By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata hodhi poshtë padinë e Trump kundër New York Times: “Ka 85 faqe, kjo është shumë”
September 19, 2025
Shpërthim në një kompani për menaxhimin e mbeturinave në zonën e Casertës lë tre të vdekur
September 19, 2025
PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj
September 19, 2025
Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës
September 19, 2025
Kiçmari: Kosova po përfaqësohet dinjitetshëm në Osaka Expo 2025
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Rugovizmi është ideal që tejkalon ndasitë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Rugovizmi është ideal që tejkalon ndasitë
Ballina 1Lajme

Osmani: Rugovizmi është ideal që tejkalon ndasitë

Kosova Times
Last updated: 2025/01/21 at 12:15 PM
Kosova Times Published January 21, 2025
Share
SHARE

Rugovizmi si filozofi dhe vizion nuk është thjesht një strategji politike. Ai mishëron qasjen paqësore, por këmbëngulse në ndërtimin e një shoqërie të drejtë mbi bazën e kulturës, historisë dhe vlerave tona kombëtare. Kështu theksoi presidentja Vjosa Osmani në akademinë përkujtimore për 19-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Rugovizmi është një ideal që tejkalon ndasitë. Një frymë që bashkon për një të ardhme më të mirë për të gjithë”, tha Osmani.

E para e shtetit theksoi se në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta të artitektit të pavarësisë së Kosovës, presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, jemi mbledhur për ta kujtuar jetën dhe veprën e tij, për të reflektuar mbi rrugën që ai na trasoi dhe për ta nderuar kujtimin e njërës prej figurave më të shquara të historisë sonë kombëtare.

“Presidenti Rugova ishte një politikan vizionar, një filozof e mendimtar i thellë dhe një lider që i dha politikës kosovare dimensionin më të rëndësishëm të saj, dimensionin human, por edhe dimensionin kulturor, të pashembullt në historinë tonë moderne. Artitekti i pavarësisë e pa Kosovën jo vetëm si një projekt politik, por si një amanet historik. Si një aspirat të natyrshme të një populli që vuante e luftonte për liri”, shtoi Osmani.

Sipas presidentes, në vitet më të vështira të historisë sonë, Rugova mbeti i palëkundur në rrugën e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ai ndërtoi një lëvizje paqësore të rezistencës, të bazuar në dialog, në urtësi dhe besim se demokracia dhe vlerat perëndimore do të triumfonin mbi dhunën e regjimit gjenocidal të Millosheviqit dhe do të triumfonin mbi padrejtësitë shekullore ndaj popullit tonë. Mirëpo, në të njëjtën kohë filloi edhe organizimin e celulave të para të rezistencës së armatosur, duke qenë i qartë se populli i Kosovës me çdo kusht do ta mbronte pragun e shtëpisë”, theksoi Osmani.

Presidentja tutje theksoi se Rugova e vendosi Kosovën në tryezën e diplomacisë ndërkombëtare, krijoi miqësi me SHBA-në, me vendet evropiane dhe vendet demokratike anë e kënd botës, duke i dhënë çështjes sonë një legjitimitet të padiskutueshëm ndërkombëtar.

“Politikbërja e Rugovës ishte një strategji e guximshme dhe e rrallë në historinë e kësaj pjese të botës. Ai besonte se forca më e madhe e një kombi ishte vullneti i tij për liri dhe drejtësi, dhe se nuk ka forcë që mund të triumfojë kundër vullnetit të një populli për të jetuar i lirë.  Me këtë qasje ai e vendosi Kosovën në hartën e ndërgjegjës demokratike botërore dhe e bëri çështjen tonë kombëtare një shembull të rezistencës, të krahasuar me lëvizjet më të mëdha për të drejtat e njeriut në shekullin e 20-të”, nënvizoi Osmani.

Sipas saj, filozofia e tij e qendresës frymëzoi jo vetëm shqiptarët, por edhe diplomacinë perëndimore, e cila e pa Rugovën një njeri të urtë, të matur e mbi të gjitha një burrështetas të denjë e këmbëngulës për të drejtën e popullit të tij. “Edhe në momentet më të vështira ai ruajti dinjitetin e tij dhe respektoi edhe ata që nuk ndanin të njëjtin vizion me të. Në një mjedis politik shpesh të ashpër, Rugova ishte një kundërshtar i papërshtatshëm për ata që besonin në rrugë të tjera, e sidomos në ata që besonin në rrugën e urrejtjes. Ai u përballë me sfida të mëdha, me pengesa dhe madje edhe me kërcënime të vazhdueshme për jetën, por kurrë nuk hoqi dorë nga rruga e tij”, shtoi Osmani.

Osmani tha se Rugova nuk e pa kurrë politikën si mjet për përfitime personale, por si një mision për t’i shërbyer popullit të tij dhe për ta përçuar e mbrotjur me çdo kusht të drejtën e Kosovës për të qenë e lirë dhe e pavarur.

“Këtë e bëri duke ndërtuar edhe miqësi, të bazuara në vlera e besim, të cilat edhe sot i shërbejnë interesave të republikës sonë e popullit tonë.  Ai asnjëherë nuk bëri kompromis me ëndrrën për Kosovën të lirë e të pavarur. Prandaj sot nuk përkujtojmë vetëm një njeri politikan, ne sot kujtojmë një epokë. Një epokë të udhëheqjeje të mençur, një epokë të një vizioni që sot është bërë realitet. Një epokë që trasoi rrugën tonë përpara dhe të brezave që vijnë pas nesh”, theksoi Osmani.

Tutje presidentja tha se Rugova nuk ishte vetëm presidenti i parë i Kosovës, por ishte dhe mbetet frymëzimi ynë i përditshëm për një shtet demokratik dhe të orientuar në vlerat euroatlantike.

“Le të ndjekim rrugën e tij të mençurisë dhe të urtësisë e përkushtimit ndaj atdheut. Sepse më i madhi nderim që mund t’i bëjmë Rugovës është të vazhdojmë ta bëjmë Kosovën ashtu siç ai e ëndrroi dhe punoi parreshtur – një vend sovran e të zhvilluar, demokratik dhe të integruar në familjen euroatlantike dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të”, përfundoi Osmani.

You Might Also Like

PDK në Skenderaj, Lushtaku: Dua, di dhe guxoj të punoj

Universiteti i Prishtinës siguron kuotën për studentët e Luginës

AAK hap fushatën në Artanë, Haradinaj premton reformë

LDK hap fushatën në Junik, Abdixhiku: Juniku gjithmonë ka zgjedhur me zemër

Nisma hap fushatën në Suharekë, premton frymë të re qeverisëse

TAGGED: #Ibrahim Rugova, #Vjosa Osmani
Kosova Times January 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Temperaturat bien deri -40! Vala polare e akullit po mbërrin në Evropë, ky vend kërcënohet nga një dimër i frikshëm

Kosova Times Kosova Times January 2, 2024
Hoti kujton vizitën e delegacionit amerikan në vitin 1990: Ishte pikënisje e përkrahjes së ShBA-së për Kosovën
Në një vit, 2.2 milionë nigerianë u rrëmbyen
Njohësit e ekonomisë: Largimi i dinarit lufton ekonominë joformale
DASH vlerëson se Shqipëria ka bërë përparime në luftimin e korrupsionit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?