By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një rritje e madhe e interesit të udhëtarëve nga Amerika për në Shqiperi
January 27, 2026
Arrestohet në Prishtinë për vjedhje të rëndë shtetasi i Malit të Zi
January 27, 2026
Inspekcioni i Komunës ndërprenë ndërtimin e paligjshëm në Mitrovicë
January 27, 2026
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve
January 27, 2026
IKSHPK njofton për zonat ku uji nuk rekomandohet për pije
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lirohen tre malazezët e arrestuar në Kosovë vitin e kaluar për “nxitje të urrejtjes”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lirohen tre malazezët e arrestuar në Kosovë vitin e kaluar për “nxitje të urrejtjes”
Lajme

Lirohen tre malazezët e arrestuar në Kosovë vitin e kaluar për “nxitje të urrejtjes”

Kosova Times
Last updated: 2025/01/17 at 7:14 PM
Kosova Times Published January 17, 2025
Share
SHARE

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka pushuar hetimet ndaj tre malazezëve të arrestuar në fund të vitit të kaluar nën dyshimin për “nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit”, konfirmoi të premten për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.

Kozmaqi tha se “nga provat e siguruara nuk është vërtetuar se të pandehurit R.K. M.J. dhe D.L. e kanë kryer veprën penale, për të cilën është zhvilluar hetimi nga Prokuroria Speciale”.

Policia e Kosovës i arrestoi më Rajko Krivokapiq, 34 vjeç, Marinko Jovanoviq, 24 vjeç, dhe Dragutin Llallatoviq, 24 vjeç, për shkak se targat e automjetit me të cilin kishin shkuar në manastirin e Deçanit më 24 nëntor 2024, mbanin mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Mbishkrimet që e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë, autoritetet kosovare i trajtojnë si provokim dhe nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar.

Ata janë mbajtur në paraburgim prej nëntorit 2024 me urdhër të Gjykatës Themelore në Pjesë.

Pas arrestimit të tyre në nëntor, ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviq, tha se dy nga tre të arrestuarit ishin pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi, dhe “ata zyrtarisht ndodhen në pushim mjekësor”.

“Bëhet fjalë për pjesëtarë të mirë dhe shembullorë të ushtrisë”, tha Krapoviq asokohe.

Arrestimi i tyre kishte nxitur protestë dhe reagim nga Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi, si dhe nga kryetari i komunës së Nikshiqit, Marko Kovaçeviq, i cili është funksionar i partisë Demokracia e Re Serbe (Nova Srpska Demokratija – NSD), pjesë e Frontit Demokratik prorus që së fundmi është shpërbërë.

Asokohe, Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi tha se kishte nisur “një protestë të ashpër ndaj krahinës jugore serbe për arrestimin e besimtarëve”, si dhe një protestë ndaj autoriteteve malazeze.

Partitë politike proserbe në Mal të Zi, si dhe Kisha Ortodokse Serbe, nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, por e konsiderojnë si territor të Serbisë.

Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila u rrëzua nga pushteti në gusht të vitit 2020.

You Might Also Like

Arrestohet në Prishtinë për vjedhje të rëndë shtetasi i Malit të Zi

Inspekcioni i Komunës ndërprenë ndërtimin e paligjshëm në Mitrovicë

Përmbyllet procesi i rinumërimit në 77% të vendvotimeve

IKSHPK njofton për zonat ku uji nuk rekomandohet për pije

Mitrovicë, policia zhvillon aktivitete sensibilizuese kundër drogave

TAGGED: #Lirohen tre malazezët, #Prokuroria Speciale e Kosovës
Kosova Times January 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Pronarët e lokalit ku vdiqën 40 persona: Nuk jemi ne fajtorë. Ishte shfaqja e Cyane-s

Kosova Times Kosova Times January 27, 2026
Vdekja misterioze e turistit britanik, 30 vjeç, vdes në Ayia Napa
Donjeta Sadiku për RTK-në: Në Paris kam ardhur për medalje
Medvedev lavdëron Dodikun: Ai udhëheq një politikë të ekuilibruar dhe të mençur
Policia në Qipro shkatërroi një bandë të paligjshme evropiane që lehtësonte emigracionin përmes martesave të rreme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?