By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 janar
January 22, 2026
Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë
January 21, 2026
Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën
January 21, 2026
Moti i keq përfshiu Greqine
January 21, 2026
Brooklyn, djali më i madh i Davidit dhe Victorias, i akuzoi ata për mungesë respekti ndaj gruas së tij
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndikimi i emigrimit tek krahu i punës në Malësi të Madhe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ndikimi i emigrimit tek krahu i punës në Malësi të Madhe
Ballina 2Rajon / Botë

Ndikimi i emigrimit tek krahu i punës në Malësi të Madhe

Kosova Times
Last updated: 2025/01/21 at 8:36 PM
Kosova Times Published January 21, 2025
Share
SHARE

Në Malësi të Madhe fenomeni i emigrimit të familjeve po ndikon në rënien e fuqisë punëtore dhe ekonominë e zonës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, vështirësitë e kushteve ekonomike, por edhe të jetesës, vazhdojnë të nxisin largimin e familjeve nga kjo zonë. Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë, nga viti 2011 deri në fund të vitit 2023 nga 5 njësitë administrative të Malësisë së Madhe janë larguar rreth gjysma e familjeve.

Në anë të rrugës kombëtare, që përshkon bashkinë Malësi e Madhe, udhetarët ndeshen me një tabelë që tregon se fermerët e kësaj zone kanë nevojë për fuqi punëtore. Vlash Linadi, i cili punon për organizatën “Vis Albania”, thotë se emigracioni i familjeve nga Malësia e Madhe ka ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe social të kësaj zone.

“Problemi kryesor është se Malësia jonë po shpërbëhet, po shpërbëhet në kuptimin e largimit të njerëzve jashtë vendit. Dhe masa është alarmuese, është ndoshta në shifrat që ne na shqetësojnë sepse i afrohet 50 përqindëshit”.

Nga regjistrimi i popullsisë dhe banesave i vitit 2011 deri në regjistrimin e fundit të vitit 2023 nga Malësia e Madhe janë larguar, kryesisht drejt emigracionit, 15 mijë e 360 banorë, afërsisht sa gjysma e popullsisë së regjistruar në këtë bashki në vitin 2011. Zoti Vlashi thotë se familjet e Malësisë së Madhe emigrojnë kryesisht drejt Anglisë dhe Amerikës dhe se në këtë situatë kanë ndikuar edhe politikat qeverisëse.

“Po të marrim Lumin Cem, ai ka një sasi të madhe hidrocentralesh të shpërndarë, po kjo krahinë vuan për energjinë elektrike. Ndoshta do të ishte më mirë që këto hidrocentrale të mos ishin të lidhur me sistemin qendror të energjisë, por të funksiononin si administrim lokal. Ndoshta për kërë arsye banorët vazhdojnë të marrin rrugën e emigrimit, sepse energjia është një ndër elementet kryesorë për jetesë”, thotë zoti Vlashi.

Malësia e Madhe, me 5 njësitë e saj administrative, është një bashki me tradita të pasura historike dhe kulturore, me burime të mjaftueshme natyrore dhe turistike siç janë Vermoshi, Lëpusha, Razma apo Boga, si dhe me tre pikëkalime kufitare me Malin e Zi. Por emigracioni po shterr dalëngadalë fuqinë punëtore të zonës. Sipërmarrësi Paulin Doda, nga fshati Pjetërshan i Malësisë së Madhe, thotë se, gjatë dy viteve të fundit rënia e ndjeshme e euros dhe mungesa e punëtorëve e kanë dëmtuar shumë biznesin e tij. Pas dhjetë vite punë në emigracion, ai ka ngritur në vendlindje bizneset e tij të përpunimit të drurit dhe inerteve për eksport.

“Problem është mungesa e punëtorëve. Jashtëzakonisht problem. Kam menduar që të bëj një kërkesë tek Ministria e Punës për të pasë 15-20 punëtorë që vijnë nga jashtë. Punëtorë të kualifikuar, sepse ne na duhen punëtorë të kualifikuar. Dhe, dita ditës po mendoj që të bëj këtë kërkesë për të pasë punëtorë, duke iu krijuar kushtet sipas ligjit”, thotë zoti Doda.

Në fshatrat e Malësisë së Madhe kultivohen më shumë se 3 mijë hektarë tokë me bimët mjekësore, kryesisht me sherbelën. Thuajse të gjitha familjet e Malësisë janë përfshirë në kultivimin e këtyre bimëve që eksportohen në SHBA. Sipas specialistit të bujqësisë, Ramadan Mema, rreth 85 për qind e eksportit të bimëve mjekësore të Shqipërisë vjen nga Malësia e Madhe. Por, vitet e fundit, fermerët po ndeshen me mungesën e tregut të shitjes.

“Problemi kryesor është bllokimi i tregut të bimëve medicinale. Çmimi i shitjes që ofrohet sot është gjysëm dollari ose 70 cent për kilogram, në një kohë që kostoja e prodhimit të sherbelës është afërsisht 80 cent për kilogram”, thotë zoti Mema.

Në përpjekje për të siguruar një jetesë më të mirë, shumë familje malësore, thotë specialisti Mema, vazhdojnë të largohen nga Malësia e Madhe.

“Kjo është vazhdë e shpopullimit. Duke vazhduar shpopullimi i Malësisë, ka ardhur edhe mungesa e fuqisë punëtore si dhe rënia e numrit të krerëve në blegtori. Ky është një problem jashtëzakonisht i madh”, thotë ai.

Ekspertët thonë se fluksi i largimit të familjeve nga Malësia e Madhe mund të frenohet me politika më të mira qeverisëse në fushën e zhvillimit dhe shfrytëzimit të pasurive të shumta natyrore të kësaj zone.

You Might Also Like

Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë

Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën

Moti i keq përfshiu Greqine

Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në Mal të Zi

Terminal nafte i goditur në Rusi. Ka viktima.

TAGGED: #Emigracioni, #Krahu i punës, #Malësi e Madhe
Kosova Times January 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shefi i CIA-s diskuton në Sarajevë për retorikën secesioniste të Dodikut, thotë një zyrtar amerikan

Kosova Times Kosova Times August 20, 2024
Cheesecake Oreo me çokollatë dhe arra: Një recetë për një fantazi të ëmbël që ju heq këpucët
Osmani: Zbardhja e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit është obligim i yni
Vendet më të rrezikshme në Evropë për drejtimin e automjeteve
Basha priti pjesëmarrësit e Edicionit të 11-të të Shkollës Diplomatike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?