By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dalja nga OBSH, BE e shqetësuar për SHBA: Cenon përpjekjet për të ardhmen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Dalja nga OBSH, BE e shqetësuar për SHBA: Cenon përpjekjet për të ardhmen
Shëndetësi

Dalja nga OBSH, BE e shqetësuar për SHBA: Cenon përpjekjet për të ardhmen

Kosova Times
Last updated: 2025/01/21 at 2:41 PM
Kosova Times Published January 21, 2025
Share
SHARE

Komisioni Evropian shprehu të martën shqetësim për vendimin e presidentit Donald Trump për të nisur procesin e tërheqjes së SHBA-së nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas KE-së, një lëvizje e tillë mund të minojë adresimin e pandemive me të cilat mund të goditet globi në të ardhmen.

“Nëse duam të jemi rezistentë ndaj kërcënimeve të shëndetit botëror, na nevojitet bashkëpunim botëror. Besojmë se administrata amerikane do ta marrë në konsideratë një fakt të tillë para tërheqjes zyrtare,” u shpreh për gazetarët zëdhënësja e Komisionit, Eva Hrncirova.

Në ditën e parë në detyrë, Trump urdhëroi tërheqjen e vendit të tij nga OBSH-ja për shkak të ankesave se agjencia nuk e kishte menaxhuar siç duhet pandeminë e kovidit-19 dhe merrte shumë fonde nga SHBA.

Një vendim ekzekutiv i nënshkruar prej tij detajon mënyrën se si duhet të nisë procesi i tërheqjes.

OBSH-ja, ndërkohë, shprehu keqardhjen për këtë lëvizje, por edhe gatishmërinë për bisedime konstruktive për të mbajtur partneritetin me SHBA për të mirën e shëndetit dhe mirëqenies së miliona personave në të gjithë botën.

“Për më shumë se shtatë dekada, OBSH-ja dhe SHBA-ja kanë shpëtuar jetë të panumërta si dhe kanë mbrojtur amerikanët dhe gjithë qytetarët e botës nga kërcënimet e shëndetit,” u shpreh Organizata në një deklaratë.

Kjo nuk është hera e parë që Trump është përpjekur të shkëpusë marrëdhëniet me OBSH-në.

Në korrik të 2020-ës, disa muaj pasi OBSH-ja e shpalli kovidin-19 një pandemi, administrata Trump zyrtarisht njoftoi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, që SHBA-ja planifikonte të tërhiqej nga Organizata dhe pezulloi financimet për të.

Pasi mori detyrën në janar të vitit 2021, presidenti Joe Biden e ktheu vendimin e Trump.

You Might Also Like

Metoda e psikologut të famshëm rus që i ndihmon fëmijët të mësojnë më shpejt dhe të mendojnë më lehtë

Sot përurohet akseleratori i ri dhe bunkeri në Onkologji të QKUK-së

Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim

MSH forcon shërbimet emergjente, 8 autoambulanca të reja për komunat

Ky ushqim ul sheqerin në gjak brenda sekondave

TAGGED: #BE, #OBSh, #ShBA
Kosova Times January 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Konjufca: Kosova synon thellimin e bashkëpunimit me Francën

Kosova Times Kosova Times April 8, 2025
Nënshkruhen kontratat për subvencionimin e shërbimeve sociale dhe familjare
Në SPS po rritet pakënaqësia për shkak të bashkimit me lëvizjen e Vuçiqit: Ndërsa Daçiq pretendon se gjithçka është në rregull, zyrtarët e tij e mohojnë publikisht
Osmani: Një histori e shkruar me gjak nuk mund të ndryshohet e as fshihet nga gënjeshtra të shkruara me laps
Paris, promovohet Antologjia e poezisë kontemporane shqipe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?