Siç bëhet e ditur në komunikatën presidenciale, gjatë takimit, shefja e shtetit ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet vendeve, duke potencuar se Turqia mbetet partnere strategjike dhe mbështetëse e fuqishme e Kosovës.

Gjithashtu, aty thuhet se presidentja Osmani, shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes turke ndaj Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, njohje të mëtejmë dhe vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Siç bëhet e ditur, të dy bashkëbiseduesit janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit dhe avancimin e interesave të përbashkëta të të dyja shteteve, duke përforcuar lidhjet miqësore dhe bashkëpunimin afatgjatë.