 218 deri në 318 euro janë pensionet për kontrbutpaguesit.

“Pensionet duhet të rriten deri në 500 euro në muaj. Kjo shumë do të siguronte një mirëqenie më të mirë për pensionistët. Shuma që marrim tash, është shumë e vogël”, sipas Nazmijes.

Në bisedë u përfshi edhe shoqja e tyre.

“Kosova nuk ka ende Shtëpi të Operës dhe Baletit”, tha shkurtimisht ajo.

Zgjedhjet e 9 shkurtit janë të parat të rregullta që do të mbahen në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, më 2008.

Kushdo që i fiton ato, sipas Florim Gashit, do të duhej ta kishte prioritet arsimin.

“Arsimi është ai trungu që shpërndan gjithçka”, sipas tij.

Florim Gashi
Florim Gashi

Vetë mësimdhënës për më shumë se dy dekada në qytetin e Podujevës, ai ankohet për cilësinë e ulët në arsim, e cila shpesh është përmendur edhe në raporte dhe vlerësime të ndryshme ndërkombëtare.

“Duhet të bëhen reforma dhe në qendër të jetë mësuesi, e jo dikush tjetër… sepse në pozita udhëheqëse po vijnë njerëz politikë dhe jo profesionalë”, u shpreh ai.

Një tjetër çështje me rëndësi, sipas tij, është edhe siguria në çdo anë të Kosovës, përfshirë edhe pjesën veriore të banuar me shumicë serbe, ku shpesh ka trazira.

“Shih sa bukur është në sheshin e Prishtinës. Liria e lëvizjes është e rëndësishme për qytetarët”, u shpreh mësimdhënësi.

Në sheshin ku po shëtiste ai, REL-i takoi edhe Artan Gjimnicën, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, por po vizitonte Kosovën për festat e fundvitit.

Ai tha se është regjistruar për të votuar me postë nga SHBA-ja.

Për Artanin, askush nuk duhet të bëjë premtime boshe, por të sigurojë zhvillim të vërtetë të vendit.

Partia që ka vendosur ta votojë ai, tha se “e ka treguar veten” dhe prej saj tani pret që të bëjë më shumë në luftimin e korrupsionit dhe rritjen e punësimit.

Artan Gjimnica
Artan Gjimnica

Kosova, me 1.6 milion banorë të regjistruar, ka shkallën e papunësisë në rreth 10 për qind.

Paga mesatare në vend është 570 euro.

Sipas një vlerësimi të Bankës Botërore, rritja ekonomike këtë vit do të jetë më pak se 4 për qind.

Shumë parti politike dhe kandidatë të tyre ka kohë që kanë nisur të bëjnë fushatë, qoftë me vizita në qytete të ndryshme të Kosovës dhe jashtë saj, qoftë me paraqitje të vazhdueshme televizive.

Ata përpiqen të fitojnë besimin e 2.075.868 votuesve të regjistruar, duke premtuar investime në arsim, shëndetësi, ekonomi, infrastrukturë, bujqësi e sport, por edhe rritje të pagave dhe pensioneve.

Qytetarët që biseduan me REL-in, thanë se planifikojnë të votojnë, por nëse pritjet e tyre do të përmbushen, mbetet për t’u parë.

Premtime të ngjashme, ata kanë dëgjuar edhe më herët…

 

You Might Also Like

Rohde: Të sigurohet puna e papenguar e gjykatës

Përkujtohen masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan, kërkohet drejtësi

Ekstradimi i kosovarit në SHBA, Haxhiu: Dëshmi e qartë për sundim të ligjit

Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato

Mbeturinat pushtojnë rrugët e Prishtinës

TAGGED: #Fushata zgjedhore, #Qytetarët
Kosova Times January 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ministria e Jashtme gjermane këshilloi qytetarët e saj të mos udhëtojnë në Rusi

Kosova Times Kosova Times February 21, 2023
Policia serbe futet në fushë dhe godet futbollistin shqiptar të Tërnocit
Prigozhin me plan për të dërguar “Wagnerites” në rajonin e Belgorodit
Partneri i biznesit i Abramovich dështoi që Londra të hiqte sanksionet
Të maskuar e me armë, grabisin marketin në Ferizaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?