By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dëshpërimi i emigrantëve përgjatë kufirit SHBA-Meksikë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dëshpërimi i emigrantëve përgjatë kufirit SHBA-Meksikë
Rajon / Botë

Dëshpërimi i emigrantëve përgjatë kufirit SHBA-Meksikë

Kosova Times
Last updated: 2025/01/21 at 3:44 PM
Kosova Times Published January 21, 2025
Share
SHARE

Pak orë pas kthimit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi disa urdhra ekzekutivë, që preknin edhe imigracionin.

Menjëherë pas betimit të tij si president, autoritetet kufitare të SHBA-së pezulluan një program që lejonte qindra mijëra emigrantë të hynin ligjërisht në SHBA përmes planifikimit të takimit nëpërmjet një aplikacioni në telefon. T

akimet ekzistuese u anuluan dhe emigrantët shihen të dëshpëruar. Trump nënshkroi edhe një urdhër që shpallte emergjencë kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë, që do të lejonte fonde dhe do t’i lejonte atij të dislokonte trupa atje. /REL/

Margelis Tinoco, një emigrante nga Kolumbia, reagon pasi takimi i saj nëpërmjet aplikacionit online, CBP One për Doganat dhe Mbrojtjen Kufitare të SHBA-së, u anulua, pas inaugurimit në mandatin e dytë të presidentit Donald Trumpit. Ura kufitare Ndërkombëtare Paso del Norte në Ciudad Juarez, Meksikë, 20 janar. 2025. 

Jose Leal, 51 vjeç, mbështetet pas një muri dhe qan, ndërsa ai dhe emigrantët e tjerë presin jashtë zyrës së Institutit Kombëtar të Migracionit (INM), pasi mori informacionin se takimet e tyre për azil të planifikuara më 20 janar ishin anuluar.

Denia Mendez nga Hondurasi, 32 vjeç, pranë vajzës së saj Sofia, 15, të cilat kanë kërkuar azil për trembëdhjetë muajt e fundit, reagon ndaj emailit nga Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së (CBP), duke e informuar atë se takimi i planifikuar për 21 janar u anulua, në ditën e inaugurimit të mandatit të dytë presidencial të Donald Trumpit. Të dyja po qëndronin në një strehimore, në Piedras Negras, Meksikë, 20 janar 2025.

Një 15-vjeçare që priste për azil, shihet duke lexuar emailin se takimi i saj në lidhje me kërkesën për azil, ishte anuluar.  

Yaime Perez, emigrante kubaneze që kërkon azil në Shtetet e Bashkuara, shihet duke qarë pasi mori lajmin se takimi i saj për çështjen e azilit u anulua.

Emigrantët që kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara duke ndjekur fjalimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në strehimoren e migrantëve Juventud 2000, në Tijuana, Meksikë, 20 janar 2025.

Një zjarr për ngrohje në kampin që gjendet në anën meksikane të kufirit SHBA-Meksikë.

Emigrantët presin në radhë për të rregulluar statusin e tyre si migrantë jashtë Komisionit të Meksikës për Ndihmën e Refugjatëve (COMAR) në Tapachula, shteti Çiapas, Meksikë 20 janar 2025.

Angel, 9 vjeç, nga Guatemala që udhëton me nënën e tij, pret të marrë pjesë në takimin në aplikacionin CBP One të Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së në urën kufitare Ndërkombëtare Paso del Norte në Ciudad Juarez, Meksikë, në ditën e inaugurimit të presidentit Trump, 20 janar 2025.

Një zyrtar i Komisionit për Ndihmë të Refugjatëve (COMAR) përdor një megafon për të folur me emigrantët që po presin të rregullojnë statusin e tyre në Tapachula, Meksikë 20 janar 2025.

Reagimi i emigrantëve që kërkojnë azil në SHBA ndaj fjalimit të presidentit Donald Trump, në strehën e emigrantëve Juventud 2000, në Tijuana, Meksikë, 20 janar 2025.

Një pamje nga lart e barrierave me kontejnerë transporti përgjatë bregut të lumit Rio Grande, mëngjesin e 20 janarit  në Eagle Pass, Teksas, SHBA.

Arka plastike të zbrazëta rreth një vatre zjarri të shuar pranë një tende në një kamp humanitar për azilkërkuesit në kufirin SHBA-Meksikë.

Emigrantët duke pritur për Patrullën Kufitare në një kamp humanitar në kufirin SHBA-Meksikë, pranë Sasabes, Arizona, SHBA, 20 janar 2025.

Të tjerë emigrantë po ashtu me fëmijë, duke pritur për Patrullën Kufitare në kampin pranë Sasabes, Arizona.

Emigrantët mbajnë dosje me dokumentet e tyre ndërsa presin në radhë jashtë Komisionit të Meksikës për Ndihmë të Refugjatëve (COMAR) në Tapachula, shteti Çiapas, Meksikë 20 janar 2025.

Oficerë të policisë duke patrulluar përgjatë bregut të lumit Rio Grande.

You Might Also Like

India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit

Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin

Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak

Zelensky i përgjigjet ashpër Trumpit dhe Putinit

Kapiteni i një anijeje kroate i dënuar me 30 vjet burg, lirohet nga burgu turk

TAGGED: #Emigrantët, #Kufiri ShBA-Meksikë
Kosova Times January 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

SHBA shton sanksionet ndaj Hamasit dhe pjesëtarëve të Gardës Revolucionare të Iranit

Kosova Times Kosova Times October 27, 2023
Greta Thunberg dhe bashkëpunëtorët e saj kanë ngritur një padi kundër Suedisë
Një i lënduar në aksidentin mes traktorit dhe autobusit në Miradi
Deri kur do të jetë Serbia ‘tokë pjellore’ për propagandën ruse në Ballkan?
Kurti mirënjohje Gjermanisë për mbështetje ndaj Kosovës për KiE
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?