Presidentja, Vjosa Osmani, ka  theksuar se Kosova mezi pret të punojë me Rubion në forcimin e aleancës, promovimin e vlerave të përbashkëta dhe adresimin e sfidave të kohës sonë së bashku.

“Në emër të popullit të Kosovës, ju uroj sukses në këtë rol të rëndësishëm”, ka shkruar ajo në “X”, postim të cilin e ka shoqëruar me një fotografi nga një takim i mëhershëm me Rubion.

Rubio u bë i pari i nominuar i Donald Trumpit që mori konfirmim nga Senati.

Rubio konsiderohet se e njeh situatën në Kosovë dhe ka realizuar takime me zyrtarë shtetërorë që nga 2018-a.