Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, filloi dëshmia e dëshmitarit të 113-të të ZPS-së.
Ky dëshmitar (W04500 ) është nën masa mbrojtëse dhe është duke dëshmuar përmes video-lidhjes.
Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, dëshmitari ishte arrestuar në vitin 1999 nga pjesëtarë të armatosur të UÇK-së dhe më pas ishte dërguar në një qendër ndalimi ku ishte keqtrajtuar