By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 dhjetor
December 13, 2025
Blogerja e famshme Maria Magdalena u gjet e vdekur: çfarë i ndodhi modeles
December 12, 2025
Miss Finlanda, e cila është me origjinë nga Kosova, i është hequr titulli për shkak të një fotoje kontroverse
December 12, 2025
Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët
December 12, 2025
Ukraina goditi një An-26 rus: U shkatërruan edhe dy sisteme radarësh me vlerë të lartë (VIDEO)
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bien temperaturat në Kosovë, parashikimi i motit për këtë javë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bien temperaturat në Kosovë, parashikimi i motit për këtë javë
Ballina 1Lajme

Bien temperaturat në Kosovë, parashikimi i motit për këtë javë

Kosova Times
Last updated: 2025/01/13 at 7:33 AM
Kosova Times Published January 13, 2025
Share
SHARE

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka theksuar se cikloni nga jugu i Italisë dhe deti Jon, do të kushtëzoj mot me reshje dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

“Një ciklon që ka ardhur nga jugu i Italisë dhe rajoni i Detit Jon ka sjellë reshje intensive në disa zona, kryesisht me lartësi mesataren dhe një rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin. Kjo situatë meteorologjike pritet të vijojë me reshje të reja bore, kryesisht ditën e hënë”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Në njoftim thuhet se ngricat tashmë janë prezente në të gjitha zonat, duke e bërë qarkullimin më të vështirë.

“Për këtë arsye, rekomandohet kujdes i shtuar për drejtuesit e automjeteve, të cilët duhet të jenë të pajisur me mjete dimërore dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme. Gjithashtu, këmbësorët dhe personat e moshuar këshillohen të tregojnë kujdes maksimal për të shmangur rrëshqitjet dhe incidentet në rrugë”, theksohet në njoftim.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thekson se sot moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme të bores, me intensitet të dobët deri mesatar.

Në orët e mëngjesit priten ngrica dhe kushte për mjegull.

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -5°C dhe -3°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në -1°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

Të martën, moti mbetet kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3°C dhe -1°C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 0°C deri në 2°C. Era do të jetë e lehtë nga drejtimi verilindor.

Edhe të mërkurë, moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet -6°C dhe -3°C, ndërsa maksimalet do të jenë nga -2°C deri në 0°C. Era do të jetë e dobët, me shpejtësi 1-3 m/s nga verilindja.

Kuse të enjten, parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes kushte për mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të luhaten nga -6°C deri në -3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga -2°C deri në 2°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/.

Edhe të premten, moti do të jetë i vranët, me periudha të shkurtra me diell gjatë ditës.Në mëngjes ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të variojnë nga -8°C deri në -4°C, ndërsa maksimalet nga -1°C deri në 4°C. Era do të jetë e lehtë nga verilindja, me shpejtësi 1-2 m/s.

You Might Also Like

Kurti: S`heqim dorë nga punët e mira e shërbimi ndaj të mirës së përbashkët

Syla: Nuk kemi garanci kufitare, pjesëmarrja në protestë mbetet individuale

Përfundon ‘Java kundër Korrupsionit 2025’ me një aktivitet konceptual

Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë e çfarëdo kërcënimi

Policia apelon shoferët për kujdes të shtuar, shkak mjegulla e dendur

TAGGED: #IHMK, #Moti
Kosova Times January 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arti grek në zi, ndahet nga jeta kompozitori George Leocakos, ja lidhja e tij me artin shqiptar

Kosova Times Kosova Times August 13, 2024
Çfarë do të nënkuptonte për luftën në Ukrainë kapja e Pokrovskut nga Rusia?
Aktakuzë kundër personit i cili ka kryer sulm kibernetik ndaj portalit “Nacionale”
Nuk ka më vija të kuqe. Ekspertët amerikanë flasin për suksesin e Forcave të Armatosura të Ukrainës
Shqipëria, e para në botë për kërkesat e larta për azil në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?