By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë
June 1, 2025
Kurti: Sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë
June 1, 2025
Kryediplomati i Bosnje dhe Hercegovinës arrin në Kosovë
June 1, 2025
Bajrami kritikon Rizvanollin për furnizimin me energji nga KEK
June 1, 2025
Vjen në Kosovë, përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s
June 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Demokracia në terr informativ: Kosova s’ka të dhëna se kush voton
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Demokracia në terr informativ: Kosova s’ka të dhëna se kush voton
Ballina 1Lajme

Demokracia në terr informativ: Kosova s’ka të dhëna se kush voton

Kosova Times
Last updated: 2025/01/21 at 4:58 PM
Kosova Times Published January 21, 2025
Share
SHARE

“Djemtë e rinj zgjodhën të djathtën e Trumpit pas fushatës së dominuar nga mesazhe maskiliniste”…

“Si i humbën aktivistët demokratë të brezit Gen Z votat e brezit të tyre”…

Tituj të tillë gjendeshin në ballinat e mediave amerikane dhe ndërkombëtare nga 6 nëntori i vitit të kaluar – një ditë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Të dhënat mbi zgjedhjen që kishin bërë qytetarët amerikanë, analizoheshin për të treguar se kush po bëhet pjesë e formësimit të së ardhmes së vendit dhe kush jo.

Të dhëna të ngjashme janë të qasshme edhe për votuesit e shumë prej vendeve të zhvilluara perëndimore.

Në Kosovë, të dhëna të tilla nuk janë publikuar asnjëherë – as për zgjedhjet lokale e as ato parlamentare.

Kur zgjedhjet përfundojnë, gjithçka që bëhet e ditur, është se sa qytetarë kanë votuar gjithsej dhe sa fletëvotime kanë qenë të pavlefshme.

Radio Evropa e Lirë pyeti Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë nëse për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të mbahen më 9 shkurt, do të grumbullohen dhe publikohen të dhëna për votuesit, por nuk mori përgjigje.

Kelly Dittmar, nga Qendra amerikane për Gratë dhe Politikë, tregon se këto të dhëna kanë qenë të qasshme për publikun në SHBA që nga viti 1980. Por, çfarë ndodh kur këto të dhëna nuk grumbullohen apo publikohen?

“Në punën tonë, shpesh flasim për vlerën e të dhënave në përcaktimin e një problemi. Dhe, pasi ta kesh përcaktuar problemin, mund të fillosh të kërkosh zgjidhje”, thotë Dittmar për Radion Evropa e Lirë.

Ajo tregon se, në SHBA, kjo gjë ka çuar në ndryshime konkrete, si rritja e presionit mbi partitë për të nominuar gra në pozita udhëheqëse dhe adresimi i politikave që pasqyrojnë përvojat e jetuara të grave.

Në Kosovë, nuk ka pasur as ndonjë studim që tregon se sa për qind e grupeve më të cenueshme – si gratë, të rinjtë, dhe minoritetet etnike – marrin pjesë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare.

Por, një studim i vitit 2022 nga Zyra e organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung në Kosovë tregonte se 76 për qind e grave të përfshira në mostër, nuk do të votonin.

Përqindja e grave që thanë se nuk do të merrnin pjesë në tubime apo protesta për vendime politike, ishte edhe më e madhe.

Mungesa e të dhënave që do të dëshmonin se cilat komunitete nënvotojnë, e bën të pamundur ndërmarrjen e iniciativave për të nxitur pjesëmarrje më të madhe politike të tyre, thotë Dittmar.

Megjithatë, ajo thekson se shpesh ka arsye për mungesën e këtyre të dhënave.

“Nëse të dhënat zbulojnë një hendek gjinor, por ka frikë se potenciali i grave vjen me një ideologji dhe parti specifike, atëherë mund t’i frikësohen definimit të problemit”, thotë Dittmar.

“Në anën tjetër, nëse gratë votojnë në shkallë të lartë, mund të ketë dëshirë të mos fuqizohet kjo gjë në shoqëritë ku burrat tentojnë ta parandalojnë një lloj uniteti në mesin e grave”, shton ajo.

Për këto dy arsye, beson Dittmar, “absolutisht që mund të ketë njerëz në fuqi, veçanërisht burra, që nuk duan që këto të dhëna të bëhen të ditura”.

Në Kosovë, jo vetëm të dhënat e votuesve në zgjedhje, por edhe shumë të dhëna të tjera të ngjashme nuk bëhen publike as edhe kur ato grumbullohen, thotë Ernera Dushica nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ky institut publikoi një raport, ku tregohet se si institucionet publike në Kosovë nuk i përmbushin kriteret për publikim të të dhënave të ndara gjinore.

“Mungesa e të dhënave të detajuara nuk është vetëm një problem teknik, është një pengesë strategjike për zhvillimin e politikave efektive. Kur nuk merren parasysh të dhënat, nuk mund të krijohen politika që i adresojnë nevojat e grupeve të ndryshme shoqërore”, thotë Dushica për Radion Evropa e Lirë.

E, si mund të përdoren të dhënat konkretisht?

Dushica merr një shembull: Të dhënat e regjistrimit të vitit të kaluar të popullsisë në Kosovë tregojnë se në disa komuna, si në Kamenicë, mosha mesatare është më e lartë se mesatarja në gjithë vendin.

Sipas Dushicës, duke u bazuar në këto të dhëna, agjenda në këto komuna duhet të ndryshojë, duke u larguar nga politikat me fokus te të rinjtë.

“Më mirë është që të sigurohet se shërbimet sociale janë më të qasshme për banorët e asaj zone. Nuk mund të jetë fokusi te politikat për të rinjtë, kur popullsinë e ke më të moshuar”, thotë Dushica.

Dushica beson se bazimi i politikave në të dhëna të tilla, do të ndihmonte në synimin që politikat t’i reflektojnë nevojat e të gjithë qytetarëve.

Për ta arritur këtë, ajo vlerëson se hapi i parë duhet të jetë publikimi i të dhënave që grumbullohen nga institucionet, por nuk ndahen.

“Ne kemi hasur në një përgjigje që për këtë duhet resurse, por nuk është ashtu. Ne veçse kemi shumë të dhëna. Por, është kulturë institucionale që nuk e prioritizon këtë aspekt”, thotë ajo.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, në Kosovë ishin mbi 1.8 milion votues të regjistruar. Por, në fund, vetëm 48.78 për qind e tyre votuan.

KQZ-ja nuk ofron asnjë të dhënë se cilat grupe dhe komunitete kanë munguar më shumë në vendvotime.

You Might Also Like

Kurti: Sakrifica e popullit tonë është themel i lirisë dhe pavarësisë

Bajrami kritikon Rizvanollin për furnizimin me energji nga KEK

Vjen në Kosovë, përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s

Arrestohen dy qytetarë dhe një zyrtar policor

Kusari-Lila: Vendi s’mund të mbetet peng i kalkulimeve partiake

TAGGED: #Kosova, #Zgjedhje
Kosova Times January 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Teknologji

Gjykata në Spanjë pezullon dënimin prej 209 milionë dollarësh ndaj kompanive Apple dhe Amazon

Kosova Times Kosova Times February 8, 2024
Reagimi i LDK-së pas bojkotit të pozitës në seancë
Policia shqipton mbi 2 mijë 400 qind gjoba në trafik brenda 24 orëve
Kurti e Jovanoviq biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Serbi
Qeveria e Serbisë miraton projektligj për juridiksion gjyqësor serb në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?