By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve
December 14, 2025
Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë
December 14, 2025
Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa
December 14, 2025
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
December 14, 2025
Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përurohet çerdhja e re në Miresh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përurohet çerdhja e re në Miresh
Lajme

Përurohet çerdhja e re në Miresh

Kosova Times
Last updated: 2025/01/20 at 4:51 PM
Kosova Times Published January 20, 2025
Share
SHARE

Është bërë përurimi i çerdhes së re në fshatin Miresh të Komunës së Gjilanit, ku të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni dhe ministrja e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe e Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe zyrtarë të tjerë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se është shumë i lumtur që po përurojnë këtë institucion bashkë me ministren Nagavci, ashtu edhe siç e kishin vënë gurthemelin bashkërisht.

“Rëndësia e çerdheve e kopshteve është shumë e madhe. Ky është institucioni i dytë që po e përurojmë në komunën tonë. Dy çerdhe tjera presin të fillojnë së ndërtuari. Po dyfishohet numri i çerdheve dhe kapacitet e tyre, ku nga 4 po bëhen 9”, tha Alban Hyseni.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, uroi fëmijët, edukatorët dhe prindërit për çerdhen e re në Miresh.

Ajo u shpreh e lumtur që po bëjnë përurimin e çerdhes për 60 fëmijë, ku po ashtu është pranuar edhe kuadri.

“Kopshti ka kushte moderne dhe me standarde të larta dhe është pajisur me inventar adekuat për fëmijët. Dy vjet pas vënies së gurthemelit tash kjo është bërë realitet”, tha ministrja Nagavci.

Ajo tregoi se krijimi i kushteve të përshtatshme dhe të sigurta për më të vegjlit tanë është prioritet për të gjithë ne, si prindër, si shoqëri dhe si institucione.

Drejtoresha e çerdhes Teuta Selishta, tha se kjo është një ditë gëzimi, pasi po hapin një kapitull të ri për fëmijët të cilët janë kristalet e kësaj shoqërie.

“Jemi bashkë këtu që të ofrojmë edukim cilësor, sepse kjo është pikënisja e formimit të individit që në moshë të hershme”, tha Selishta.

Drejtoresha e çerdhes uroi që fëmijët të marrin edukimin e mirëfilltë e në të ardhmen të aftësohen për jetë e të bëhen sa më produktiv.

Çerdhja ka një sipërfaqe prej 700 metra katrorë, e përshtatshme për 60 fëmijë. Tri dhoma janë për qëndrim të fëmijëve nga 0 deri në 2 vjeç, dy dhoma për fëmijë nga 3 deri në 4 vjeç, një sallë për kujdestarë, administratë, kuzhinë, si dhe hapësira teknike.

Çerdhja në Miresh ka kushtuar rreth 309 mijë euro. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Presidentja Osmani nderohet me ‘Çmimin Boniafcio VIII’

Osmani: Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën atdheun mbi jetën

TAGGED: #Çerdhe, #Miresh
Kosova Times January 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Daçiq paralajmeron Interpol-in: “Dodik është qytetari ynë! Nuk do të lejojmë…!”

Kosova Times Kosova Times March 27, 2025
Tregu i naftës është goditur : çmimi Brent ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 2021
Policia shqiptoi 2292 tiketa trafiku në 24 orët e fundit
ShBA dhe Japonia me stërvitje ushtarake, si përgjigje ndaj Kinës dhe Koresë së Veriut
Mjafton të shtoni disa kokrra të kësaj erëze në ushqimin tuaj dhe do të shpëtoni shpejt nga yndyra që keni në stomak
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?