By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vota inatçore përcakton fituesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Vota inatçore përcakton fituesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit!
Opinion

Vota inatçore përcakton fituesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit!

Kosova Times
Last updated: 2025/01/17 at 2:26 PM
Kosova Times Published January 17, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Jo të gjithë qytetarët e vendit janë duke u angazhuar për ndryshime në këtë vend. Bashkëfajtor janë të gjithë ata të cilët me votën e tyre po i mbajnë në pushtet këtë klasë injorantësh dhe kusarësh politikë.

Në mungesë bojkoti, do të fitojë hipokrizia politike

Para se të lëshohem në analizën politike parazgjedhore, zgjidhja më e mirë do të ishte bojkoti total i këtyre zgjedhjeve, si e vetmja mundësi për ndëshkimin e përgjithshëm të kësaj klase politike, por meqenëse kjo është e pamundur të ndodhë, atëherë, duhet një reflektim maksimal i elektoratit deri në ditën e votimit.

LDK-ja si partia më e vjetër dhe me traditën më të gjatë demokratike, do ta ketë të vështirë të shënojë ngritje numerike nga zgjedhjet e kaluara shkaku i injorimit dhe mos përfshirjes së themeltarëve në listën zgjedhore. Megjithatë, ekziston një mundësi imagjinare për rimëkëmbjen numerike të LDK-së, ajo është tek “ringjallja” e engjëllit Rugovë!

PDK si partia më e madhe opozitare në Kosovë, e tillë pritet të mbetet edhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Kur jemi tek PDK-ja, vlen për t’u theksuar se, për dallim nga LDK-ja, edhe pas ndarjes së NISMA-s, ajo arriti ta ruaj elektoratin e saj besnik.

AAK si subjekti i tretë opozitarë, në të gjitha zgjedhjet ka arritur ta ruaj konstancën e subjektit politik me ngritje dhe rënie të lehta, duke u bërë pjesë konstruktive e pothuajse të gjitha qeverisjeve të pasluftës. Bashkimi me NISMA nuk do ta ndihmojë më shumë sesa bashkimi me PSD-në katër vite më parë.

Koalicioni për Familjen me vetëm 72 deputet në garën zgjedhore mund të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve dhe atë si rezultat i suportit nga biznesmeni më i njohur në trevat shqiptare, i liderit të AKR-së, z. Behgjet Pacolli.

Qëllimisht e lash për fund partinë e parë politike, LVV-në e cila erdhi në pushtet me grumbullimin e të gjitha ideologjive politike, duke e kthyer Lëvizjen në deponi të të pakënaqurve politikë, por jo edhe në forcë reale të ndryshimit pozitiv politik.

Përmbajtja nga brenda, e të gjitha llojeve dhe ngjyrave politike, e bën LVV-në subjektin më heterogjen të skenës politike kosovare.

LVV-ja sot më shumë i ngjet një lumi të vërshuar sesa një oqeani të qetë. Në të ardhmen e afërt kur lumi (LVV) të kthehet në shtratin e vet, do të shihet realisht sasia dhe pastërtia e kësaj force politike.

Arsyeja pse LVV-ja nuk paraqet ndryshim substancial për vendin, është fakti se brenda saj ka eksponent që deri dje ishin pjesë e keq-qeverisjes, e korrupsionit dhe krimit të organizuar, e kapjes së institucioneve të shtetit dhe e uzurpimit të pronave publike.

Djajtë me një të ndërruar të gëzofit nuk kthehen në engjëj, por engjëjt mund të kthehen në djajtë brenda natës!

Për dallim nga herët e tjera, kësaj radhe vota qytetare nuk do të jetë shprehje e vullnetit të lirë, por votë inatçore, e shprehjes së urrejtjes individuale e motivuar po ashtu për hakmarrje personale dhe partiake.

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times January 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Prof. Haxhi Aliko, njeriu që la gjurmë në mjekësinë veterinare dhe te ata që e njohën

Kosova Times Kosova Times January 27, 2025
Republikanët mbështetje për zotin Trump pas ngritjes së akuzave penale: Demokratët po përdorin politikisht drejtësinë
DASh bën thirrje për proces të drejtë ligjor ndaj Tefik Mustafës në Serbi
KQZ: Dy milionë e 75 mijë e 868 qytetarë me të drejtë vote
Kurti: Enver Zymberi simbol i përjetshëm i sovranitetit të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?