By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rriten çmimet në bujqësi, ASK publikon statistikat
February 7, 2026
Haradinaj viziton Ambasadën e Kosovës në Uashington dhe inkurajon stafin
February 7, 2026
Pentagoni i jep fund marrëdhënieve akademike me Harvardin
February 7, 2026
Rasti i spiunazhit: Udhëtimi i udhëheqësit të skuadriljes në Kinë dhe njerëzit që hyjnë në kuadër të hetimit
February 7, 2026
Francesca Lollobrigida i sjell Italisë medaljen e parë të artë
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fyerjet e Kurtit ndaj LDK-së, Vetëvendosje gjobitet sërish nga PZAP-ja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Fyerjet e Kurtit ndaj LDK-së, Vetëvendosje gjobitet sërish nga PZAP-ja
Lajme

Fyerjet e Kurtit ndaj LDK-së, Vetëvendosje gjobitet sërish nga PZAP-ja

Kosova Times
Last updated: 2025/01/21 at 5:41 PM
Kosova Times Published January 21, 2025
Share
SHARE

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për herën e dytë e ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje, për përdorim të gjuhës së urrejtjes nga kryetari i saj dhe kryeministri aktual, Albin Kurti.

LVV-ja është dënuar me 3 mijë e 500 euro, pas ankesës së LDK-së në PZAP.

Në vendimin e publikuar të hënën më 20 janar thuhet:

“Me datë 17.01.2025 PZAP ka pranuar një ankesë nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës, me të cilën pretendon se në qytetin e Podujevës me datë 15.01.2025 në ora 18:00 në tubimin politik të subjektit Lëvizja Vetëvendosje kryetari i kësaj partie dhe kryeministri aktual gjatë fjalimit të tij ka bërë shkelje të rëndë të Ligjit Nr.08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, respektivisht nenit 34, paragrafi 1, nën paragrafi 1.11 i cili shprehimisht thotë “përdorimi i gjuhës në formën e shkruar ose gojore, që nxit ose provokon ose që mund të nxisë ose provokojë, një person tjetër për të kryer një akt të dhunës kundër personave të tjerë ose pasurisë, ose e cila nxit apo mund të nxisë urrejtje kundrejt të tjerëve ose duke publikuar ose përdorur fotografi, simbole ose çfarëdo materiali tjetër që ka ose mund të ketë ndikim të tillë”, thuhet në arsyetimin e PZAP.

Kreu i LVV-së e ka fyer emrin Lidhjes Demokratike të Kosovës duke iu referuar si “Lydykyhi” në një tubim të mbajtur në Podujevë.

Kurti, akronimin e LDK-së e quajti si “lodhja dokrratike e Kosovës”.

“Të dashur qytetarë të Llapit, LYDYKYHI-Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është Lidhja, por është lodhje, dhe nuk është demokratike por është dokrratilke. E në përgjithësi mendermethanë opozita po i japin zor mule knej për vend të dytë, poget e kanë pa edhe ata vet që s’ka ymyt, se qashtu qysh Shpejtimi i ka myt, Vetëvendosja po i myt cep më cep në Republikën e Kosovës.”, ka thënë Kurti.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, para disa ditësh po ashtu e kishte gjobitur VV-në me 3 mijë euro,  për shkak të gjuhës së përdorur nga Kurti në tubimin zgjedhor të mbajtur në Pejë.

You Might Also Like

Haradinaj viziton Ambasadën e Kosovës në Uashington dhe inkurajon stafin

Kujdes në transit përmes Serbisë, veteranët rrezikohen nga arrestimi

Në vendin e punës, punëtori 43-vjeçar humb jetën

Haradinaj vlerëson mbështetjen e SHBA-së

Kearns: Kërcënimi i konfliktit në Ballkan mbetet gjithmonë i pranishëm

TAGGED: #Gjobë, #LDK, #PZAP, #VV
Kosova Times January 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kievi dhe Odesa goditen nga sulmet ajrore ruse për të dytën natë me radhë

Kosova Times Kosova Times July 19, 2023
Një person ka mbetur i lënduar në ‘Via Ferrata’ në Pejë
Konrad Clewing: Beogradi po bën luftë hibride ndaj Kosovës
Të djathtët fituan zgjedhjet lokale në Poloni
UP-ja hap dyert për gjeneratën e re, nisin provimet pranuese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?