Në veri, tashmë faturon KRU “Mitrovica”

Në veriun e vendit, faturat për shpenzimin e ujit do të inkasohen nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”. Kjo do të bëhet e mundur pasi u arrit një marrëveshje ndërmjet katër komunave të veriut dhe KRU “Mitrovica”.

Faturat e ujit të banorëve nga Mitrovica Veriore, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi, tani e tutje do të inkasohen dhe faturohen nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”.

Kjo pas nënshkrimit të marrëveshjes së arritur për shërbime të ujësjellësit dhe ujërave të ndotura me katër komunat veriore.

“Çështja është diçka që e ka rëndua KRU “Mitrovicën” ndër vite, por kemi besimin e plotë se pas zgjedhjes së çështje së pagesës së energjisë në katër komunat në veri edhe kjo lidhur me pagesën e faturave të ujit do të zgjidhet”, ka thënë pos tjerash ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Për marrëveshjen foli edhe kryeshefi ekzekutiv i ujësjellësit rajonal “Mitrovica”, Bashkim Kurti. Ai tha implementimi i kësaj marrëveshje në katër komunat në veri kërkon kohë.

Këto katër komuna janë ende nën menaxhimin e strukturave ilegale, që kanë aktive në veri të vendit.