Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se pas mbledhjes dhe analizimit të provave personale dhe materiale, ka vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se i pandehuri O.K, që nga janari 2013, i është bashkuar dhe ka marrë pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist “Al Nusra”, në rrethinën e qytetit të Damaskut, në shtetin e Sirisë, duke ndërmarrë veprime konkrete të caktuara nga udhëheqësit e kësaj organizate.

Andaj, sipas Prokurorisë Speciale, me këtë edhe e ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës Kosovës.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit, ka kërkuar nga Gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor, duke e dënuar sipas Kodit Penal dhe të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në përfundim e këtij rasti penal.