By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kujtohet Masakra e Reçakut, të nxirren para gjyqit ata që kryen krimet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kujtohet Masakra e Reçakut, të nxirren para gjyqit ata që kryen krimet
Ballina 1Lajme

Kujtohet Masakra e Reçakut, të nxirren para gjyqit ata që kryen krimet

Kosova Times
Last updated: 2025/01/15 at 11:46 AM
Kosova Times Published January 15, 2025
Share
SHARE

Në Reçak kanë nisur homazhet në nderim të 45 civilëve të vrarë nga forcat serbe 26 vjet më parë. Qytetarë të shumtë po bëjnë homazhe në Reçak.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ish-ambasadori Willam Wolker kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, i cili vjen për homazhe vjen në pothuajse në çdo përvjetor ka thënë se dikur ishte kryesisht një shërbim përkujtimor, por tash ka njerëz nga e gjithë Kosova.

“Çdo vit, mbetem i mahnitur nga numri i njerëzve që janë këtu nga i gjithë vendi. Dikur ishte kryesisht një shërbim përkujtimor, por tani ka njerëz nga e gjithë Kosova, dhe supozoj se ka edhe nga e gjithë bota. Pra, ju falënderoj që po e pasqyroni këtë, ju uroj të gjithëve një ditë shumë të lumtur dhe i uroj gjithë popullit të Kosovës një Vit të Ri të lumtur”, ka thënë ai.

Krerët e partive opozitare kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

Homazhe ka bërë kryetari i PDK-së Memli Krasniqi i shoqëruar nga kandidati për kryeministër nga kjo parti Bedri Hamza. Krasniqi ka thënë se klasa politike dhe krerët e shtetit nuk duhet të ndjehen rehat, derisa të ketë drejtësi për secilën jetë të dhënë për lirinë e Kosovës.

“Përkujtojmë një ndër masakrat më të tmerrshme të luftës tonë për liri, dhe në këtë ditë përkujtojmë të gjitha viktimat e gjenocidit serb në Kosovë. Ky është një moment për secilin prej nesh e në radhë të parë për institucionet dhe për klasën politike që edhe një herë të zotohen se asnjë prej nesh nuk duhet të ndjehemi rehat, derisa të ketë drejtësi për secilën jetë të dhënë për lirinë e Kosovës”, ka theksuar Krasniqi.

Ndërsa, Bedri Hamza tha se Kosova duhet të punoj fort që historia të ruhet, si dhe të ndërtohet memoriali i gjenocidit.

“Është një dhimbje po është edhe një gur i madh në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ne do të punojmë fort që historia të ruhet të ndërtohet memoriali i gjenocidit dhe respekt dhe përulësi deri në përjetësi për të rënët e Reçakut”, ka thënë Hamza.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se masakra e Reçakut është pikë kthese për vëmendjen ndërkombëtare. Pas homazheve në Kompleksin Memorial, ai tha se në këtë përvjetor, të gjithë kemi detyrimin moral ta mbajmë gjallë kujtesën e Masakrës së Reçakut.

“Në mëngjesin e ftohtë të 15 janarit 1999, forcat policore, ushtarake dhe paramilitare të Serbisë kryen një nga aktet më të rënda të historisë së vonshme njerëzore. 45 civilë shqiptarë – burra, gra, të moshuar dhe fëmijë – u vranë e u masakruan brutalisht. Ambasadori William Walker e cilësoi këtë masakër si një “krim kundër njerëzimit”, një akt që tronditi ndërgjegjen e botës dhe shënoi një pikë kthese në angazhimin ndërkombëtar për çlirimin e Kosovës. Sot, 26 vjet më pas, kujtojmë me dhimbje e nderim sakrificën e viktimave të Reçakut dhe qëndresën e familjarëve e të mbijetuarve që bartin ende plagët e asaj tragjedie. Ky krim mizor është më shumë se një akt brutal dhe një dhimbje kombëtare; është një rikujtim i përjetshëm i çmimit që pagoi populli ynë për liri dhe shtetësi, dhe sakrifica që mundësoi krijimin e shtetit tonë të pavarur dhe realizimin e ëndrrës kombëtare për lirinë që e gëzojmë sot”, ka thënë Abdixhiku.

Homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak ka bërë edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj së bashku me partnerët e koalicionit. Ai ka kërkuar drejtësi për civilët e vrarë e masakruar në Reçak nga forcat serbe.

“E para që na duhet ta themi është se duam drejtësi, diçka që na takon me të drejtë për të kërkuar. Ende nuk ka drejtësi për Reçakun dhe për shumë masakra në Kosovë. Është absurde kjo gjendje që të mos ketë drejtësi dhe të mos nxirren para gjyqit ata qe i kanë kryer këto krime”, ka theksuar Haradinaj.

Ai ka thënë se e vërteta e Reçakut dhe Kosovës është e pandryshueshme përjetësisht.

“I përjetshëm kujtimi për martirët e Reçakut, e vërteta e Reçakut dhe Kosovës është e pandryshueshme përjetësisht, liria ka ardhur falë gjakut dhe sakrificës, gjithsesi edhe falë ndihmës së aleatëve tanë, NATO-s prirë nga Amerika”, ka thënë ai.

Ndërsa, kreu i Nismas, Fatmir Limaj ka thënë se masakra e Reçakut është në themelet e lirisë së Kosovës, andaj me përkulje nderojmë të gjithë martirët dhe dëshmorët, jo vetëm të kësaj masakre, por të gjithë kombit.

Homazhe ka bërë edhe Eman Rrahmani nga Lista për Familjen.

“Jemi në përkujtim të masakrës dhe gjenocidit që ka kryer Serbia këtu në Reçak në familjet shqiptare. Neve na mbete që të angazhohemi që të jemi çdo herë pranë atyre që kanë ndihmuar dhe kanë vepruar për  mbrojtjen e familjes, mbrojtjen e vendit dhe tokave shqiptare”, ka theksuar Rrahmani.

Nisin homazhet në Reçak, nderohen 45 shqiptarët që u vranë nga forcat serbe

Janë mbushur 26 vjet nga masakra më e tmerrshme mbi popullatën civile në Reçak nga forcat serbe. Qytetarë të shumtë që në orët e para të mëngjesit kanë arritur në Kompleksin Memorial ku prehën 45 shqiptarë të paarmatosur që u vranë e u masakruan barbarisht, më 15 janar 1999.

Qytetarë nga gjithë Kosova po nderojnë martirët duke vënë kurora lulesh”.

Pranë varreve, si çdo vit, ndodhën dhe familjarët e tyre, të cilët janë të parët që kanë arritur te Memoriali duke përkujtuar ditën më të rëndë për ta e më tragjiken e historike të Kosovës, që tmerroi botën.

You Might Also Like

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Të shtëna me armë në `Bregun e Diellit` në Prishtinë

Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës

Zvicra, përkrahëse e Kosovës dhe partnere në zhvillimin ekonomik

Zyrtarë policorë shpëtojnë jetën e një personi

Kosova Times January 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Bjellorusia mban zgjedhje nën masa të rrepta sigurie, opozita bën thirrje për bojkot

Kosova Times Kosova Times February 25, 2024
Osmani: Të vërtetën do ta mbrojmë kurdo e kudo
Takimi ShBA-Karta e Adriatikut: Ballkani mbetet subjekt i ndikimeve malinje
Sejdiu: Kosova është përmbushje e vullnetit për shtet të lirë
Britania ka anuluar tranzitin pa viza në aeroporte për rusët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?