By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’
May 12, 2025
Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë
May 12, 2025
ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014
May 12, 2025
Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”
May 12, 2025
Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nga, masakra në manipulim, strategjia serbe, për ta mohuar historinë e Reçakut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Nga, masakra në manipulim, strategjia serbe, për ta mohuar historinë e Reçakut
Opinion

Nga, masakra në manipulim, strategjia serbe, për ta mohuar historinë e Reçakut

Kosova Times
Last updated: 2025/01/15 at 10:50 PM
Kosova Times Published January 15, 2025
Share
SHARE

Instituti për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS”

Më 15 janar 1999, në ditën e dytë të Vitit të Ri ortodoks, Serbia shënoi edhe një kapitull të errët mizorie në historinë së saj. Në fshatin Reçak të Shtimes forcat serbe masakruan 45 burra, gra e fëmijë – të gjithë civilë dhe të paarmatosur. Ky akt barbar dëshmoi edhe një herë brutalitetin e një regjimi vrastar e gjenocidal në kuadër të projektit për shfarosjen e shqiptarëve.

Nëse deri atë ditë makineria e propagandës serbe kishte arritur të fshihte e shtrembëronte faktet e krimeve të saj në Kosovë, në Reçak triumfoi e vërteta për shkak të syve të ambasadorit William Walker. Mëngjesin e 16 janarit 1999, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Walker, vizitoi vendin e krimit, së bashku me një grup gazetarësh. Para tyre shtrihej një skenë tmerri: trupat e viktimave të masakruara në mënyrë çnjerëzore ishin shpërndarë nëpër luginë dhe zona të tjera të fshatit.

“Masakër” dhe “krim kundër njerëzimit”, kështu e përshkroi Walker këtë akt barbar, duke e kthyer Reçakun në simbolin e tragjedisë së popullit shqiptar nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. Ky krim tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare dhe shërbeu si pikë kthese, duke zbuluar fytyrën e vërtetë të regjimit serb dhe brutalitetin e tij sistematik ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Reçaku nuk ishte vetëm një masakër; ishte një thirrje për drejtësi dhe ndërgjegje për komunitetin ndërkombëtar. Në një kohë kur negociatat për paqe ishin në pikën më të ndjeshme, ky akt i neveritshëm e thelloi bindjen se ndërhyrja ishte e domosdoshme për të ndaluar krimet kundër njerëzimit.

Mohimi i së vërtetës dhe propaganda serbe mbi masakrën e Reçakut

Masakra e Reçakut, një akt brutal që tronditi botën, vazhdon të mohohet nga Serbia edhe sot, pavarësisht fakteve të pamohueshme dhe dëshmive ndërkombëtare. Në krye të shtetit serb sot qëndron Aleksandar Vuçiq, ish-ministri i Informacionit në regjimin e Millosheviqit, një figurë që ka qenë drejtpërdrejt e përfshirë në propagandën e asaj kohe dhe që zotëron informacione të sakta mbi krimet e kryera.

Në vitin 2021, Vuçiqi e quajti masakrën e Reçakut një “fabrikim” nga aktorët ndërkombëtarë, ndërsa William Walkerin e përshkroi si një “njeri të frustruar”. Ministri serb Aleksandar Vulin, në të njëjtën linjë mohimi, e cilësoi ngjarjen një “gënjeshtër dhe falsifikim të tmerrshëm”. Ky refuzim i realitetit nuk është vetëm një përpjekje për të mbrojtur imazhin e regjimit të kaluar, por edhe për të vazhduar narrativen propagandistike të Serbisë.

Në vitin 1999, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë pretendonte se “njësitë e saj policore ishin sulmuar nga grupe terroriste shqiptare”, duke pohuar se viktimat nuk ishin civilë, por pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ky version i ngjarjeve u përforcua nga një raport i hartuar nga një ekip mjekësor jugosllavo-bjellorus, i cili pretendonte se të gjithë viktimat, përfshirë një fëmijë 12-vjeçar, ishin “separatistë guerilas”.

