Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Zoran Milanoviq për rizgjedhjen e tij si President i Republikës së Kroacisë.
Përmes një postimi në platformën sociale “X”, Osmani ka shprehur vlerësimin e saj për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Kosovës dhe dëshirën për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve.
Presidentja ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Kosovës dhe Kroacisë, duke e cilësuar Kroacinë si një aleat të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.
“Urime, i dashur President Milanoviq, për rizgjedhjen tuaj si president i Republikës së Kroacisë. Si një mbështetës i palëkundur i popullit të Kosovës dhe i vendit tonë në rrugën e tij drejt familjes euroatlantike të kombeve, pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të fortë. Së bashku, do të forcojmë edhe më tej partneritetin e fuqishëm mes Kosovës dhe Kroacisë,” ka shkruar Osmani.