By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane
September 19, 2025
A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato
September 19, 2025
Defekt në rrjet, mungesë uji në disa lagje të Prishtinës
September 19, 2025
Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara
September 19, 2025
72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nga emigrimi “i detyruar” te krimi ekonomik, 5 rreziqet kryesore për Shqipërinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Nga emigrimi “i detyruar” te krimi ekonomik, 5 rreziqet kryesore për Shqipërinë
Lajme

Nga emigrimi “i detyruar” te krimi ekonomik, 5 rreziqet kryesore për Shqipërinë

Kosova Times
Last updated: 2025/01/16 at 9:03 AM
Kosova Times Published January 16, 2025
Share
SHARE

Konflikti i armatosur, moti ekstrem dhe dezinformomi janë identifikuar si rreziqet kryesore globale për vitin 2025, sipas Raportit të Rreziqeve Globale, të përpiluar nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF).

Pavarësisht gjetjeve në rang global, duket se vendi ynë do të përballet me të tjera rreziqe gjatë këtij viti.

Sipas raportit pesë rreziqet kryesore janë:

1.Emigrimi i detyruar

2.Mungesa e punës dhe/ose talentit

3.Krimi dhe veprimtaria ekonomike e paligjshme

4.Shërbime publike dhe mbrojtje sociale të pamjaftueshme

5.Pabarazia (pasuria, të ardhurat).

Emigrimi i detyruar “hall i përbashkët” i rajonit

Emigrimi i pavullnetshëm ( i detyruar) dhe mungesa e fuqisë punëtore apo e talenteve janë dy nga 5 risqet kryesore që mbizotërojnë edhe në Serbi, Maqedoninë e Veriut, dhe Kosovë (Mali i Zi nuk përfshihet në raport).

Rreziqet më të mëdha me të cilat përballet bota tani dhe në 10 vitet e ardhshme

Gati një e katërta (23%) e të anketuarve në “Raportin e Rreziqeve Globale” renditën konfliktin e armatosur me bazë shtetërore si shqetësimin më urgjent për vitin 2025.

Keqinformimi dhe dezinformimi, u përmendën si rreziqet kryesore gjatë një horizonti kohor dy-vjeçar për të dytin vit radhazi, ndërsa shqetësimet mjedisore si ngjarjet ekstreme të motit, humbja e biodiversitetit dhe kolapsi i ekosistemit dominuan në renditjen e rrezikut 10-vjeçar.

Ngjarjet ekstreme të motit, të cilat përfshijnë valë të nxehti, tornado dhe përmbytje, u shfaqën dukshëm midis rreziqeve afatshkurtra dhe afatgjata. Kriza klimatike po e bën motin ekstrem më të shpeshtë dhe më intensiv.

Raporti vjen pasi afro 3000 liderë nga më shumë se 130 vende përgatiten të marrin pjesë në takimin vjetor të WEF. Veprimtaria katër-ditore nis të hënën (20 janar) në fshatin malor zviceran të Davos.

“Rritja e tensioneve gjeopolitike, një thyerje e besimit global dhe kriza klimatike po e tensionojnë sistemin global si kurrë më parë.

Në një botë të karakterizuar nga thellimi i ndarjeve dhe rreziqeve të shumta, liderët globalë kanë një zgjedhje: të nxisin bashkëpunimin dhe qëndrueshmërinë, ose të përballen me paqëndrueshmëri të shtuar. Aksionet nuk kanë qenë kurrë më të larta”, tha në një deklaratë Mirek Dušek, drejtor menaxhues në WEF.

Sondazhi merr në konsideratë rreziqet në periudhën afatshkurtër deri në vitin 2025, afatshkurtër dhe afatmesëm deri në vitin 2027 dhe afatgjatë deri në vitin 2035. Më shumë se 900 ekspertë globalë të rreziqeve, politikëbërës dhe udhëheqës të industrisë u anketuan në shtator dhe tetor të vitit të kaluar për të informuar raportin.

“Bota është në një gjendje të rëndë”

WEF tha se konflikti i armatosur u anashkalua si një rrezik kryesor afatshkurtër dy vjet më parë, një zhvillim që reflekton tensionet gjeopolitike në rritje dhe një peizazh global gjithnjë e më të përçarë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka paralajmëruar më parë se bota po përballet me numrin më të madh të konflikteve që nga Lufta e Dytë Botërore, duke përmendur pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, si dhe konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Disa nga rreziqet e tjera afatshkurtra të identifikuara në raportin e fundit të WEF përfshijnë polarizimin shoqëror, spiunazhin kibernetik, ndotjen dhe pabarazinë./ Monitor

You Might Also Like

Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane

Defekt në rrjet, mungesë uji në disa lagje të Prishtinës

72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri i kthjellët deri 33 grad

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Kosova Times January 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rinia e PDK-së proteston para Qeverisë në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë: “Ktyne nuk ua nin për neve”!

Kosova Times Kosova Times August 12, 2023
Roma e gatshme të shesë Abrahm-in, ja sa para kërkon për anglezin
Çmimet e larta godasin kosovarët: “Ndonjëherë nuk fitoj asnjë cent”
Kryeministri polak njoftoi shpalljen amerikane të armëpushimit në Ukrainë
Tahiri i AAK-së: Nuk e mbështesim rritjen e pagave prej 50 eurove
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?