By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ushqim i shtrenjtë i të pasurve: Delikatesa që dikur i hanin vetëm të burgosurit dhe të varfrit
February 2, 2026
Gati për gjysmë ore: Shpageti paksa e ndryshme me ton
February 2, 2026
Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih
February 2, 2026
Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja
February 2, 2026
Biletë 2 euro nga sot për Shatërvanin Trevi
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Begaj: Kongresi i Lushnjës shpëtoi vendin nga copëtimi dhe vëllavrasja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Begaj: Kongresi i Lushnjës shpëtoi vendin nga copëtimi dhe vëllavrasja
Lajme

Begaj: Kongresi i Lushnjës shpëtoi vendin nga copëtimi dhe vëllavrasja

Kosova Times
Last updated: 2025/01/21 at 10:49 AM
Kosova Times Published January 21, 2025
Share
SHARE

Presidenti Bajram Begaj kujtoi sot 105-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, i vetmi autoritet i Shqipërisë me fuqi sovrane, që vetëvendosi aktin themeltar të shtetit duke e shpëtuar vendin nga copëtimi dhe vëllavrasja.

Kreu i Shtetit kujtoi se “në 21 janar të 1920-ës, patriotët shqiptarë u mblodhën në Lushnjë për të ringjallur pavarësinë e vendit, për të mbrojtur ëndrrën dhe sakrificën e Kuvendit të Vlorës”.

“Ata sfiduan çdo rrezik, dëshmuan vullnet të epërm në mbrojtje të tokave shqiptare dhe lirisë përballë forcave antikombëtare e atyre pushtuese”, u shpreh Begaj.

Begaj tha se “Shqipëria është ngritur dhe mbrojtur nga njerëz të tillë, nga akte dhe vlera të tilla të larta. Shqiptarët do t’i kujtojnë përjetë me nderim të thellë ata”.

Qëllimi i mbajtjes së Kongresit të Lushnjës ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij.

Kongresi i Lushnjës hodhi poshtë planet e Konferencës së Paqes në Paris më 1919 dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në 1913.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me kthjellime e alternime vranësirash mesatare

Gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm

Mbahet akademi përkujtimore për heronjtë Pajaziti, Zejnullahu dhe Hoxha

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë

Kosova Times January 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Shëndetësi

Çfarë është “Sëmundja X” dhe pse po nxit debate?

Kosova Times Kosova Times January 24, 2024
Mashtronte me terime për viza pune, arrestohet e dyshuara në Fushë-Kosovë
Vuçiq, Dodik dhe Porfirije paralajmerojne programin pushtues serb, nuk heqin dorë nga politika e rrezikshme e “botës serbe”
Rusët që vdiqën pas përplasjeve me Kremlinin
Mbyllet pika kufitare në Kullë, shkak reshjet e shtuara të borës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?