Megjithatë, një hetim i dytë i udhëhequr nga antropologia finlandeze dr. Helena Ranta, përfaqësuese e Bashkimit Evropian, konkludoi se viktimat ishin civilë të paarmatosur dhe masakra ishte një “krim kundër njerëzimit”. Për fat të keq, publikimi i këtij raporti u vonua për dy vite, duke lejuar Serbinë të manipulonte faktet dhe të përhapte dezinformata. Pavarësisht përpjekjeve për të fshehur të vërtetën, mediat e pavarura ndërkombëtare dokumentuan mizorinë e Reçakut dhe zbuluan tentativat e regjimit serb për të fshehur këtë krim monstruoz.

Në përpjekje për të vazhduar mohimin dhe për të justifikuar veprimet e saj, Serbia prodhoi një dokumentar nëpërmjet Radio Televizionit Shtetëror të Serbisë, duke e përdorur median si një mjet propagande për të shtrembëruar të vërtetën.

Përpjekjet për mohimin e masakrës së Reçakut dhe strategjia e manipulimit serb

Serbia nuk u ndal vetëm me mohimin dhe propagandën, por përdori edhe spiunë dhe operacione të fshehta për të shtrembëruar të vërtetën e masakrës së Reçakut. Në këtë kuadër, u angazhuan individë që kishin për detyrë të bartnin fajin mbi shqiptarët dhe për të fabrikuar një narrativë të re për të diskredituar masakrën. Ndër këto përpjekje ishte edhe një plan për të krijuar një “shtëpi të verdhë” të dytë pranë Reçakut, për të forcuar akuzat e rreme ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë dhe policisë, arriti të zbulonte dhe të arrestonte dy shqiptarë, Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të cilët punonin për shërbimin e inteligjencës serbe BIA. Hetimet zbuluan se këta individë kishin për mision të përhapnin dezinformata mbi Masakrën e Reçakut dhe të transformonin historinë e luftës në Kosovë në favor të narrativës serbe.

Këta agjentë, nën drejtimin e Serdjan Rosiqit, kishin një agjendë të gjerë: të shtrembëronin ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, duke krijuar idenë se Masakra e Reçakut ishte inskenuar nga ndërkombëtarët si pretekst për ndërhyrje ushtarake në ish-Jugosllavi. Për më tepër, Bedri Shabani kishte një synim strategjik të urdhëruar nga Serbia: të krijonte një kopje të “shtëpisë së verdhë” në Mollopolc të Shtimes, një fshat pranë Reçakut. Kjo ishte një përpjekje për të lidhur ish-spitalin ushtarak të UÇK-së me fabrikime mbi trafikimin e organeve, duke përforcuar propagandën serbe.

Pavarësisht mohimeve të menjëhershme nga BIA pas arrestimeve, përgjimet e telefonatave të publikuara nga hetimet vërtetuan lidhjen e qartë të këtyre individëve me shërbimin serb. Këto dëshmi ekspozuan edhe një herë gënjeshtrën dhe përpjekjet sistematike të Serbisë për të manipuluar të vërtetën dhe për të minuar drejtësinë ndërkombëtare.

Masakra e Reçakut nuk është vetëm një krim kundër njerëzimit, por edhe një test i vazhdueshëm përballë mohimeve dhe manipulimeve të një regjimi që refuzon të përballet me të kaluarën e tij. Përpjekjet për të tjetërsuar historinë janë një kujtesë e qartë për rëndësinë e ruajtjes së së vërtetës dhe të drejtës për viktimat e pafajshme.

You Might Also Like

Putini dëshiron të adresojë ‘shkaqet rrënjësore’ të pushtimit të tij

Gërxhaliu: 50% e Fitimit Neto të Bankave Komerciale të investohet në Kosovë

A është i mundur rikthimi i filozofisë politike rugoviane në LDK?!

Kuvendarët e zgjedhur nga populli që po duken e sillen si kamp paramilitarësh

Dështimi i 14-të, turpi i partive parlamentare!

TAGGED: #Gurakuç Kuçi
Kosova Times January 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Përleshje në Prishtinë, 3 të lënduar dhe 6 të shoqëruar në polici

Kosova Times Kosova Times September 5, 2024
Vetëvendosje për serbët, vetë-menaxhim për shqiptarët!
Rizvanolli i propozon ZRrE: Mos të ketë rritje për 800 kWh në muaj
Kosova luan mirë, por mundet nga Mali i Zi
ShBA: Mundësia që Irani ta furnizojë Rusinë me raketa, alarmuese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?