By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Basha premton mbështetje për stabilitetin e RTK-së
October 29, 2025
Siria njeh Kosovën
October 29, 2025
Sekuestrohen katër objekte te “Rana e Hedhun”, masa sigurie për nëntë persona
October 29, 2025
SPERTK-u takoi Bashën, kërkon zgjidhje për pagat e punëtorëve të RTK-së
October 29, 2025
Krasniqi takon Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: AVONET: Pushteti të i mbajë duart larg nga pavarësia e mediave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > AVONET: Pushteti të i mbajë duart larg nga pavarësia e mediave
Lajme

AVONET: Pushteti të i mbajë duart larg nga pavarësia e mediave

Kosova Times
Last updated: 2025/01/18 at 5:02 PM
Kosova Times Published January 18, 2025
Share
SHARE

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET përmes një komunikate për media ka reaguar duke shprehur shqetësimin e thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin e Pavarur për Media, ku anëtarët e këtij institucioni vendosën të zgjedhin një kryetar të ri para përfundimit të mandatit të kryetarit aktual.

Sipas tyre zhvillime të tilla ngrenë dyshime serioze mbi ligjshmërinë dhe pavarësinë e veprimeve dhe anëtarëve të këtij institucioni, duke vënë në pikëpyetje respektimin e kushtetutshmërisë dhe legjislacionit pozitiv në vend.

“Ndryshimet e rregullores dhe procedimi i zgjedhjes së kryetarit të ri pa transparencë dhe pa një proces të rregullt , përbën një praktikë shqetësuese, e cila mund të ndikojë drejtpërdrejt në funksionimin e lirë të mediave dhe lirinë e shprehjes në vend, të cilat janë edhe liri dhe të drejta të garantuara nga akti themeltar i Republikës së Kosovës, Kushtetuta e Kosovës”, thuhet në reagim.

Sipas tyre ky veprim, i cili është përcjellë me reagime të shumta nga mediat, shoqëria civile dhe ekspertë ligjorë, konsiderohet si një hap që rrezikon autonominë e një prej institucioneve kyçe për garantimin e pluralizmit medial. Në një demokraci funksionale, institucionet e pavarura duhet të mbeten të paprekura nga ndikimi politik dhe ndërhyrjet e pushtetit.

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET kërkojnë nga KPM që të shqyrtojnë revokimin e këtij procesi dhe të garantojnë se çdo vendim në KPM bëhet në përputhje të plotë me ligjin dhe parimet demokratike.

“Zbatimi i ligjit në mënyrë selektive dhe ndryshimi i rregullave në favor të interesave të caktuara dëmton besimin në sistemin institucional të vendit”, thuhet tutje në reagim.

AVONET kërkon urgjentisht nga KPM dhe institucionet e tjera relevante që:

Të ofrojnë transparencë të plotë mbi procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të KPM-së.

Të garantojnë se veprimet e ndërmarra janë në përputhje me ligjin dhe rregulloret në fuqi.

Të ndalojnë çdo përpjekje për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në institucionet e pavarura.

Të sigurojnë që KPM të mbetet një institucion i pavarur dhe i paanshëm në raport me pushtetin politik.

“Në një shoqëri e cila kultivon dhe ruan vlerat demokratike, institucionet e pavarura nuk mund të jenë objekt i manipulimit politik, dhe çdo tentativë për të kontrolluar hapësirën mediale duhet të refuzohet me vendosmëri nga të gjithë akterët e shoqërisë civile, komuniteti medial dhe qytetarët e Republikës së Kosovës”, theksohet në reagim.

AVONET do të vazhdojnë të ndjekin këtë çështje nga afër dhe të angazhohen për fuqizimin e demokracisë dhe lirisë së mediave në Kosovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Siria njeh Kosovën

SPERTK-u takoi Bashën, kërkon zgjidhje për pagat e punëtorëve të RTK-së

Krasniqi takon Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend

Dyshime për varr masiv në Mitrovicën e Veriut

Fshinë kamerat e sigurisë, kërkohet paraburgim për dy të dyshuar

TAGGED: #AVONET, #Mediat, #Pushteti
Kosova Times January 18, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Alarm nga Amerika: Mercenarët famëkeq të Prigozhini janë në Evropë, ne po ndjekim veçanërisht Serbinë

Kosova Times Kosova Times January 12, 2023
Në Poloni, një shpërthim i një sëmundjeje të rrallë vdekjeprurëse u regjistrua në një qendër kyçe për furnizimin me armë në Ukrainë
Hamasi dhe Xhihadi Islamik e marrin përgjegjësinë për shpërthimin në Tel Aviv
Gërvalla nderon policët e vrarë Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj
Kurti: Emisarët perëndimorë po vijnë te ne me kërkesa të palës tjetër
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?